Lufta/ Gaza në terr, fiket centrali, vriten 11 anëtarë të OKB! Izraeli formon qeverinë emergjente, përgatitet për 'luftë me dy fronte' nëse sulmon grupi libanez Hezbollah

11 Tetor 2023, 01:09| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 22:56

  • Share

Termocentrali i vetëm i Gazës mbeti pa karburant dhe u mbyll. E bëri të ditur një zyrtar i Autoritetit të Energjisë së Rripit të Gazas duke mbetur kështu në errësirë.

Luftimet mes Izraelit dhe Gazës vijojnë në ditën e pestë me breshëri raketash ndërsa vijon dhe ofensiva tokësore. Ushtria izraelite thotë se rreth 300,000 ushtarë janë aktualisht të stacionuar pranë Rripit të Gazës për luftën kundër luftëtarëve të Hamasit. Ushtria izraelite thotë se është "gati për të ekzekutuar misionin që u është dhënë"

“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë, gjithsej 300,000”, shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Jonathan Conricus.

Gazeta izraelite Haaretz raporton se bastisjet izraelite në Gaza goditën shtëpinë e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në Khan Younis, duke vrarë babanë, vëllain, fëmijët dhe të afërm të tjerë.

"Prioriteti kryesor është eliminimi i komandantëve të Hamasit"  tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Prej të hënës, 9 tetor,  kur është njoftuar rrethimi i plotë të Rripit të Gazës, duke nënkuptuar se nuk do të lejohet futja e ushqimit dhe karburanteve. Termocentrali i vetëm i Gazës do të mbetet pa karburant sot, tha Autoriteti Palestinez i Energjisë

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po diskutojnë për krijimin e një korridori të sigurt shpëtimi për civilët e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin. Këtë e tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, cituar nga Guardian.

Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200, dhe më shumë se 2700 njerëz u plagosën. ndërsa më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe mbi 5 mijë janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, thonë autoritetet palestineze. 11 anëtarë të stafit të agjencisë së refugjatëve palestinezë të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) u vranë në sulmet izraelite në Gaza.

Në anën tjetër të vendit, Izraeli ka sulmuar territorin libanez në përgjigje të një sulmi nga Hezbollahu. BBC ka mësuar se 17 shtetas të Mbretërisë së Bashkuar janë të vdekur ose të zhdukur që kur Hamasi nisi sulmet e tij të shtunën e 7 tetorit 2023.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se Izraeli “nuk po sillet si një shtet por si një organizatë”, pasi ushtria izraelite po i vazhdon bombardimet pareshtur në Rripin e Gazës qëkur u sulmua nga Hamasi në fundjavë.

“Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë”, tha Erdogan, duke i cilësuar si “metoda të turpshme” sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar.

Amerika dërgoi furnizimin e parë me armatime Izraelit, që kur ai u përball me në sulm të paprecentë nga luftëtarët e Hamasit të shtunën e 7 tetorit 2023. Avioni Beoing 747 ‘X7100’ ka zbritur në bazën ajrore Nebatim në Izraelin jugor në orët e vonat ë mbrëmjen e së martës, 10 tetor, tha në një deklartë Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF). Avioni raportohet se mban municion të avancuar dhe pajisje të tjera ushtarake. 

"Këtë mbrëmje një aeroplan me armatim të avancuar u ul në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor këtë mbrëmje. Armatimet janë krijuar për të lehtësuar operacione të rëndësishme ushtarake dhe për të rritur gatishmërinë për skenarë të tjerë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e SHBA ndaj IDF-së dhe shtetit të Izraelit, gjatë kësaj periudhe sfiduese. Armiqtë tanë të përbashkët e dinë se bashkëpunimi mes ushtrive tona është më i fortë se kurrë dhe është një pjesë kyçe në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se janë vrarë 1200 izraelitë.

Ora 21:27
Izraeli po përgatitet për 'luftë me dy fronte' nëse Hezbollahu futet në konflikt, devijohet fluturimi nga Londra për në Tel Aviv

Izraeli është gati të luftojë një "luftë me dy fronte" nëse grupi militant libanez Hezbollah hyn në konflikt, ka thënë një këshilltar i kryeministrit për Sky Neës. Ndërkohë, Hamasi ka gjuajtur raketa në një aeroport në Tel Aviv, menjëherë pasi një fluturim i British Airëays nga Londra në Tel Aviv është devijuar për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Ora 20:39
Dyluftimet me Hamasin, 1.000 ukrainas kërkojnë të evakuohen nga Izraeli

1697049610_ssssssss.JPG

Ambasadori i Ukrainës në Izrael tha se afër 1.000 shtetas të Ukrainës kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën ukrainase në Tel Aviv për t’u evakuuar për në Ukrainë, pas shpërthimit të luftimeve midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Ambasadori Yevhen Korniychuk i tha Radios Evropa e Lirë më 11 tetor se numri i ukrainasve që po kërkojnë të largohen është rritur dhe kjo gjë krijon një problem të ndërlikuar.

“Nuk kemi se ku t’i evakuojmë qytetarët. Ne nuk do t’i transportojmë njerëzit nga një luftë në një luftë tjetër”, tha ai. “Synimi ynë kryesor është që të largojmë sa më shumë njerëz në një periudhë të shkurtër kohore”, tha Korniychuk raporton Rel.

Nga e gjithë popullata rusishfolëse në Izrael, pothuajse gjysmë milion persona janë me origjinë ukrainase.

“Të gjithë këta persona ose kanë pasaportë ukrainase ose kanë të drejtë të kenë një pasaportë të tillë”, tha ambasadori Korniychuk, duke shtuar se për aq kohë sa Ukraina vazhdon luftën kundër pushtimit rus, Kievi nuk ka mundësi që të paguajë për fluturimet e këtyre persona.

Ora 19:06
DASH: Të paktën 22 amerikanë të vdekur në luftën Izrael-Hamas

1697044169_download.webp

Departamenti amerikan i Shtetit njofton se numri i qytetarëve amerikanë të konfirmuar të vrarë në luftën Izrael-Hamas është rritur në 22.

Më herët ishin konfirmuar të vdekur 14 amerikanë.

“Duhet të jemi të qartë. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”, u tha gazetarëve të mërkurën presidenti Joe Biden. " Izraeli ka mbështetjen e SHBA dhe ne do të punojmë për këtë gjatë ditës dhe më tej."

