Shkon në 4 numri i të vdekurve (shifra jo zyrtare) nga sulmi terrorist që ka ndodhur dje në zonën e Schwedenplatz në Vjenë.
Ndërkaq të paktën 15 të tjerë janë plagosur, kurse numri i autorëve të sulmit dyshohet të jetë 12. Policia e Vjenës njofton se fillimisht të shtënat u raportuan pranë një sinagoge (institucioni fetar ku predikojnë hebrenjtë) në orën 20:00.
Fillimisht një prej autorëve hodhi veten në erë ndërsa një tjetër u ekzekutua nga policia. Policia thotë se autori i cili kishte një eksploziv të rremë, dyshohet se kishte motive islamike teksa Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer deklaroi se ai ishte i radikalizuar dhe dyshohet si simpatizant i ISIS-it.
Vetëm pak orë pas sulmit në vend, forcat speciale të Vjenës kanë bërë të mundur arrestimin e 4 autorëve të tjerë të dyshuar. Të gjithë ata ishin të pajisur me armë të ndryshme si kallashnikovë dhe pistoleta. Një prej autorëve të sulmit, ka ekzekutuar një qytetar në mes të rrugës ku fillimisht e qëlloi me kallashnikov.
Ai nuk ka ndërruar jetë menjëherë ndaj është ngritur në këmbë, por autori u kthye sërish dhe e ekzekutoi atë me pistoletë.
Një nga autoret, raportohet të jetë Kujtim Fejzullahi, i cili është me origjinë shqiptare nga Maqedonia dhe se ka qenë i dënuar për terrorizëm në vitin 2019. Po ashtu edhe një nga viktimat është një shtetas shqiptar nga Struga, Nexhip Vrenezi, 20 vjeç.
Kujtim Fejzulai njëri prej autorëve
Avokati i Kujtim Fejzullahit, Nikolaus Rast ka folur për mediat dhe thotë se ai vinte nga një familje normale, por kishte miqësi të gabuar dhe shkonte rregullisht në xhami.
“Nëse ai nuk do të kishte shkuar në një xhami por në boks, ai do të ishte bërë boksier", shprehet avokati vjenez.
Nikolaus Rast kishte përfaqësuar Fejzullahin në një seancë dëgjimore në Gjykatën Rajonale të Vjenës, ku ai u dënua me 22 muaj burg në Prill 2019 si një simpatizant i ISIS, pasi ai donte të udhëtonte në Siri për t'u bashkuar me terroristët.
Ndalim i i Fejzullahit në Turqi u bë pasi nëna e tij e denoncoi atë të zhdukur dhe ai u ndalua rrugës për në Siri. Sipas autoriteteve Fejzullahi u cilësua si i parrezikshëm dhe u lirua me kush në 5 dhjetor 2019.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, deklaron se tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë të Austrisë janë shqiptarë nga Kosova.
Meliza Haradinaj-Stublla e dha këtë deklaratë në Berlin,para takimit me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ajo.
Haradinaj-Stublla shtoi se Kosova qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit në botë.
Në sulmet e mbrëmshme në Vjenë raportohet se ka humbur jetën një shqiptar me origjinë nga Struga, Nexhip Vrenezi, 20 vjeçari nga Struga raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar disa herë në momentin kur ka dal për të pirë një cigare.
Kujtojmë mediat në Austri kanë raportuar edhe për dy shqiptarë të tjerë të vdekur.
Njëri prej atentatorëve të përfshirë në rastin e djeshëm ishte Kujtim Fejzulahu me origjinë nga Tetova në Maqedoninë veriore.
Në mesin e të dyshuarve ka të rinj nga Vjena, Kosova, Bangladeshi, Çeçenia dhe lokalitetet austriake St. Pölten dhe Mödling.
Kujtim Fejzullahu, autori i masakrës së mbrëmshme Vienë, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ishte një futbollist i talentuar në vitet e tij të adoleshencës dhe supozohet të ketë rënë në kontakt me aktivist të ISIS në Modling, raportojnë mediat vendase.
