Mjeku Kita Sallabanda: Në SHBA, turizëm me surrogacinë! Ja pse Spanja nuk e aprovoi ligjin

14 Maj, 22:34| Përditesimi: 14 Maj, 23:01

  • Share

 

Mjeku Kita Sallabanda në një lidhje skype nga Spanja për emisionin “Repolitix” në Report Tv ka shpjeguar se përse ligji për lejimin e surrogacisë nuk është aprovuar atje. Ndërkaq ai përmendi dhe lulëzimin e turizmit të surrogacisë në disa vende, ndërsa si shembull solli SHBA.

“Në Spanjë janë bërë dakord të dy ekstremet për të mos e propozuar si ligj. Sepse propozon se nuk mund të përdoret nëna si objekt, dhe ekstremi i djathtë sepse e konsideron për çështjen e embrionit që është një jetë aktive. Grupet e qendrës nuk e kanë zbatuar. E kanë propozuar por nuk arritur në konkluzion pikërisht për këtë debat. Unë dua t’iu them se ka vende si SHBA një vend që ka turizëm. Kanë vajtur atje për të bërë fëmijë.  Atje nuk bëjnë pagesa 5 mijë euro por shkojnë në disa mijë. Ky ligj duhet parë sesi duhet shtruar, ka shumë vende që e bëjnë, kam shumë miq të mitë që kanë ikur në SHBA për të bërë atë që quhet shtatzënia surrogate. Spanja nuk e ka”, tha mjeku.

Mjeku u ndal dhe te aborti. Ai tha se Spanja ka miratuar një projekt-ligj që heq kërkesën që vajzat 16 dhe 17-vjeçare të kenë pëlqimin prindëror përpara se të vendosin të ndërpresin shtatzëninë e tyre.

“Spanja ka shtuar një element të rëndësishëm se vajzat nën 16 dhe 17-vjeçare që s’kanë pse të pyesin prindërit për këtë proces. Ka gati 40 vjet që lejohet me ligj aborti dhe është modifikuar në vitet e fundit.”

“Kur aborti kishte kufizime kishte më tepër aborte e bëheshin në formë gjysmë ilegale. Pas daljes së ligjit për abortin atëherë ka rënë numri i aborteve. Sa më tepër liri tu japësh njerëzve aq më të ndërgjegjshëm bëhen”, shtoi Sallabanda.


Lajmi kryesor:

Gazetari Tanini: Një nënë surrogate merr deri në 5 mijë euro, kryhet prej 10 vitesh në Tiranë! Mjeku Cami: Ligji i vonuar, por i domosdoshëm


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?