Ora 16:29
Formohet qeveria emergjente në Izrael, si përbëhet kabineti i luftës

1697034809_bennygantzbenjaminnetanyahuisraelhamaswar11080685616x9.webp

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord të formojë një qeveri emergjente me partinë opozitare. Udhëheqësi i opozitës Benny Gantz, i cili më parë ka shërbyer si kreu i ushtrisë dhe si ministër i mbrojtjes, do t'i bashkohet qeverisë.  Të dyja palët ranë dakord për të formuar një kabinet lufte të përbërë nga z. Netanyahu, z. Gantz dhe ministri i mbrojtjes Yoav Gallant.

Ora 15:53
Papa Françesku apel për luftën në Gaza: Lironi pengjet, lutem për familjet që dita e festës iu kthye në zi

1696315529_papafrancesku.JPG

Papa Françesku ka bërë një apel ditën e sotme në lidhje me konfliktin Izrael- Palestinë. Kreu i Kishës Katolike ka bërë thirrje të forta për lirimin e pengjeve dhe nga ana tjetër ka theksuar se “ata që sulmohen kanë të drejtë të mbrohen”. Një tjetër thirrje në fjalën tij ishte për heqjen e bllokadës në Rripin e Gazës.

Duke folur me një zë të zymtë në fund të audiencës së tij të përgjithshme javore për mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit, ai shprehu gjithashtu shqetësim të madh për rrethimin e Izraelit të vendosur në Gaza, raporton tg24sky

"Unë vazhdoj të ndjek, me dhimbje dhe shqetësim, atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Kaq shumë njerëz të vrarë dhe të tjerë të plagosur. Unë lutem për ato familje që panë një festë të kthehet në një ditë zie dhe kërkoj që pengjet të lirohen menjëherë. Terrorizmi dhe ekstremizmi nuk ndihmojnë për të arritur një zgjidhje për konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve, por ushqejnë urrejtjen, dhunën, hakmarrjen dhe bëjnë vetëm njërin dhe tjetrin të vuajnë”, tha Papa.

Ora 15:00
Zelensky: Terroristët si Putin dhe Hamasi duhet të humbasin

1697029701_putin.jpg

Terroristët si presidenti rus Vladimir Putin dhe Hamasi palestinez kërkojnë të mbajnë peng kombet e lira dhe demokratike dhe prandaj duhet të mposhten, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky sot në Bruksel.

“Terroristët si Putini apo Hamasi kërkojnë të mbajnë peng kombet e lira dhe demokratike”. Dhe ata duan pushtet mbi ata që kërkojnë lirinë.  Terroristët nuk do të ndryshojnë. Ata duhet të humbasin. Dhe kjo do të thotë se ne duhet të fitojmë. Dhe ne do të fitojmë”, tha Zelensky.

Zelensky vuri në dukje sulmet terroriste ruse, të cilat filluan dimrin e kaluar kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve Timesof Israel.

Ora 14:46
Gaza pa energji elektrike, termocentralit të vetëm i mbaron karburanti

1697028365_gfer.jpg

Energjia elektrike është ndërprerë në Rripin e Gazës pasi termocentrali i vetëm nuk ka më karburant, sipas Hamasit. Këtë e ka raportuar televizioni satelitor Al Jazeera, i cili i referohet lajmit të lëshuar nga Autoriteti Energjetik i Gazës.

Lajmi vjen pas rrethimit të Izraelit, ku qytetarët e Gazës nuk kanë më akses në ushqim, ujë dhe tashmë edhe në energji elektrike.

Autoritetet kishin thënë më parë se termocentrali kishte vetëm 300 mijë litra naftë në dispozicion, të mjaftueshme për të funksionuar për 10-12 orë.

Pas sulmit të nisur të shtunën në Izrael nga Hamasi (i cili kontrollon Rripin Gaza), ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, njoftoi të hënën "një rrethim total" të enklavës palestineze, duke ndërprerë furnizimin me gaz, ujë dhe karburantin.

Ora 14:38
Zëdhënësi i DASH: Numri i amerikanëve të vrarë në Izrael pritet të rritet

1697028677_mille.jpg

Numri i amerikanëve të vrarë në Izrael pritet të rritet. Kështu deklaroi tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një intervistë për CNN.

“Çdo ditë marrim informacione të reja. Shikoni, ka një listë të amerikanëve që ne kemi konfirmuar të vdekur. Ka amerikanë që mbeten të pagjetur. Unë pres që, për fat të keq, lista e amerikanëve që janë konfirmuar të vdekur do të rritet sot”, tha Miller.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë për të gjetur amerikanët që janë të pagjetur, shtoi ai, duke vënë në dukje se “është një objektiv në lëvizje gjatë gjithë kohës”.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të martën se të paktën 14 amerikanë ishin vrarë si rezultat i sulmeve të Hamasit. Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u shpreh se “20 ose më shumë” amerikanë ishin të pagjetur që nga e marta

Ora 14:28
Von der Leyen: Sulmi i Hamasit ishte një akt terrori që pasqyron një 'të keqe të lashtë'! Ambasadori izraelit: Është terrorizëm

1697027200_lil.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sulmi i kryer nga grupi militant Hamas kundër civilëve në Izrael ishte një “akt terrori” dhe pasqyronte “një të keqe të lashtë”.

“Mëngjesin e së shtunës së kaluar, e gjithë bota u zgjua nga tmerri. Qindra njerëz të pafajshëm u vranë me gjakftohtësi.Terroristët e Hamasit vranë gra dhe fëmijë në shtëpitë e tyre”, tha von der Leyen të mërkurën në takimin javor të komisionerëve evropianë në Bruksel.

I ftuar në takim ishte ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev. Për luftën ai tha "është terrorizëm".

“Këta të pafajshëm u vranë për një arsye të vetme. Për të qenë hebrenj dhe duke jetuar në shtetin e Izraelit. Është një e keqe e lashtë, e cila na kujton të kaluarën më të errët dhe na trondit të gjithëve deri në palcë. Ne duhet të jemi të qartë në përcaktimin e këtij lloji tmerri. Është terrorizëm dhe është një akt lufte”, tha Regev, raporton CNN.

BE-ja duhej të sqaronte të hënën se pagesat e ndihmës për palestinezët nuk do të pezullohen në dritën e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, pasi një nga zyrtarët e saj kishte thënë se ndihma do të ndërpritet.

“Ndërsa unë dënoj fuqishëm sulmin terrorist të kryer nga Hamasi, është e domosdoshme të mbrohen civilët dhe të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar”, tha të hënën Janez Lenarc, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave.

