Gazetarja sportive Klodiana Bufi për Report TV

Gazetarja Klodiana Bufi ngre hije dyshimi në Report TV: Pse Gjimshiti dëmtohet gjithmonë para ndeshjeve me Kombëtaren? Kaçurrin e Arsenalit FSHF e çon në Vorë

14 Nëntor, 13:39| Përditesimi: 14 Nëntor, 13:41

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Çekisë dhe Ukrainës, dy sfidat e fundit këto në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Për të analizuar gjendjen e Kombëtares A dhe moshat kuqezi, në Report TV me gazetarin Andi Kapxhiu foli gazetarja e sportit Klodiana Bufi. Sipas saj, është i çuditshëm fakti që kapiteni Berat Gjimshiti është dëmtuar tre herë me Atalantën para grumbullimit me ekipin kombëtar.

Ndërkohë fokusi u zhvendos edhe te Shpresat U-21 të Alban Bushit, që dy ndeshjet miqësore kundër Moldavisë do i zhvillojë në stadiumin e Vorës dhe do ketë pjesë edhe lojtarë që vijnë nga klube të njohura, si Maldin Kaçurri i Arsenalit.  

"Janë dy kohë të ndryshme nga Euro 2016, një tjetër trajner dhe një tjetër ekip. Ecuria e ekipit ka qenë shumë e mirë me De Biasin dhe Sylvinhon. Ka disa diferenca, më parë luanim më shumë në mbrojtje, tipike kjo e një trajneri italian. Ndërsa me brazilianin kemi një lojë më sulmuese, megjithëse këto dy muaj sulmi ka qenë reparti më i vështirë. Gjë që u pa edhe me Çekinë në ndeshjen e parë. Shpresoj që të "marrim hak" në sfidën e kthimit.

Mungesat dhe Gjimshiti tre grumbullime radhazi jashtë - Të gjitha mungesat janë të rëndësishme, për repartet dhe çka japin në fushë. E them pa doreza, më duket pak çudi dëmtimi i Gjimshitit. Nuk më lë shije të mirë, hera e tretë para Kombëtares. Dhe më pas kthehet në klub dhe është në formë të mirë. Më tingëllon e çuditshme. Ai është kapiteni ynë dhe do ndihet mungesa e tij, si edhe e futbollistëve të tjerë.

Shpresoj që Sylvinho të shfrytëzojë emrat në sulm, kemi një lojtar si Uzuni që në Spanjë po e vlerësojnë të gjithë. Me dhjetë minuta në fund Sylvinho e djeg kot, kemi një futbollist kaq të mirë që kërkon më shumë hapësira. I kemi edhe një "borxh" që nuk e morëm në Euro 2024.

Lista e Kombëtares U-21? Për mua ishte shokuese lista që ka bërë trajneri Alban Bushi, unë nuk njohja shumicën e këtyre talenteve. Mes tyre shoh edhe Maldin Kaçurrin. Një djalë që luan me Arsenalin në "Emirates" dhe e çojmë të luajë në Vorë për dy ndeshje miqësore. Ku është motivimi që u bëjmë këtyre talenteve, nga një nivel aq i lartë i ulim kaq poshtë. Ky futbollist duhet të ishte me Sylvinhon, nuk ka rëndësi ndeshja miqësore. Edhe Christian Shpendi nuk e di pse nuk e marrin në ekip. Dua të di kur është momenti.

Kemi edhe emra që me klubet bëjnë mirë dhe në Kombëtare nuk kanë dhënë asgjë. Rasti i Muçit. Te klubi i tij jep shumë, në Kombëtare nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme. Ka edhe emra të tjerë që lihen në stolin e rezervave, Arbër Hoxha përshembull që kur futet në fushë e impresionon kundërshtarin. Duhet më shumë bashkëpunim mes U-21 dhe ekipit A", tha Klodiana Bufi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?