Genc Fuga

Genc Fuga goditje në tru, operohet për 19 mijë euro te spitali Amerikan! Shehu denoncon: Kriminale që disa ndërhyrje nuk realizohen në QSUT, shteti të mbulojë shpenzimet

30 Korrik 2023, 09:47| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 16:17

  • Share

TIRANË- Pas një goditje në tru, aktori Genc Fuga duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan. Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kanë kontribuar duke mbledhur shumën dhe duke bërë të mundur operimin e aktorit.

Pas kësaj ngjarjeje, një reagim ka ardhur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili denoncon se ka disa operacione për jetë a vdekje, si rasti i Fugës, që nuk realizohen në spitalin shtetëror QSUT dhe këtë e cilëson kriminale.

Raste si ai i Fugës, deputeti i opozitës shkruan se përsëritet për qindra shqiptarë, që sipas tij në shkelje të Kushtetutës, nuk iu ofrohet shërbim në shtet për disa raste specifike dhe detyrohen të paguajnë shuma marramendëse në spitale private ose përballen me vdekjen.

Shehu shkruan se është e papranueshme të tilla ndërhyrje të mos realizohen në QSUT, ndërsa i bën thirrje shtetit që për këso rastesh duhet të rimbursojë 100 % te shpenzimeve privatit.

"Kriminale t’i thuash pacientit “O paguaj o vdis”! Një “Deja vu” çfarë ndodh me artistin Fuga, një ngjarje e përsëritur, për qindra shqiptare tashmë. Një shkelje e rënde e Kushtetutës, të drejtave universale. Është vetëm një simptomë i degradimit të “Shëndetësisë falas” te Rilindjes. Në të vërtetë e kam ngritur pa ndërprerje këtë ballafaqim me vdekjen te pacienteve, por pa asnjë përgjigje nga ky shtet.

Janë jo pak ndërhyrjet e urgjencës ekstreme jetësore, pra për jete ose vdekje, që për turpin e sistemit nuk realizohen as në QSUT. Realizohen vetëm te privati, me pagese në dorë nga pacienti. Ndryshe Vdis! Midis tyre është dhe trajtimi i “aksidenteve” akute e të rënda cerebrale. Pra, kemi të bëjmë me një urgjence ekstreme, detyre e shtetit për t’u përballuar. Fatkeqësisht shteti ne vend që të ndërtojë një strukture te tere mbështetëse urgjence, bën rolin e strucit, duke i thënë pacienteve… O paguaj o vdis.

Së pari është e pa pranueshme qe te tilla procedura mos te realizohen ne QSUT, Turp kjo edhe për atë qendër, shërbimet, qe se paku duhet të ngrenë fort zërin e jo te heshtin si fija e barit. Së dyti, për deri sa kjo te realizohet tek publiku, shteti duhet të rimbursojë 100 % te shpenzimeve privatit që e realizon, duke e falënderuar atë. Sepse këtu kemi të bëjmë me Jetë ose Vdekje.

Duke i uruar shërim aktorit te njohur e vlerësuar rolin e publikut dua te them: Nuk mjafton vetëm me kaq, janë shumë e shumë ata që në heshtje pësojnë të tilla sëmundje e kanë nevojë për ndihmë. Opinioni mjekësor, ai i përgjithshëm duhet të ngrejë fort e lart zërin për tu respektuar e vlerësuar se paku jeta e qytetareve”, shkruan Shehu.

Po sa raste ka të qytetarëve të thjeshtë të cilët përballen me këtë situatë dhe familjet e tyre e kanë të pamundur të përballojnë shumat marramendëse që kërkojnë spitalet private, shumë që as me dhjetëra vite punë nuk mund ta arrijnë? E ndërsa në rastin e Fugës, njerëzit u solidarizuan për të mbledhur shumën, shumë qytetarë të tjerë mund të mos mbledhin paratë për ndërhyrje kirurgjikale të tilla. Është detyrë e sistemit shtetëror shëndetësor të sigurojë dhe ofrojë shërbimin shëndetësor me qëllim që pacientin të mos ë lërë para zgjedhjeve 'o paguaj ose vdis".