Von der Leyen konfirmoi këtë të mërkurë (11 Tetor), duke thënë se mbështetja humanitare e BE-së për popullin palestinez “nuk është në pikëpyetje”. Ajo theksoi se BE-ja ka rishikuar ndihmën e saj financiare për Palestinën, mes shqetësimeve se ndihma mund të ndihmojë në financimin e Hamasit.

“Financimi i BE-së nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë kurrë për Hamasin apo ndonjë entitet terrorist. Kështu që ne tani do të rishikojmë përsëri të gjithë portofolin në dritën e një situate në zhvillim në terren”, tha von der leyen.

Ora 14:17
Zëvendës ministri turk i shkruan Netanyahu-t në Twitter: Do të vdesësh

1697026657_turqi.jpg

Zëvendës ministri turk i Arsimit, Nazif Yilmaz, ka shkruar së fundmi në një postim në X (ish-Twitter) se kryeministri Benjamin Netanyahu “do të vdesë”.

“Një ditë do të të qëllojnë edhe ty”, shkroi Yilmaz në përgjigje të një videoje të postuar nga Netanyahu për sulmet e Forcave Ajrore Izraelite në Gaza.

Netanyahu ishte vendosur të vizitonte Turqinë në muajt e ardhshëm, pasi shtyu një udhëtim në korrik, pasi i kishte implantuar një stimulues kardiak. Muajin e kaluar Erdogan u ul me Netanyahun në New York në takimin e parë të njohur mes dy liderëve.

Viti i kaluar ka parë një ngrohje të lidhjeve midis Izraelit dhe Turqisë. Kjo, pas vitesh armiqësie midis liderëve të dy vendeve, kryesisht për mbështetjen turke për Hamasin.

 

 

 

Ora 14:10
Masakra në Kfar Aza/ Ushtria izraelite nuk konfirmon se militantët prenë kokat e fëmijëve, Hamasi e quan lajm fals

1697026231_kfar.jpg

Ushtria izraelite ka deklaruar së fundmi se nuk kishte asnjë konfirmim të pretendimeve në shtypin izraelit dhe në mediat sociale se anëtarët e Hamasit kishin prerë kokat e fëmijëve izraelitë.

“Ne e kemi parë lajmin, por nuk kemi detaje apo konfirmim në lidhje me të”, tha një zëdhënës i ushtrisë izraelite për agjencinë turke të lajmeve turke Anadolou.

Ishte televizioni izraelit i24 që raportoi se ushtria izraelite kishte gjetur fëmijë ku i’u ishin prerë kokat në një fshat në Kfar Aza, i cili u sulmua nga ushtria e Hamasit.

Pas deklaratës së ushtrisë izraelite ka reaguar edhe Hamasi të cilët i kanë quajtur gënjeshtra lajmet nga disa media perëndimore për prerjen e kokave të fëmijëve. Grupi palestinez u bëri thirrje mediave perëndimore "të mos anojnë verbërisht me narrativën sioniste, e cila është e mbushur me gënjeshtra dhe shpifje".

“Ne pohojmë kategorikisht falsitetin e akuzave të sajuara të promovuara nga disa media perëndimore, të cilat në mënyrë joprofesionale përvetësojnë narrativën sioniste plot gënjeshtra dhe shpifje kundër popullit tonë palestinez dhe rezistencës së tij. Më i fundit prej të cilave ishte pretendimi për vrasjen e fëmijëve, prerjen e kokës dhe shënjestrimin e tyre. civilët”, thuhej në deklaratën e Hamasit sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Al Jazeera.

Ora 14:00
Publikohet fotoja e parë nga përleshjet në kufirin me Libanin

1697025573_tum.jpg

Sipas raportimit të BBC sulmet në kufirin e Izraelit me Libanin kanë qenë të shumta këtë mëngjes.

Ushtria libaneze Hezbollah tha se kishte hedhur dy raketa në një repart ushtarak të ushtrisë izraelite në përgjigje të humbjes së tre prej luftëtarëve të saj në përleshjet me Izraelin këtë javë.

Izraeli tashmë ka nisur bombardimet në Libanin jugor si kundërpërgjigje.

Ora 13:44
Sekretari i Jashtëm britanik Cleverly mbërrin në Izrael

1697024647_bbc.jpg

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, ka mbërritur në Izrael. Sipas qeverisë ai ka shkuar në Izrael për të demonstruar solidaritetin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar me popullin izraelit pas sulmeve terroriste të Hamasit.

Po ashtu ata thanë se Cleverly do të takohet me të mbijetuarit e sulmeve dhe liderët e lartë izraelitë.

“Sekretari i Jashtëm ka mbërritur sot në Izrael për të demonstruar solidaritetin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar me popullin izraelit pas sulmeve terroriste të Hamasit. Ai do të takohet me të mbijetuarit e sulmeve dhe liderë të lartë izraelitë për të përshkruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur",  tha një zëdhënës, raporton BBC.

Ora 13:40
Mbreti i Jordanisë: Ne jemi të palëkundur, nuk ka siguri në Lindjen e Mesme derisa palestinezët të marrin shtetin e tyre

1697024342_mbret.jpg

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II thotë se nuk do të ketë siguri dhe stabilitet në Lindjen e Mesme derisa palestinezët “të marrin shtetin e tyre të pavarur dhe sovran në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin Lindor” si kryeqytet.

“Ne mbetemi të palëkundur dhe nuk do ta braktisim rolin tonë, pavarësisht sa të mëdha janë sfidat, për të mbrojtur shenjtërinë islame dhe të krishterë në Jerusalem”, u tha ai deputetëve në një fjalim në hapjen e një sesioni të ri parlamentar, raporton Al Jazeera.

Prej 4 ditësh, vijojnë luftimet e përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit, duke shkaktuar me mijëra viktima e të plagosur.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avioni i parë me armë nga SHBA ka mbërritur në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor të martën vonë në mbrëmje.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të shtunën, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Izraelin.

Ora 13:29
Forcat Ajrore izraelite: Po godasim Gazën në një shkallë të paprecedentë

1697023762_forvay.jpg

Sirenat paralajmëruese janë ndezur në jug të Izraelit për lëshimin e raketave, ku ky i fundit ende vazhdon të godasë Rripin e Gazës në një "shkallë të paprecedentë".

Kështu bëri të ditur gjenerali Omer Tishler, shefi i shtabit të Forcave Ajrore izraelite. 

"Ne po sulmojmë Rripin Gaza, sepse kjo që po ndodh këtu është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ekziston një armik që lëshon raketa dhe sulmon popullsinë civile", tha Tishler.

