Me gomone drejt Anglisë, avokati për Report TV: Qeveria britanike duhet t'i ndalojë, të arrestohen trafikantët që rrezikojnë jetët e shqiptarëve

25 Gusht 2023, 12:50| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 13:08

  • Share

Një investigim i gazetës britanike Daily Express ka zbuluar se trafikantët shqiptarë po vazhdojnë aktivitetin e kalimeve ilegale me gomone, pavarësisht masave të deklaruara në kanal nga Londra dhe Parisi. Ata marrin 3500 paund për person, dhe ata që tentojnë të mos paguajnë, përballen me kërcënime deri tek familjarët në Shqipëri.

Ndonëse vihet re një rënie të numrit të shqiptarëve që kërkojnë të hyjnë në Angli përmes kanalit të La Manshit përsëri mbetet një problem

“Ende vijon të lulëzojë ky trafik. Qeveria britanike duhet të veprojë dhe bashkërendojë me autoritete franceze për të ndaluar këtë trafik dhe autorët të vihen para drejtësisë pasi po rrezikojnë jetë njerëzish ” thotë avokati Naim Hasani nga Londra në një intervistë për Report Tv ku vë theksin tek bashkëpunimi i fortë.

Sipas marrëveshjes së lidhur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë 3 çartera  në muaj që kthejnë shqiptarët që kanë shkuar në Angli në atdhe.

Qeveria britanike ka shpenzuar gati 4 miliardë paund në 12 muja për sistemin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar

"Fatura për trajtimin e azilkërkuesve britani ka arritur një shumë marrëmendëse 4  miliarë paund vetëm gjatë këtij viti. Qeveria britanike ka bërë një ndryshim të axhendës së saj dhe caktuar si propritet ndalimin e varkave dhe ashpërsuar ligjet në Britani" tha Hasani gjatë intervistës për Report Tv

Ndërsa ritmet e ikjes në Mbretërinë e Bashkuara (MB) rezultojnë të kenë rënë këtë vit, sërish mbetemi shteti i parë për kërkesat për azil.

Të dhënat zyrtare nga Home Office, bëjnë të ditur se në tremujorin e parë të 2023 u shënuan gjithsej rreth 1036 kërkesa të reja për azil në Mbretërinë e Bashkuar, nga 1,440 në të njëjtën periudhë, me një rënie prej 28%.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?