Gazetari austriak Florian Klenk ka deklaruar se një nga autorët e sulmit terrorist Vjenë ësht me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij bëhet fjalë për Kurtin.S 20 vjeç është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Sakaq ai shton se prindërit e terroristit nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin. Kurtin.S ka qënë në vëzhgimin e shërbimit sekret pasi ishte në grupin e 90 islamikëve austriakë që donin të shkonin në Siri.
Ai është ndaluar në muajin korrik, shkruan Klenk në Twitter
"Tani kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.
Ai ishte në radarin e shërbimit sekret sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë", tha ai.
Lajmi kryesor:
Sulmi terrorist në Vjenë/ Mes 4 viktimave një 20-vjeçar shqiptar nga Struga, me origjinë shqiptare edhe autori, i dënuar më parë për terrorizëm (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al