Energjia elektrike është ndërprerë në Rripin e Gazës pasi termocentrali i vetëm nuk ka më karburant, sipas Hamasit. Këtë e ka raportuar televizioni satelitor Al Jazeera, i cili i referohet lajmit të lëshuar nga Autoriteti Energjetik i Gazës.
Lajmi vjen pas rrethimit të Izraelit, ku qytetarët e Gazës nuk kanë më akses në ushqim, ujë dhe tashmë edhe në energji elektrike.
Autoritetet kishin thënë më parë se termocentrali kishte vetëm 300 mijë litra naftë në dispozicion, të mjaftueshme për të funksionuar për 10-12 orë.
Pas sulmit të nisur të shtunën në Izrael nga Hamasi (i cili kontrollon Rripin Gaza), ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, njoftoi të hënën "një rrethim total" të enklavës palestineze, duke ndërprerë furnizimin me gaz, ujë dhe karburantin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Gaza në terr, fiket centrali, vriten 11 anëtarë të OKB! Izraeli formon qeverinë emergjente, përgatitet për 'luftë me dy fronte' nëse sulmon grupi libanez Hezbollah
S.S/ReportTv.al