Vrasësi i dyshuar, thuhet se ka qenë i njohur në skenën radikale për disa vjet, që ka vizituar xhami përkatëse dhe gjithashtu kishte marrë dënime të mëparshme.
Në mes të korrikut, 20-vjeçari thuhet se kishte udhëtuar në Sllovaki me një mik për të për pushkën e tij sulmuese AK47 ("Kalashnikov"). Makina i përkiste nënës së njërit prej kontakteve të shumta të dyshimta (një kosovar), të gjithë ishin të njohur si radikalist prej vitesh.
Gjatë sulmit, 20-vjeçari thuhet se ka ecur nëpër qytetin e Vjenës i armatosur me një AK-47, një pistoletë dhe një hanxhar.
Të dyshuarit janë midis 16 dhe 25 vjeç dhe kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, St. Pölten, Çeçeni dhe Mödling.
Ambasada austriake në Tirnë në shenjë solidarizimi me sulmin e ndodhur dje në Vjenë ku janë shënuar 4 viktima dhe disa të plagosur, sot ka ulur flamurin në gjysmë-shtizë.
Shkon në 4 numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e aktit terrorist në Vjenë. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase.
Gazetari austriak Florian Klenk ka deklaruar se një nga autorët e sulmit terrorist Vjenë ësht me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij bëhet fjalë për Kurtin.S 20 vjeç është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Sakaq ai shton se prindërit e terroristit nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin. Kurtin.S ka qënë në vëzhgimin e shërbimit sekret pasi ishte në grupin e 90 islamikëve austriakë që donin të shkonin në Siri.
Ai është ndaluar në muajin korrik, shkruan Klenk në Twitter
"Tani kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.
Ai ishte në radarin e shërbimit sekret sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë", tha ai.
Pyetja eshte kush eshte perfituesi ekonomik nga gjithe kjo percarje boterore qe po mundohen te na shesin??? Vertet kjo eshte makaber si ngjarje po nje pyetje kam un, austriaket brenda tyre s’kane monstra qe vrasin e presin??? Asnje austriak s’paska bere krime macabre?? C’fare emri u vihet atyre austriakeve? Apo s’ka gje se ai/ajo ishte i/ e tyre???
PërgjigjuAustria duhet urgjent me i myll te tana xhamite e keta fundrrinat e shqiptareve Maqedonas e te Kosoves me i nis per Siri,se pastrohet veni e nuk kthehen ma.
PërgjigjuTe gjithe ju qe komentoni jeni te mjere qe nuk njifni te drejtat themelore te cdo individi qe jeton ne rruzullin tokesor,M.gj.th feja islame nuk urdheron per vrasje,nuk e ka fajin islami se ju merr ere koka disa personave qe nuk e kane idene e fese dhe frymezohen apo paguhen nga qarqe teroriste dhe vrasin ca ju del para,Dhe ju letem shume,se une vete jam besimtar praktikant ose suni sic mund te jete permendur ne media ky term ,suni d.m.th ndjek rrugen e Profetit Muhamed paqja e Zotit qofte me te dhe rrugen e shokeve te tij,dhe nuk jam fare pro ketyre ngjarjeve perkundrazi i urrrej me shume se ju keta persona qe bejne keto gjera,sepse,ju tre dite e keni dhe e harroni kete ndodhi dhe kujtoheni kur ka ngjarje te perseritur ,ndersa ne si besimtare muslimane na mbeten plage sepse po paragjykohemi ,apo duke filluar nga ofendimet tuaja dhe duke perfunduar te provokimet ne deklaratat qe bejne personalitete te ndryshem pa kriter dhe pa menduar se sa njerez preken,nuk mund te quash kush eshte besimtar apo shkon ne xhami eshte terrorist,dhe po te jesh boksjer apo fudbollist nuk je terrorist