Ora 13:27
Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

1696255365_1695147709turqiazerbajxhanierdogan.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Izraeli nuk po sillet si një shtet por si një organizatë, pasi ushtria izraelite po i vazhdon bombardimet pareshtur në Rripin e Gazës qëkur u sulmua nga Hamasi në fundjavë.

“Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë”, tha Erdogan, duke i cilësuar si metoda të turpshme sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar.

Erdogani theksoi se bombardimi i zonave civile, vrasja e civilëve, bllokimi i ndihmave humanitare dhe përpjekja për t’i paraqitur këto si arritje, janë veprime të një organizate dhe kjo të një shteti.

“Ne mendojmë se lufta duhet të ketë etikë dhe të dy palët duhet ta respektojnë këtë. Fatkeqësisht, këto parime po shkelen rëndë në Izrael dhe në Gaza”, tha ai, duke e dënuar vrasjen e civilëve në territorin izraelit dhe masakrimin e njerëzve të pafajshëm në Gaza, të cilët përballen me bombardime të vazhdueshme.

Erdogani zakonisht e përdor fjalën “organizatë” kur flet për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila cilësohet si grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ora 13:25
Sulmi në Izrael, vriten nëntë anëtarë të OKB-së në Gaza

1696792424_okb.jpg

Nëntë anëtarë të stafit të agjencisë së refugjatëve palestinezë të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) u vranë në sulmet izraelite në Gaza. 

Këtë e bën të ditur vetë agjencia në rrjetet sociale. Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit e agjencisë, tha se sulmet kishin në shënjestër stafin e agjencisë ndërsa ata ishin në shtëpitë e tyre në të gjithë Gazën. 

Sipas Touma, 18 shkolla të UNRWA, të kthyera në strehimore, u dëmtuan nga bombardimet dhe se selia në qytetin e Gazës u dëmtua gjithashtu, pa shkaktuar viktima.

Ora 13:21
Tajani mbërrin në Egjipt për një takim me Presidentin egjiptian al-Sisi

1695709352_natoantoniotajanikforkosoveserbitensioneneveritekosoves.jpg

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, ka mbërritur në Kajro, Egjipt për t'u takuar Presidentin egjiptian me al-Sisin.

"Sapo zbrita në Egjipt, telefonova Nadav Kipnis, djalin e çiftit të zhdukur italo-izraelit. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t'i sjellë ata në shtëpi. Unë do të flas për këtë sot me Presidenti Al Sisi dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe”, shkroi në X Tajani.

Bisedimet do të fokusohen në temën e pengjeve dhe korridoreve humanitare.

Ora 13:04
VIDEO/ Në Britani, një burrë heq flamurin izraelit nga bashkia dhe tenton të vendosë atë palestinez

Një video e një burri duke u ngjitur në bashkinë e qytetit britanik të Sheffield për të hequr flamurin izraelit, i cili u vendos atje në shenjë solidariteti me Izraelin pas sulmit të paprecedentë nga militantët e Hamasit është bërë virale në mediat sociale.

Në pamjet e publikuara shihet një burrë, i cili ngjitet përtej çatisë së bashkisë për të hequr flamurin izraelit përpara se ta hidhte mbi një turme njerëzish që po protestonin poshtë.

Ndërsa flamuri bie në tokë, burri  tenton të vendosë flamurin palestinez në vend të tij, por dështon.

Në një deklaratë, policia e South Yorkshire tha se besonte se dy burra ishin ngjitur në ndërtesë të martën në mbrëmje.

Kreu i Këshillit bashkiak të Sheffield, Tom Hunt tha se çdokush ka të drejtë të protestojë.

“Çdokush ka të drejtë të protestojë në mënyrë të sigurt dhe paqësore, por ne nuk mund të mbështesim ngjarjet që ndodhën gjatë protestës jashtë bashkisë së Sheffield”.

 

Ora 12:58
Dërgesa e parë e armëve nga SHBA mbërrin në Izrael

1697021921_kugd.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avioni i parë me armë nga SHBA ka mbërritur në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor të martën vonë në mbrëmje.

“Bashkëpunimi mes ushtrive tona është një pjesë kyçe e sigurimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal në kohë lufte”, shkroi IDF në një postim në X (ish-Twitter).

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit publikoi një video të mbërritjes së dërgesës, raporton NewYorkPost. 

Rikujtojmë, se presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtunën, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Izraelin.

Ora 12:46
Zelensky i pranishëm në Bruksel: Populli izraelit nuk është vetëm, ata kanë mbështetjen tonë

1697021260_zele.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një fjalim të shkurtër së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje aleatëve që të mbështesin popullin izraelit pas një sulmi nga grupi militant "terrorist" i Hamasit që vrau qindra civilë, duke bërë që Izraeli të shpallte luftë.

Zelensky, i cili vitin e kaluar kritikoi Izraelin për refuzimin e dërgimit të armëve në Ukrainë, ka kërkuar të gjejë kauzë të përbashkët me izraelitët që nga sulmi i Hamasit, duke krahasuar taktikat e militantëve me ato të ushtarëve rusë dhe duke nënvizuar mbështetjen e tij publike gjatë kohës që ata ishin duke u përballur me luftën.

Presidenti ukrainas tha se Izraeli “nuk duhet të ndihet vetëm”, raporton WashingtonPost.

I pyetur për burimet për rindërtimin e Ukrainës, presidenti Zelensky përsëriti thirrjen e Kievit për përdorimin e aseteve ruse të sekuestruara nga Perëndimi.

“Ne gjithashtu duhet të mendojmë se si do të jetojmë gjatë luftës. Bëhet fjalë edhe për rindërtim. Dhe ka disa zëra në botë që thonë se ne nuk kemi para për të ndihmuar Ukrainën për sa i përket rindërtimit. Përgjigja është shumë e shkurtër. Ju keni pasuri. Ato ruse. Na shkatërruan, ne mund t’i përdorim këto para. Le të gjejmë çelësin për të marrë këto para ruse dhe për t’i shpenzuar për rindërtimin e Ukrainës”, tha Zelensky.

Ora 12:17
VIDEOLAJM/ Si filloi masakra? Hamasi hyn në një fshat dhe vret dy persona në një makinë, zhduket çifti italian

1697019429_kjds.jpg

Të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan një fshat e cila ndodhet afër kufirit, duke vrarë 108 njerëz. Autoritetet raportojnë se numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi operacionet e rikuperimit të trupave kanë nisur ditën e djeshme dhe do të vazhdojnë më tej. 

