Deputetja demokrate Zheni Gjergji ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan. Zheni Gjergji shkruan se është makabër t’i thuash pacientit që nëse s'ke "çmimin" e operacionit, ti do duhet të vdesësh. Deputetja thotë se qytetarët shqiptarë e kanë të papërballueshme të paguajnë pagesat e larta të privatit për disa shërbime që nuk janë pjesë e QSUT.
Është poshtërsi dhe sjellje makabër t'i thuash pacientit që nëse s'ke "çmimin" e operacionit ti do duhet të vdesësh. Është e padëgjuar në asnjë vend të botës. Është kriminale në fakt. Rasti i fundit, i publikuar mbrëmë duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne, pasi ky shërbim urgjence duhet të jetë pjesë e shërbime të QSUT .
Shumat marramendëse të këtij trajtimi janë të papërballueshme për shqiptarët, që shpesh trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës! Detyra jonë si ligjvënës është kërkesa e rritur ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për ta rregulluar një herë e mirë këtë situatë alarmante me të cilën përballen shqiptarët çdo ditë! Nga ana tjetër ishte kaq pozitive ndjesia e solidaritetit mbrëmë, ku vetëm në 1 orë u bashkuan shqiptarët për të shpëtuar jetën e aktorit të dashur jo vetëm për artëdashësit.
Lajmi kryesor:
Genc Fuga goditje në tru, operohet për 19 mijë euro te spitali Amerikan! Shehu denoncon: Kriminale që disa ndërhyrje nuk realizohen në QSUT, shteti të mbulojë shpenzimet
SI.E./ReportTv.al