apo nuk ben krime. Ne besimtaret kemi plot ne mesin tone ,Doktorre ,Ekonomiste,Biologe,Kimiste,dhe shume fusha te tjera,njerez me nivel e te ndershem dhe nuk na financon kush por jetojme duke shfyrtezu te mirat qe na ka dhene Zoti si mendjen ,krahet dhe shendetin dhe nuk jetojme me leket e droges vjedhjes e korupsionit sic eshte mentaliteti i shume shqipetareve qe te gjej nje mik me hy ne pune ne shtet e me bo lek, por te miret nuk i pemend njeri.Ju injorante te <<civilizuar>> me cte drejte na shani dhe ofendini?! dhe si rezultat kerkoni qe te na diskriminojne ofendojne dhe persekutojene ne cdo institucion te evropes dhe te vendit tone,dhe arsyeja tuaj eshte jo se ju ka ardh keq per ata te ndjeret qe u vrane kafsherisht,por se jeni islamifoba dhe rraciste dhe shfrytezoni rastin per te shfryre urrejtjen qe akumuloni.thote Allahu ne kuran,kuptimi i ajetit, Ata urejtesit e islamit duan ta fikin driten(islamin)me frymen e tyre por drita dhe me shume ndricon dhe perhapet,i bej thirje gjith Muslimaneve mos bien pre e provokimeve tuaja apo dhe te gjith atyre qe flasin me gjuhen e urrejtjes sepse Allahu eshte me durimtaret dhe hakun e cdo njeriu qe na ben padrejtesi e mer Zoti ose ne kete bote ose ne boten tjeter,por ju bej thirrje qe ta ngrini zerin te kerkoni te drejtat nepermjet djalogut qe dhe urejtesit tane te kuptojne qe nuk duhet te na ofendojne ne gjerat qe ne i kemi te shenjta,me veten e tyre le ta mbajne urrejtjen por neve te mos na shajne provokojne dhe ofendojne,se si rezultat i atyre terroristeve anti islame qe vrasin njerres ne rruge si ne rastin e vienes,dhe si rezultat i gojeve te liga qe bejne deklarata pa kriter kunder islamit,po ofendohen,vriten dhe dhunohen shume muslimane te ndershem dhe te vertete neper bote.Muhamedi alejhi selam ka thene:te keqen pasoje me te mire,Muhamedi ka pas moralin me te larte ne te gjitha aspektet e jetes
PërgjigjuAfrim,e vertete eshte qe luftohen vendet muslimane me pretekstin e terrorizmit apo te tjera te ngjashme,por fakt eshte qe keta terroriste nuk i perkasin islamit te origjines dhe real,por jane produkt i jashtem per te arritur qellimet qe kane politikat e shteteve te medha ,dhe ti hysh historise boterore kurre nuk ja gjen dot fillimin dhe fundin,dhe sot jetojme ne nje bote qe njerzit ngrene flamurin e interesit dhe jo te idealeve apo te shenjterise qe kane,materjalizmi njerezve ja u ka zvogelu ndergjegjen dhe flasin ate qe ju intereson dhe jo te verteten,gjithsesi Zoti ne dhashte mendje te hajrit dhe jo te sherrit,nuk ja vlen te besh dhe komente se me kafshe qe fshihen pa emrave te rreme nuk ja vlen te diskutosh se e kane mendjen te shajne dhe te ofendojne,qe moti pleqte thoshin dora e trimit nuk mbahet,ndera per trimat e sote eshte goja e trimit nuk mbahet,si trimat me poshte qe nuk dine ca flasin,m.gj.th te pershendes per sa folem
O Eris, po vec me qene qorr, nuk e kupton, qe besimtaret muslimane o i perdorin te gjithe shtetet ne bote pet te realizuar qellimet e veta. Shiko Sirine, Libine, Afganistanin e shume shume te vende te tjera, ku jo disa, po me mijera ne mos me qindramije po luftojne besimtaret muslimane, me pretekstin e fese. Ca gjera duhen pranuar. Gjithsesi i bej thirrje Shqiptareve qe ne rradhe te pare te jene Shqiptare e pastaj Muslimane, Katolik, Ortodoks apo Jehovajtian.
Ohoooo, ti daku paske merdhif komplet.