Çifti italo-izraelit Eviatar Moshe Kipnis dhe Lilach Lea Havron, të cilët aktualisht janë zhdukur në Izrael. Kontakti i fundit me djalin e tyre ishte në orën 9 të mëngjesit të së shtunës, gjatë një telefonate në të cilën ata thanë se ishin sulmuar dhe po përpiqeshin të mbroheshin, raporton La Repubblica.

Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë se si militantët e Hamasit arritën të hyjnë në fshat, duke vrarë shoferin dhe pasagjerin e një makine dhe më pas duke kryer një masakër mes banorëve lokalë.

 

Ora 12:16
Tentojnë t’u shpëtojnë militantëve të Hamasit, momenti ku dy vajza izraelite fshihen pas automjetit të tyre

Në një video që qarkullon në internet, shihen dy gra që përpiqen të arratisen ndërsa një furgon i bardhë me militantë u afrohet atyre. E gjithë ngjarja zhvillohet në pak sekonda dhe vetëm pak kilometra larg Rripit të Gazës.

Gratë detyrohen të vrapojnë dhe të fshihen pas automjetit të tyre derisa ushtarët izraelitë arrijnë të shtyjnë palestinezët prapa.

Në fakt, nga shkëmbimi i zjarrit duket se njëri prej dy grave ka mbetur e plagosur.

Incidenti ndodhi të shtunën, menjëherë pas sulmit të befasishëm të grupit islamik palestinez ndaj Izraelit në Sderot, që është tre kilometra larg Rripit të Gazës.

 

Ora 11:55
‘Heroina e Izraelit’, 25-vjeçarja shpëton komunitetin e saj! I vetmi vend ku militantët e Hamasit nuk mundën të hynin

Një e re izraelite është cilësuar si heroinë pasi iu shpëtoi jetën banorëve të komunitetit e Nir Am nga sulmuesit e Hamasit.

25-vjeçarja, Inbar Lieberman udhëhoqi një grup banorësh për të vrarë më shumë se dy duzina militantësh që përparonin ndërsa mbronin kibutin (komunitetin), vetëm një milje nga Rripi i Gazës.

Lieberman, e cila ka qenë pjesë e radhëve të sigurisë në rajon që nga dhjetori 2022, dëgjoi shpërthimet që nisën herët të shtunën, ku Hamasi nisi dhe sulmin e paprecedentë dhe vdekjeprurës ndaj Izraelit.

Ajo e kuptoi shpejt se tingujt ishin të ndryshëm nga ata që dëgjonte gjatë sulmeve të zakonshme me raketa në kibbutz dhe nxitoi të hapte armaturën dhe të shpërndante me shpejtësi armët midis ekipit të sigurisë prej 12 anëtarësh.

25-vjeçarja vendosi skuadrën e saj në pozicione strategjike në të gjithë vendbanimin, ngriti prita dhe nisi kundërsulmin ndaj pjesëtarëve të Hamasit.

Ajo vrau vetë pesë militantë, ndërsa shokët e saj iu morën jetën e 20 të tjerëve brenda katër orëve. Nir Am u kthye në një kështjellë të padepërtueshme, ndërsa komunitetet tjera aty pranë pësuan humbje më të rënda.

Nir Am është ndër të paktat komunitete ku militantët e Hamasit u përpoqën të hynin, por nuk mundën. Në Ein Habsor, një zonë që është gjithashtu afër Rripit të Gazës, një pjesë e vogël e banorëve lokalë penguan një numër më të madh militantësh të armatosur, tha për Times of Israel një banor, Noam Gotliv.

Ora 11:42
U zhvesh dhe u torturua nga militantët e Hamasit, nëna e 22-vjeçares: Është ende gjallë

Sulmi i Hamasit në Izrael, deri më tani ka shënuar jo vetëm viktima dhe të plagosur por edhe shumë ngjarje e histori tronditëse si pasojë e dhunës ndaj civilëve. Një video, ku një vajzë e re e cila ishte marrë peng dhe ishte zhveshur shihej teksa tërhiqej zvarrë lidhur në bagazhin e makinës së militantëve bëri xhiron e rrjetit. Të gjithë ata që panë videon menduan se e reja vdiq, por ajo është ende gjallë.

Sipas mediave gjermane Shani Louk, 22-vjeçarja gjermano-izraelite është ende gjallë, kështu ka deklaruar e ëma e saj Ricarda Louk për mediat gjermane, duke i bërë thirrje qeverisë për ndihmë.

Ajo thotë se ka informacione se Shani është gjallë duke shtuar se ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike.

“Çdo minutë është me vlerë për ne, duhet të veproni shpejt dhe ta largoni Shanin nga Rripi i Gazës”, është shprehur ajo.

Videot e së resë u bënë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ishte marrë peng nga terroristët e Hamasit të cilët e kishin zhveshur dhe lidhur në bagazhin e makinës së tyre dhe bënin paradë nëpër qytet.

Në një tjetër video, siç raportohet në mediat e huaja, një burrë e kapte për flokësh dhe e pështynte.

Ajo u kap në shkretëtirën Negev, afër kufirit me Gazën pasi ndodhej te festivali muzikor. Mësohet po ashtu se karta e vajzës është përdorur në një dyqan në Gaza të Dielën, një ditë pasi Shani u kap rob.

Prokurorët në Gjermani njoftuan të martën se po nisin një hetim ndaj Hamasit me dyshimin për rrëmbim dhe vrasje të qytetarëve gjermanë pas sulmeve të përgjakshme të nisura nga grupi terrorist në fundjavë.

Ora 11:35
Izraeli replikon me liderin suprem iranian: Je i fortë pas tastjerës, do pendohesh shpejt ti dhe Hamasi

1697016904_uer.jpg

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei, ka shpërndarë në platformën e tij X (ish-Twitter) një mesazh në mbështetje të terroristëve të Hamas, teksa akuzon “sionizmin” për krime ndaj palestinezëve.

“Krerët e regjimit sionist dhe mbështetësit e tyre duhet ta dinë se masakra dhe vrasja masive e popullit të Gazës do të shkaktojë një fatkeqësi më të madhe mbi ta”, shkruan Khamenei.

Por përgjigja ka qenë e menjëhershme nga llogaria zyrtare e shtetit të Izraelit, ku kanë shkruar se Irani do pendohet shumë shpejt për veprimet e tyre barbare. Reagimi i tyre erdhi disa orë pas një fjalimi televiziv më 9 tetor, në të cilin Khamenei lavdëroi Hamasin për sulmin e tij ndaj Izraelit, i cili ka vrarë më shumë se 1,000 izraelitë që nga e shtuna, i cili mohoi se Irani kishte luajtur rol kryesor në këtë operacion, raporton wionews.

