Gazetari Tanini: Një nënë surrogate merr deri në 5 mijë euro, kryhet prej 10 vitesh në Tiranë! Mjeku Cami: Ligji i vonuar, por i domosdoshëm

14 Maj, 22:10| Përditesimi: 15 Maj, 07:16

  • Share

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin “ Për shëndetin seksual dhe riprodhues”,  i cili ka për qëllim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese në vend. Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, Ministria e Shëndetësisë synon të rregullojë më ligj shtatzëninë surrogate, riprodhimin in Vitro, abortin etj.

Mjeku obstetër gjinekolog Blerti Cami i ftuar në “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën argumentoi arsyet pse është pro këtij projektligji.

“Këtë ligj e kam parë si domosdoshmëri. Është ligj i vonuar. E kemi një ligj për shëndetin riprodhues dhe duhej përditësuar.”

“Surrogacia në Shqipëri sipas ligjit aktual nuk është e ndaluar, por as e lejuar. Të gjithë pacientët që mund të përfitojnë nga ky ligj janë zë i heshtur. Unë ndier përgjegjësi sepse kam pasur të bëj me ta. Një zonjë lindi para kohe por hoqi mitrën. Fëmija ndërroi jetë. Ky ligj i drejtohet këtij grupi interesi, nuk jemi ne janë ata. Interesi lind nga pacienti. Përderisa shkenca ka krijuar mundësinë të ofrojë zgjidhje pse të mos lejohet”, shtoi ai.

Cami tha se projektligji nuk është i plotë pasi nuk trajton pjesën e kodit penal.

“Ky ligj trajton e një të tretën e nënës zëvendësuese, është i paplotë, trajton vetëm gjenezën, pjesën e mjekësore. Një pjesë tjetër e rëndësishme është kodi penal. Kishte studime për pjesën emocionale të nënë zëvendësuese, ndryshe nga ndjeshmëria që ne kemi se ajo lidhet me fëmijët, nuk ndodh. Sepse një nënë zëvendësuese kur i hyn kësaj gjëje e di çfarë ka marrë përsipër.”

Si bëhet shkëputja e fëmijës nga nëna biologjike te ajo surrogate?

“Kjo është pjesa që shumë vende nuk e kanë rregulluar. Vende që e kanë rregulluar kanë procedura ligjore që fëmija mund të kalojë direkt, pra regjistrohet në certifikatë”, tha Cami.

Sipas të dhënave që ai disponon mjeku tha se ka mësuar për shumë raste kur vajza nga Shqipëria shkojnë në vende fqinje dhe pranojnë të bëjnë nënën surrogate.

“Gjithë zona e Devollit shkojnë në klinika në Selanik dhe pranojnë dhe bëjnë nënën zëvendësuese. Procesi i ngeljes shtatzënë nuk ka rrezikshmëri, pastaj shtatzënia si çdo shtatzëni”, shtoi më tej mjeku.

Drejtuesi i emisionit “Esencë” Eljan Tanini deklaroi se në Shqipëri kryhet në të gjitha klinikat private, ndërsa ka treguar më shumë për shumat që një nënë surrogate merr si shpërblim duke mbajtur në bark fëmijën e një çifti.

“Nga informacioni që unë kam prej 10 vitesh në Tiranë kryhet surrogacia që është një term shumë i bezdisure. Kushton nga 3 deri në 5 mijë euro për të paguar një nënë. Për 5 mijë euro një nën mban diçka që nuk është e saja. Bëhet fjalë vetëm për Tiranën, nuk kemi teknologji vetëm për Tiranën. Ndodh gati në të gjitha klinikat e Tiranës. Në këto 10 vjet ka ardhur duke u shpeshtuar.  Cili doktor nuk e pranon e thotë nën rrogozë që ndodh në Tiranë. Sa herë na flitet për fëmijën ngremë krye. Në këtë vend për gati 30 vjet janë shkelur të drejtat e njeriut në mënyrë të mrekullueshme, sa bëhet fjalë për barkun e nënës ngrenë krye”, tha Tanini.

Ora 22:34
Mjeku Kita Sallabanda: Në SHBA, turizëm me surrogacinë! Ja pse Spanja nuk e aprovoi ligjin

 

Mjeku Kita Sallabanda në një lidhje skype nga Spanja për emisionin “Repolitix” në Report Tv ka shpjeguar se përse ligji për lejimin e surrogacisë nuk është aprovuar atje. Ndërkaq ai përmendi dhe lulëzimin e turizmit të surrogacisë në disa vende, ndërsa si shembull solli SHBA.

“Në Spanjë janë bërë dakord të dy ekstremet për të mos e propozuar si ligj. Sepse propozon se nuk mund të përdoret nëna si objekt, dhe ekstremi i djathtë sepse e konsideron për çështjen e embrionit që është një jetë aktive. Grupet e qendrës nuk e kanë zbatuar. E kanë propozuar por nuk arritur në konkluzion pikërisht për këtë debat. Unë dua t’iu them se ka vende si SHBA një vend që ka turizëm. Kanë vajtur atje për të bërë fëmijë.  Atje nuk bëjnë pagesa 5 mijë euro por shkojnë në disa mijë. Ky ligj duhet parë sesi duhet shtruar, ka shumë vende që e bëjnë, kam shumë miq të mitë që kanë ikur në SHBA për të bërë atë që quhet shtatzënia surrogate. Spanja nuk e ka”, tha mjeku.

