Von der Leyen: Sulmi i Hamasit ishte një akt terrori që pasqyron një 'të keqe të lashtë'! Ambasadori izraelit: Është terrorizëm

11 Tetor 2023, 14:28| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 14:30

  • Share

1697027200_lil.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sulmi i kryer nga grupi militant Hamas kundër civilëve në Izrael ishte një “akt terrori” dhe pasqyronte “një të keqe të lashtë”.

“Mëngjesin e së shtunës së kaluar, e gjithë bota u zgjua nga tmerri. Qindra njerëz të pafajshëm u vranë me gjakftohtësi.Terroristët e Hamasit vranë gra dhe fëmijë në shtëpitë e tyre”, tha von der Leyen të mërkurën në takimin javor të komisionerëve evropianë në Bruksel.

I ftuar në takim ishte ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev. Për luftën ai tha "është terrorizëm".

“Këta të pafajshëm u vranë për një arsye të vetme. Për të qenë hebrenj dhe duke jetuar në shtetin e Izraelit. Është një e keqe e lashtë, e cila na kujton të kaluarën më të errët dhe na trondit të gjithëve deri në palcë. Ne duhet të jemi të qartë në përcaktimin e këtij lloji tmerri. Është terrorizëm dhe është një akt lufte”, tha Regev, raporton CNN.

BE-ja duhej të sqaronte të hënën se pagesat e ndihmës për palestinezët nuk do të pezullohen në dritën e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, pasi një nga zyrtarët e saj kishte thënë se ndihma do të ndërpritet.

“Ndërsa unë dënoj fuqishëm sulmin terrorist të kryer nga Hamasi, është e domosdoshme të mbrohen civilët dhe të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar”, tha të hënën Janez Lenarc, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave.

Von der Leyen konfirmoi këtë të mërkurë (11 Tetor), duke thënë se mbështetja humanitare e BE-së për popullin palestinez “nuk është në pikëpyetje”. Ajo theksoi se BE-ja ka rishikuar ndihmën e saj financiare për Palestinën, mes shqetësimeve se ndihma mund të ndihmojë në financimin e Hamasit.

“Financimi i BE-së nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë kurrë për Hamasin apo ndonjë entitet terrorist. Kështu që ne tani do të rishikojmë përsëri të gjithë portofolin në dritën e një situate në zhvillim në terren”, tha von der leyen.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza në terr, fiket centrali, vriten 11 anëtarë të OKB! Izraeli formon qeverinë emergjente, përgatitet për 'luftë me dy fronte' nëse sulmon grupi libanez Hezbollah


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?