“Është e lehtë të jesh i guximshëm kur fshihesh pas tastierës. Ju dhe miqtë tuaj të Hamasit do të pendoheni shumë shpejt për veprimet tuaja barbare”, shkroi faqja zyrtare e Izraelit në Twitter (X).

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur majat, teksa zyrtarë të shumtë izraelitë kanë akuzuar se Irani ka trajnuar dhe financuar terroristët e Hamasit.

Ora 11:19
VIDEOLAJM/ Militantët e Hamasit të pamërshishërm, ekzekutojnë me granata izraelitët e fshehur në streha

1697015962_kjsa.jpg

CNN ka publikuar së fundmi një video, e cila kap momentin kur anëtarët e Hamasit bombardojnë një strehë afër Re'im, ku disa izraelitë ishin fshehur për tu mbrojtur, raporton La Repubblica.

E regjistruar të shtunën më 7 tetor, ditën kur Hamasi nisi sulmin ndaj Izraelit, videoja tregon se militantët sulmojnë brutalisht ata që u përpoqën të iknin dhe më pas hodhën një granatë në vendin ku po fshiheshin njerëzit.

 

Ora 10:56
Policia izraelite vret dy palestinezë në Jerusalem

1697014513_iz.jpg

Policia izraelite ka qëlluar për vdekje dy palestinezë në Jerusalemin lindor. Sipas policisë kufitare izraelite, dy personat e vrarë po gjuanin me gurë dhe fishekzjarre ndaj oficerëve, raporton Sky News.

Një oficer u godit nga fishekzjarrët, tha policia kufitare izraelite.

“Në përgjigje të kërcënimit për jetën e tyre, oficerët e policisë kufitare qëlluan në drejtim të dy sulmuesve. Ne konfirmojmë se ata kanë humbur jetën",njoftoi policia.

Ora 10:53
Grupi militant Hezbollah merr përgjegjësinë për sulmin me raketa nga Libani

1697014425_hez.jpg

Grupi militant Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në territorin izraelit të nisur nga Libani këtë mëngjes. 

Grupi deklaroi se lëshoi ​​raketa precize në përgjigje të sulmeve izraelite që lanë të vdekur tre nga luftëtarët e tij në fillim të javës, raporton NewsSky.

Ky është tani një shkëmbim zjarri ndërkufitar - pasi pak kohë më parë, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) konfirmuan se po godiste territorin libanez në përgjigje të asaj që mendonte se ishte një "armë antitank" përtej kufirit.

Ora 10:47
OKB: Gaza ka furnizime me ushqim dhe ujë për 12 ditë

1697014029_gaza.jpg

Agjencia e OKB-së për Palestinën deklaroi se ka furnizim me ushqim dhe ujë edhe për 12 ditë, për të ndihmuar më shumë se 180 mijë njerëz që kanë kërkuar strehim në shkollat ​​e tyre në Gaza.

“Ne kemi furnizime për 12 ditë për ushqim dhe ujë. Rrugët janë të bllokuara, nuk kemi linja telefonike, kemi pasur rrjete të goditura nga sulmet ajrore. Është me të vërtetë e vështirë për ne të dimë se çfarë po ndodh”, tha Jennifer Austin, Zëvendës Drejtore e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Gaza, raporton Al Jazeera.

Ajo gjithashtu shtoi se "është vërtet një situatë e paprecedentë me të cilën po përballemi".

“Ne po mbështetemi në stafin tonë, të cilët janë vetë refugjatë dhe po shkojnë për të ofruar një shërbim. Është vërtet një situatë e paprecedentë me të cilën po përballemi. Ne nuk largojmë askënd”, shtoi ajo.

Ora 10:35
Vrasja e 40 foshnjave, paralajmëron gjenerali izraelit: Deshët ferrin, atë do merrni

1697017230_shkel.jpg

Një prej ngjarjeve më tronditëse prej nisjes së konfliktit të armatosur të shtunën mes terroristëve të Hamasit dhe Izraelit është regjistruar në zonën e Kibbutz Kfar Aza, në jug të Izraelit.

Sipas autoriteteve izraelite forcat e Hamasit kanë kryer një masakër duke i marrë jetën 40 foshnjave. Sipas mediave të huaja raportohet se foshnjat janë vrarë duke u prerë kokat, por informacionet nuk janë të konfirmuara ende nga mediat ndërkombëtare.

Ushtarët izraelitë në vendngjarje thonë se nuk e dinë ende se sa civilë kanë vdekur, megjithatë autoritetet shprehen se disa familje, duke përfshirë 40 foshnjat dhe fëmijë të mitur, janë po ashtu në mesin e të vdekurve.

Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore, iu drejtua me një mesazh paralajmërues banorëve të Gazës dhe udhëheqjes së Hamasit. Ai dënoi mbështetjen popullore palestineze për grupin terrorist, raporton agjencia e lajmeve TimesofIsrael.

Ai tha se vrasja dhe abuzimi i fëmijëve, grave e të moshuarëve nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë do të marrin dënimin që meritojnë. Në një deklaratë video, gjenerali Ghassan Alian, tha:

“Rrëmbimi, abuzimi dhe vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nuk është njerëzore. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Hamasi është kthyer në ISIS dhe banorët e Gazës, në vend që të tmerrohen, po festojnë. Kafshët njerëzore duhet të trajtohen si të tilla. Nuk do të ketë energji elektrike dhe ujë në Gaza, do të ketë vetëm shkatërrim. Ju deshët ferrin, do të merrni ferr”.

Në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer  dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.

Ora 09:34
Izraeli shkatërron sistemin e zbulimit të avionëve të Hamasit në Gaza

1697009677_sh.jpg

Një “sistem zbulimi i avancuar” i Hamasit i përdorur për identifikimin e avionëve u shkatërrua ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën më shumë se 80 objektiva në Gaza.

Kështu thanë të mërkurën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), raporton CNN.

“Dje, në pak minuta gjatë një fluturimi të fokusuar, IAF [Forcat Ajrore izraelite] goditi të gjitha vendet e rrjetit dhe shkatërroi aftësinë e Hamasit për të krijuar një pamje të saktë të qiellit dhe përpjekjet e tyre për të shënjestruar avionët e IDF”, tha në një deklaratë IDF.

