Gaza
Reuters njofton se izraeli bombardoi këtë të dielë një ndërtesë banimi shumëkatëshe në Beit Lahiya të Gazës veriore. Grupi palestinez Hamas njofton se si pasojë e sulmit mbetën të vdekur 72 persona.
Ndërtesa strehonte anëtarë të të paktën gjashtë familjeve, mjekë dhe banorë.
Më herët, një sulm ajror izraelit vrau të paktën 10 persona në kampin Bureij në Rripin qendror të Gazës. Katër persona të tjerë u vranë në kampin aty pranë Nuseirat.
Lajmi kryesor:
Izraeli bombardon ndërtesën shumëkatëshe, 72 të vdekur! Papa Françesku: Të hetohet gjenocidi në Gaza! Ambasada izraelite në Vatikan: Përpjekje për të izoluar shtetin hebre
K.M/ReportTv.al