Ora 12:37
Genc Fuga u operua për 19 mijë euro në spitalin amerikan, deputetja Gjergji: Makabër t’i thuash pacientit vdis nëse nuk i ke lekët

1690670597_gencfuga.jpg

Deputetja demokrate Zheni Gjergji ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan. Zheni Gjergji shkruan se është makabër t’i thuash pacientit që nëse s'ke "çmimin" e operacionit, ti do duhet të vdesësh. Deputetja thotë se qytetarët shqiptarë e kanë të papërballueshme të paguajnë pagesat e larta të privatit për disa shërbime që nuk janë pjesë e QSUT.          

Është poshtërsi dhe sjellje makabër t'i thuash pacientit që nëse s'ke "çmimin" e operacionit ti do duhet të vdesësh. Është e padëgjuar në asnjë vend të botës. Është kriminale në fakt. Rasti i fundit, i publikuar  mbrëmë duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne, pasi ky shërbim urgjence duhet të jetë pjesë e shërbime të QSUT .

Shumat marramendëse të këtij trajtimi janë të papërballueshme për shqiptarët, që shpesh trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës! Detyra jonë si ligjvënës është kërkesa e rritur ndaj Ministrisë së Shëndetësisë  për ta rregulluar një herë e mirë këtë situatë alarmante me të cilën përballen shqiptarët çdo ditë! Nga ana tjetër ishte kaq pozitive ndjesia e solidaritetit mbrëmë,  ku vetëm në 1 orë u bashkuan shqiptarët për të shpëtuar jetën e aktorit të dashur jo vetëm  për artëdashësit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gent Gerveni: 31/07/2023 12:42

    Rasti i z. Fuga është (ky stan, këtë bulmet do dhe ka), ndjes për z. Futa dhe shërim të shpejt. Ku janë deputetët majtas, djathtas, qëndra kur po populli i thjesht del nëpër TV për hallet nëpër spitalet e këtyre?? Edhe koha e Tritanit të Lushnjes, ishte më keq. Doktor pordhac, mendjemëdhenj, arrogant dhe korrupsionist sikurse dhe sot. Prandaj Tritwni Lushnjës të ngrejë zërin për ata votuesit që nuk mund të operohet në privat se nuk kanë aspak të ardhura, siç janë pensionistet apo vobektit, pastaj për ata që i çojnë biletat për teatro dhe komedi në stratosferë. Dhe ne hallexhinjve kur vemi për të parë pjesët teatrale të Fugës me shokë e shoqe, nuk themi- çfarë çmimi, por kush do vete, kush do nuk vete. Dakort zotërinj??? Kanë paguar tjeter 50.000 € o $, apo dhe më shumë se 50, e nuk ka mbështetur artistet popullin e thjesht. Të venë të kërkojnë ndertimin e teatrit.