Izraeli, i cili i ka shpallur luftë Hamasit, po godet enklavën e dendur bregdetare me sulme ajrore që kanë vrarë 950 njerëz dhe kanë plagosur 5,000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Ora 08:47
Gaza: 950 të vdekur dhe rreth 5 mijë të plagosur

1697002523_Screenshot5.jpg

Vdekjet në Gaza për shkak të sulmeve izraelite janë rritur në 950 dhe rreth 5 mijë të plagosur. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Rrip.

Ora 08:44
SHBA, Izraeli dhe Egjipti bisedojnë për një korridor shpëtimi për civilët në Gaza

1696885874_ik.png

Shtetet e Bashkuara po diskutojnë idenë e kalimit të sigurt për civilët e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin. Këtë e tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, cituar nga Guardian.

“Ne jemi të përqendruar në këtë çështje, janë duke u zhvilluar konsultime”, u tha Sullivan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Detajet janë diçka që po diskutohet dhe unë nuk dua të ndaj shumë prej tyre publikisht në këtë moment,” tha Sullivan.

"Ne nuk synojmë qëllimisht civilët," tha Sullivan për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, kur u pyet për viktimat civile në Gaza .

"Ne punojmë për të siguruar që operacionet tona ushtarake të kryhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe ligjet e luftës."

Ora 08:42
Goditet shtëpia e komandantit të Hamasit, vritet vëllai, babai i tij dhe të afërm të tjerë

Gazeta izraelite Haaretz raporton se bastisjet izraelite në Gaza goditën shtëpinë e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në Khan Younis, duke vrarë babanë, vëllain, fëmijët dhe të afërm të tjerë.

Kreu i Brigadave al-Qassam, i quajtur "Mysafiri", fle çdo mbrëmje në një shtëpi të ndryshme dhe fotografia e tij e fundit është e vitit 2001. Pranë Iranit dhe shiitëve, ai dëshiron të sabotojë marrëveshjen midis Izraelit dhe Riadit, të cilën ai do të forconte rivalët palestinezë të Ramallah.

Ora 08:42
Hamasi dënon fjalimin e Biden: Përpjekje për të mbuluar kriminalitetin dhe terrorizmin e Izraelit

1696706233_joebiden.jpg

Hamasi ka akuzuar presidentin amerikan, Joe Biden se ka thënë “gënjeshtra flagrante” në fjalimin e tij mbrëmjen e së martës.

Duke reaguar ndaj fjalimit të tij, grupi militant tha se e konsideron deklaratën e tij një “përpjekje për të mbuluar kriminalitetin dhe terrorizmin e qeverisë sioniste”, raporton Sky News.

Gjatë konferencës për shtyp, Biden bëri një sërë komentesh në lidhje me konfliktin në vazhdim, duke përfshirë se të mbijetuarit e Holokaustit ishin në mesin e atyre që u morën peng nga luftëtarët e Hamasit.

“Fjalimi i Presidentit Biden mbarti gabime politike dhe ligjore me paragjykimin e tij flagrant ndaj pushtimit më të urryer, racist dhe të urryer të njohur në Lindjen e Mesme. Ne Lëvizjen e Rezistencës Islamike Hamas hedhim poshtë dhe denoncojmë me forcë deklaratat nxitëse të bëra nga presidenti amerikan Joe Biden, të cilat përkoi me vazhdimin dhe përshkallëzimin e agresionit barbar sionist kundër popullit tonë palestinez në Rripin e Gazës dhe pjesën tjetër të territoreve tona të pushtuara", tha Hamasi.

Ora 08:33
Ish-kreu i Hamasit thirrje botës arabe të protestojë në mbrojtje të palestinezëve

1697006008_ll.jpg

Ish-kreu i Hamasit, Khaled Meshaal, ka bërë thirrje për protesta në të gjithë botën arabe të premten në mbështetje të palestinezëve. Mbi 950 palestinezë në Rripin e Gazës janë vrarë në sulmet hakmarrëse izraelite që nga e shtuna, tha ministria e shëndetësisë.

Në një deklaratë, Meshaal, i cili drejtoi Hamasin deri në vitin 2017, tha se e gjithë bota arabe duhet të protestojë, raporton JerusalemPost.

Meshaal është aktualisht udhëheqësi i zyrës së Hamasit për diasporën.

Ora 07:18
Senatorët demokratë i kërkojnë Biden të bllokojë fondet për Iranin

1696706233_joebiden.jpg

Dy senatorë demokratë i kanë kërkuar Shtëpisë së Bardhë të ringrijë gjashtë miliardë dollarët që ishin lëshuar për Iranin në negociatat për lirimin e pesë shtetasve amerikanë. Jon Tester, nga Montana, dhe Joe Manchin, nga Virxhinia Perëndimore, iu bashkuan zërit të republikanëve që akuzojnë qeverinë se ka favorizuar në mënyrë indirekte iranianët, të dyshuar se kanë mbështetur sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe kanë kushtuar jetën e shumë civilëve.

Manchin shpjegoi se ai nuk e mbështeti vendimin e administratës Biden për të shkrirë gjashtë miliardë dollarët e bllokuar në Korenë e Jugut për të lehtësuar lirimin e pesë amerikanëve. Apeli vjen pasi njëzet senatorë republikanë i dërguan një letër presidentit Joe Biden, duke i kërkuar urgjentisht të ndalonte transferimin e fondeve.

Ora 07:16
Forcat izraelite: 100 bastisje në Gaza gjatë natës

Gjatë natës, Izraeli kreu gati njëqind sulme ajrore kundër objektivave të Hamasit në Gaza qendrore. Kjo është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), të cilat saktësojnë se sulmet janë përqendruar në zonën Daraj Tufah, e cila, sqarojnë ata, shërben si pika qendrore nga e cila nisin sulmet e militantëve të Hamasit.

IDF sulmoi gjithashtu një ndërtesë që dyshohet se përdorej nga Xhihadi Islamik dhe njoftoi se kishte vrarë disa militantë të Hamasit në kalimin Erez, pikëkalimi kryesor kufitar midis Gazës dhe Izraelit.

Ora 07:13
Mbrojtja izraelite: 1200 të vdekur, 2700 të plagosur

1696922600_iz.jpg

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Conricus tha se janë vrarë 1200 izraelitë. Ata janë "kryesisht civilë", tha ai. Më shumë se 2700 njerëz u plagosën.