Shqiptar ne atentatin terrorist islamik, shqiptar si viktime e po shqiptar per eliminimin e vrasjen e xhihadisteve?!!....... Kjo eshte e frikshme, teper e frikshme... Po vjen pa dyshim "FUNDI I BOTES"!
PërgjigjuO sa mire me kene Shiptar.., o hej.., o hej..
PërgjigjuDrejt Europes me gjithe fondamentalistet e Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise ...
PërgjigjuQe eshte shqiptar me origjine se mohojm dot po po te ishte ndonje footbollist I famshem Austria do thoshte eshte austriak po tani meqe eshte nje plere terroriste na e nxjerrin shqiptar
Përgjigjune shenje solidariteti ka ulur Flamuri ??!! Jo ore gazetar i madh. Austria ka shpallur 3 dite zi kombetare. Eshte ligjore. Kazani Terorizmi dhe zgjedhjet sot ne usa.
PërgjigjuKjo ashte feja si PPSH e zhduku.
PërgjigjuSOLIDARITET POPULLIT AUSTRIAK E FRANCEZ.TE BASHKUAR SI NJE GRUSHT,DO TI MUNDIM KETA VRASES QE VRASIN NE RRUGE NJEREZ TE PAFAJSHEM.
PërgjigjuJa edhe nje lajm i tille na duhej,qe i jep te drejte te huajve te thone per Shqiperin shtet islamik dhe patjeter qe perbuset nga te gjithe,mjere ata shqiptar neper Europe qe konfortohen me lajme te tilla edhe pse jane te ndershem.
PërgjigjuShume turp! Feja duhet te jete dicka qe i ben njerezit te afrohen e te besojne ne Zot apo Allah, jo per tu bere grup terrorist. Keta po e perdorin islamin per ti bere koken lesh njerezve qe i shkojne prapa. I bej thirrje myslimaneve te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e kudo jane te shperndare neper bote, mos ta lejojne veten te kthehen ne vegla te Erdoganit, Princave te Arabise apo kujdo vendi tjeter qe financon xhamite e arsimimin e tyre ne menyre qe ne momentin e duhur te behen ushtare kamikaz. Me vjen shume keq per shqiptaret e Austrise qe do ndihen te prekur nga ky akt.
PërgjigjuMe vjen turp te lexoj kete lajme, na turperoi, muslimani =terror =therje, =5000 vjete mbrapa
PërgjigjuNëse është lindur dhe rritur në Vjenë, ska asgje shqiptare ai, veç historise...Ai i bie të jetë 100% austriak..
PërgjigjuPo ca shqipoje eshte ky, ky a eshte nga maqedonia. Ku e ku mediat qe eshte shqipo.
ke te drejte qe bredhin si zombi dhe askujt nuk ja mban te flase. po we shqiperia eshte i vetmi vend ne europe qe ben pjese ne konferencen islamike a e dini futuni pak ne wikipedia dhe e gjeni pergjigjen
Kur bëhet fjalë për të tilla raste "nuk është shqiptar" kurse në raste të tjera i bëjmë të gjithë "shqiptarë" dhe le të kenë kaluar 7 breza dhe nuk e dinë se ku bie Shqipëria
Po ata mjekrroshet me treçerekshe qe shetisin si zombi neper qytetet shqiptare dhe derdellisin gjithe kohen per jeten e pertejme çfare i bie te jene??!!
Cfar borxhi i ka kombi këtij plehrës islamike që tani të komentohemi si vend origjine i teroristit?! Vdeshin dhe u shofshin si fis e familje njerzit e këtij, Shqiptarët e ndershëm nuk kanë lidhje me mbetje të tilla.
PërgjigjuProblemi eshte me i thelle fatkeqesishte dhe ka te bej me islamin.Kam qene per shume kohe nje mbrojtes i te drejtes se secilit te besoj aty Ku déshiron por sa me shume kalon koha aq me teper bindem qe islami eshte nje ideologji socio politiko "kulturore" qe mbjell vetem urrejte prapambetje dhe fashizem
Lajmet e huaja thojn se eshte shqiptar 20 vjeç terroristi.
Përgjigju