Mjeku u ndal dhe te aborti. Ai tha se Spanja ka miratuar një projekt-ligj që heq kërkesën që vajzat 16 dhe 17-vjeçare të kenë pëlqimin prindëror përpara se të vendosin të ndërpresin shtatzëninë e tyre.

“Spanja ka shtuar një element të rëndësishëm se vajzat nën 16 dhe 17-vjeçare që s’kanë pse të pyesin prindërit për këtë proces. Ka gati 40 vjet që lejohet me ligj aborti dhe është modifikuar në vitet e fundit.”

“Kur aborti kishte kufizime kishte më tepër aborte e bëheshin në formë gjysmë ilegale. Pas daljes së ligjit për abortin atëherë ka rënë numri i aborteve. Sa më tepër liri tu japësh njerëzve aq më të ndërgjegjshëm bëhen”, shtoi Sallabanda.

Ora 22:32
Pr.ligji i ri/ Abort deri 14-javëshe, mjeku: Bëhet për shkak të zbulimit të anomalive

 

Pr/ligji për shëndetin riprodhues i dalë për konsultim publik njeh të drejtën e një 16 vjeçareje të pamartuar të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen për vendimin e saj.

Aborti mund të kryhet brenda katërmbëdhjetë javëve të para të shtatzënisë, me kërkesë të gruas shtatzënë dhe duhet të plotësojë disa kërkesa.

Mjeku gjinekolog, Blerti Cami në emisionin Repolitix në Report Tv tha se java e 14 për të kryer abort është caktuar për shkak se mund të zbulohen anomali të ndryshme.

‘Nëse e lejon java është një teknikalitet. Ka qenë 12 pse mos të ishte 11, realizohet medikamente dhe fetusi del vetë. Disa kanë deri në javën e 12 dhe disa deri në javën e 14-të. Përse e kanë shtuar dy javë. Rastet që na vijnë me javën e 12-të janë shumë pak, se sa na vinin më parë. 95% e shtatzënive të padëshiruara kapen herët. Rastet që shkojnë deri në javën e 12 janë pak.

Pse java e 14-të? Sot është bërë e mundur që në javën e 11-të 12 të kapësh anomali që nuk i kap më parë. Sot mund të zbulosh anomalitë. Ky ligj ka për detyrë vetëm të parashikojë një situatë. Pjesa e vërtetimit është pjesa e komisionit shëndetësor.’- u shpreh Cami.

Po Kimete Klejna nga qendra ‘Për jetën Shën Jozefi’, u shpreh kundër abortit.

‘Barra e vrasjes është shumë e rëndë mbi nënë dhe babain që e porosisin atë vrasje.’- tha Klejna.

Ndërsa mjeku Nikolin Jakaj tha se ‘ulja e moshës së abortit është e panevojshme nga 18 te 16 vjeçe.’

Ora 22:20
Mjeku Besnik Jakaj kundër ligjit për surrogacinë: Qëllimi është prindi 1 dhe prindi 2, ka një lëvizje botërore kundër familjes

 

Mjeku Besnik Jakaj i ftuar në “Repolitix” në Report Tv deklaroi se është kundër projektligjit për surrogacinë, ndërsa dha disa arsye.

“Shqetësimi është shumë dimensional. S’mund ta kthejmë Shqipërinë në fermë surrogacie, sepse këtu nuk bëhet fjalë për lekë por për shkombëtarizim. Sepse plaga më e madhe e popullsisë është shpopullimi”, tha ai.

“Djalli fshihet në detaje. Duhet parë qëllimi i këtij ligji. Qëllimi i këtij ligji është prindi 1 dhe prindi 2. Sepse ka një lëvizje botërore kundër familjes. Çështja është qëllimi djallëzor i ligjit. Ne nuk po diskutojmë realizohet kjo apo jo shkencërisht”, shtoi Jakaj.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 15/05/2024 03:21

    50 mije euro , se 5000 merr një eskortë

    Përgjigju
  • Iris: 14/05/2024 23:54

    Z.Sallabanda,bjeri gozhdes direkt ne koke,mos i shko rrotull e rrotull! Spanja nuk e ka aprovuar se jane katolike te thekur.Fusin hundet prifterinjte se po u del nga dora kontrolli mbi lindjen e vdekjen dhe keta kane frike se mos perfundojne ne ferr dhe nuk e kane aprovuar dhe ai lejimi i abortit nga ana e tyre,duket me teper si nje reagim per c'ka po ndodh pertej oqeanit.Dhe sa per surrogacine ne U.S.eshte me te vertete i ligjeruar,por eshte shume me i shtrenjte se sa ne Shqiperi,behet fjale 10 mije e lart.Po te ishte i lire,amerikanet nuk do te detyroheshin te kerkonin surrogato ne vende si Indokina e te ngjashme.Qe ka nje turizem,eshte e vertete,por ata qe e ofrojne kete lloj turizmi,jane te dyshimte.Me i perhapur eshte turizmi per te lindur ne U.S sepse i porsalinduri behet automatikisht qytetar amerikan.Perdoret gjeresisht nga disa shtetas te huaj si kinezet,por dhe nga disa shqipo sic eshte bere e ditur here pas here kur zyrtare te larte kane zgjedhur U.S si vendlindje per femijet e tyre.Dhe sa per ate Klenjen e Jakajn ,mire do te ishte t'i mbanin besimet e tyre per vete dhe te mos ua detyrojne te tjereve /te sheqerosura/!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?