“Rritja e numrit të viktimave nuk është për shkak të faktit se ka luftime të vazhdueshme", por sepse "tani që ka kaluar koha ne po zbulojmë trupa të izraelitëve të vdekur në komunitetet e ndryshme ku Hamasi depërtoi dhe ku ata udhëhoqën masakrat e tyre”, tha ai.

Ora 07:12
Ushtria izraelite: 300 mijë ushtarë të vendosur në kufirin e Gazës

1696945429_gggggg.PNG

Ushtria izraelite thotë se rreth 300,000 ushtarë janë aktualisht të stacionuar pranë Rripit të Gazës për luftën kundër Hamasit.

“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë, gjithsej 300,000”, shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Jonathan Conricus.

"Dhe kjo është për të siguruar që Hamasi, në fund të kësaj lufte, nuk do të ketë kapacitet ushtarak me të cilin të kërcënojë ose vrasë civilët izraelitë," shtoi nënkoloneli i IDF.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 11/10/2023 19:42

    Paska vrare femije e gra te pafajshme Izraeli? Edhe po te jete keshtu, shqiptaret nuk kane pse te mbajne anen e Palestines apo te jene neutrale! Izraeli ka mbeshtetjen e SHBA dhe Izraeli ka njohur Kosoven! Palestina nuk ka mbeshtetjen e SHBA dhe Palestina nuk ka njohur Kosoven! Ketu duhet te filloje e te mbaroje argumenti per shqiptaret!

    Përgjigju
    • Al nakba 1948: 11/10/2023 20:21

      Palestina jo anetar ne OKB. Shqiptaret duhet te mbajn anen e realitetit, hidhi nje sy historise si filloi ky konflikti dhe per çfarë.

  • Shkodra: 11/10/2023 17:25

    Izraeli ka 80 vite qe vret gra e fmi palestineve por kto nuk bajn kurr lajm. Nuk jam pro sulmit te hamasit por edhe palestinezeve ju ka ardh shpirti me dal. Don Zoti i shpeton ata njerz se gjynah. Gjoja toka e shenjte, ajo asht toka e namun se meten tu u vra gra e fmi.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 11/10/2023 15:49

    Natanjahu eshte me terrorist se hamasi, palestina nuk ka mbrojtje ajrore as ushtri, hamasi lufton për liri, si mund nje shtet si izraeli te bej këtë raprezalje te gra e fëmijë të pafajshëm. Palestina ska asnje ndihmë nga askush, vetem lutem zoti ti ndihmojë.

    Përgjigju
  • Niku: 11/10/2023 14:46

    Nuk me vjen hic keq per ata qe po vriten nga bombardinet ne Rripin e Gazes. Nuk mund te imagjinoj qe tu presesh koken njerezve te pafajshem, aq me keq foshnjeve> Kjo nuk ka asgje njerezore, por perbindsha. As kafshet nuk sillen keshtu me te ngjashmit e vet. Nuk ka asnje justifikim, arsyetim asgje qe mund te shpjegoje nje barbari te tille. Besoj se keni pare qe qellonin mbi njerez te pafajshem, pa asnje motiv, ose vetem me motivin e shfarosjes. Ku hyn populli ketu mund te thote ndonjeri. Kjo fare e keqe andej ka dale dhe duhet zhdukur me rrenje

    Përgjigju
    • Pet.: 11/10/2023 17:41

      Je shume konfuz ne ato qe thua dhe fjalet e Tua nuk lidhje llogjike.Te vjen keq per femijet qe u vrane ne Izrael, por uron vdekjen e atyre femijeve qe ndodhen ne Gaza?..

  • Turi: 11/10/2023 11:51

    Po me Iranin hallall meruni po jo me civil qe skan asnje faje. As civilet e Izraelit as te Palestines nuk kan faje. Posht terori. Terori teroriste nuk kundeshtohet me teror qeveritar. Un jam me Izraelin se ata jan me Kosoven,por e verteta esh e vertet. Te dyja po bejn krime kinder njerzimit

    Përgjigju
  • Shaboniturk: 11/10/2023 10:25

    Shfaroseni me Rrenje kete Semundje!! Si munden keta Kriminela te vrasin Femijet dhe te vrare te ju presin Kokat?? Keta jane Kafshe qe jetojne ne mesin tone dhe duhen zhdukur para se kjo Semundje te behet edhe me e madhe.

    Përgjigju
    • Al nakba 1948: 11/10/2023 15:13

      Po sa koka ka vrar ana tjeter e kriminelave gjith keto vite?

  • Proletari: 11/10/2023 10:12

    Çfarë bëri hamasi?Çpo bënë ushtria izraelite,.NDRYSHIMI?????JAM dakort me mërgimtarin.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 11/10/2023 09:48

    Ku eshte ndryshimi midis aktit terorist te Hamasit me veprimin e Shtetit te organizuar te Izraelit me raprezaliet e tyre?Te zhdukesh nje familje te tere ,edhe femijet,me vetedije te plote eshte terorizem.Edhe Hitleri keto veprime beri me Hebrejte dhe mbeti gjithe kohen e do te mbetet krimineli me i madh i kohrave.Ku hyn Njetanjahu ketu?Po ata qe e mbeshtesin?

    Përgjigju
    • Lumi: 11/10/2023 15:57

      Ndryshimi eshte shume i thjesht. Eshte lidhja shkak-pasoje.

    • Shteti: 11/10/2023 11:20

      Ke te drejte,Izraelitet po kthehen ne terrozista me vetedije e ndergjegje te plote.Po vrasin kedo qe i del perballe pa kriter njesoj si Hamasi.Kesaj i thone bej si te them une por moj bej sic bej une…

  • Ylli: 11/10/2023 09:15

    Kjo eshte liria dhe demokracia qe prej 80 vjetesh Israel e USA i ofrojne palestinezeve dhe popujve qe nuk nenshtrohen.

    Përgjigju
  • Cifuti: 11/10/2023 08:57

    Terror po ben izraeli ketu e 56 vjet para dhe asnje nuk flet kurse tani te gjithe u ngriten kundra nje populli te pambrojtur , ky eshte nje skandal per vendet perendimore qe e mbajne veten si demokratike por ne te vertete jane nazista me keq se hitleri

    Përgjigju
    • Palestinezi: 11/10/2023 15:09

      Vendet perendimore mendojne se palneti eshte i tyre

  • Dardania: 11/10/2023 08:51

    Këtu është 1 përgjegjës: Netanyahu (Bibi). Ai mbjell farat e gabuara në zonë. Tani ai po mbledh. Unë simpatizoj viktimat e pafajshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?