'Niset sot, çmimet më të mira, vetëm dy orë larg!' Bisedat telefonike të trafikantëve shqiptarë! Investigimi i medias britanike për kalimin e emigrantëve përmes kanalit anglez

25 Gusht 2023, 11:27| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 12:56

  • Share

Një investigim i gazetës britanike “Daily Express”, ka faktuar se trafikantët e klandestinëve që hyjnë ilegalisht në Britani, po vazhdojnë aktivitetin pavarësisht masave të deklaruara kundër këtij fenomeni.

Kontrabandistët shqiptarë po përdorin numra telefoni në Mbretërinë e Bashkuar për organizimin e kalimeve të paligjshme përmes Kanalit mes Francës dhe Anglisë. Gazetarët e Daily Express regjistruan bisedat me kontrabandistët për të zbuluar detaje të aktivitetit kriminal.

Gazetarët mësuan se bandat po marrin 3500 paund për një person për kalimin në Kanal dhe po kordinohen përmes një bashkëpunëtori në Mretërinë e Bashkuar.

Artikulli përshkruan se një prej personave të kontaktuar nga gazetarët ishte i gatshëm të kontrabandonte fëmijë të pashoqëruar në Britani dhe ofroi zbritje çmimi prej 500 paund për një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar. Duke u paraqitur si të afërm të një familjeje shqiptare që dëshiron të vinte në Angli, gazetarët kontaktuam me disa trafikantë që reklamonin shërbimet e tyre në mediat sociale.

Një nga kontrabandistët kishte publikuar videot e emigrantëve që hipnin në gomone, ku shkruante "Niset sot, çmimet më të mira, vetëm dy orë larg" dhe "Ne pranojmë familje… grupe me më shumë se 5 persona”.

Një trafikant tjetër që gazetarët e gjetën në Instagram ofroi rrugë për në Britani me gomone, kamion ose avion me çmimin 3,500 paund për person. Ata komunikuan me gazetarët përmes një linje të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Në vend që të kërkonin pagesën paraprake, kontrabandistët donin që kushdo që bënte udhëtimin tu jepte dokument identifikimi.

Daily Express thotë se trafikantët mund të gjejnë anëtarët e familjes për të kërcënuar ose zbuluar se ku mund të ishte fshehur një emigrant nëse ai nuk paguante. “Më duhen fotografitë e pasaportës së katër personave që po bëjnë udhëtimin,"i tha gazetarëve një nga trafikantët, i cili sqaroi se "sapo ata të katër të kalojnë kufirin, do të bëjnë pagesën, por nëse nuk japin fotografitë e pasaportave, udhëtimi nuk mund të nisë.

Sipas gazetës, shpesh pagesa për kalimin ilegal me gomone, bëhet pas zbritjes së klandestinëve në Britani ndërsa një prej trafikantëve ka thënë se paratë transferohen lehtësisht në Shqipëri. Të dhënat e Home Office, tregojnë se nga qershori 2022 deri në qershor 2023, 11,790 shqiptarë kërkuan azil në Britani, duke u renditur të parët, ndërsa të dytët ishin afganët, me rreth 10 mijë kërkesa.

Kryeministri britanik ka pranuar së fundi, se frenimi kalimit të emigrantëve të paligjshëm me gomone nga la manshi në mbretërinë e bashkuar, nuk është diçka që merr fund për një kohë të shkurtër. Ndalimin e këtij fenomeni, kryeministri britanik e konsideroi një nga 5 sfidat kryesore kur mori drejtimin e qeverisë, por së fundi ai ka pranuar se frenimi i kalimeve ilegale me gomone, mund të mos ketë marrë rrugën e duhur përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?