    Përgjigju
  • Iris: 30/07/2023 23:29

    /SHBA/,ku jeton ti?! Ne U.S nuk mbetesh 6 ore ne urgjence pa te prekur njeri.Ne U.S.A te pranojne te gjithe spitalet,privat/shteteror,ke ose nuk ke inshurence dhe te kurojne,sepse e kane rregull e detyre,por billa te vjen mbrapa.Kur ke inshurence,ne varesi te saj te mbulon komplet,ose pjeserisht,por po nuk pate insh.duhet t'a paguash komplet vete.Dhe sa per specialistin,nuk eshte han pa porta si ne Shqiperi,ka rregulla.Ne fillim do te lesh takim me mjekun personal/te familjes,pastaj ky vendos nese duhet apo jo te shkohet te specialisti.Te mjeket amerikane,me perjashtim te urgjences, nuk shkohet pa lene takim me pare,kurse shqipot shkojne te mjeku,ose me sakte te cili mjek qe duan kur u vjen veza e kur t'ua shkrepe radakja e bejne skena absurde neper spitale,per te mos folur per korrupsionin e mangesite e sist.tone spitalor.S.d.q,sa i perket ngjarjes se mesiperme,kriminele nuk eshte vetem qe disa operacione nuk zhvillohen ne QSUT,por dhe fakti qe eshte e vetmja qender kryesore ne gjithe vendin ku perfundojne,ose dergohen te gjithe.Para disa ditesh ishte nje rast ne Berat,dhene nga /SHQIPTARJA/,ku nje person humbi jeten nga hemoragjia,pas nje aksidenti te rende ne pune.Viktima u dergua ne spitalin e Beratit dhe pastaj e nisen per ne QSUT,por vdiq rruges nga hemoragjia.Viktima mund te kishte pasur me shume mundesi mbijetese sikur dhe spitali i zones te kishte nivelin e QSUT.Une nuk them qe cdo qytet e fshat te jete nje /QSUT/ me vete,por ka ardhur koha qe spitalet e qyteteve kryesore duhet te jene ne nivelin e QSUT.Shteti harxhon miliona ne gjera sekondare si aeroporte,rezorte,revolucione dixhitale e idiotesira te ngjashme e nuk shpenzon per spitalet.Perse vlen nje spital i lyer e i suvatuar,,qe na jepka raporte e receta me kompjuter,kur per nga pajisjet eshte ne nivelin e nje konsultoreje,apo ambulance lagjeje?! Duhen bere investime ne mjekesi se late nam!

    Përgjigju
  • Shtet me dy standarte: 30/07/2023 21:59

    po zevendes ministres se shendetesise pse ja paguajten dhe ketij jo apo ishte hallexhie dhe ky jo,maskarenj shtet me ne krye bandillin qe ben ca i do qefi me leket e populist,kjo nderhyrje duhej bere ne shtet dhe jo ne privat perndryshe mjeksia falas e qelbbesirave ka mar fund dhe mos na shisni brockulla per Investimet ne shendetsi ndekohe qe njerzit operohen jashte vendit

    Përgjigju
  • Faik: 30/07/2023 15:15

    O SHTET KURVÈ ku janè SPITALET SHTETÉRORE ??? KU èshté SHÉNDETÉSIA FALAS ??????????????? I VODHI dhe i GRABITI Arben Ahmetaj HAJDUTI , bashkè me gjithé ZAGARÈT dhe ZUZARÈT e tjeré té Politikés 33 Vjeçare !!!!! Shéndetèsia èshtè fund e krye me LEK , sepse Arben Ahmetaj ka bèrè KÉRRDINÈ me té VJEDHUR dhe GRABITUR nè 25 Vitet e Fundit , dhe krye-ministri i SHQIPÈRISÈ NUK dinte GJÉ !!!! E dinte dhe e NJIFTE gjithè SHQIPÈRIA HAJDUTI , KRYE GRABITQARIN dhe GJAK PIRÈSIN e PANGOPUR Arben Ahmetaj , por vetém krye-ministri NUK e Dinte , qè KANIBALI Arben Ahmetaj "VIDHTE dhe GRABISTE DARDHA dhe PJESHKÉ mbas Shpine" ?!?! Arben Ahmetaj KRYE KANIBAL , KRYE HAJDUT , KRYE KUSAR , KRYE GRABITQAR , KRYE FUNDÉRRINÉ , KRYE PIDH ROBSH , KRYE DOBIÇ Ferrash !!!! Vafsh nè DJALL , FERR dhe né ESFEL ti Arben Ahmetaj bashké me gjithé Soj dhe Sorollop , dhe MOS HARRO té marèsh me vete GJITHÉ KLASÉN POLITIKE 33 VJEÇARE , sepse té gjitha KRIMET dhe SHERRET qé ndodhin né FAMILJET SHQIPTARE , SHKAKU dhe PASOJAT jeni juve HAJDUTÉT e Politikès , qè ju keni RRÉNUAR EKONOMINÉ !!! SHTET PA MINIMUM JETIK !!!!!

    Përgjigju
  • fisnik: 30/07/2023 13:53

    Ky idjoti shpellar qe ka shkruar SHQIPERI TE KAM DHIER..... le te dhjesi familjen e tij se duket qe i dhier eshte,fundrina te shoqerise por derrat keshtu dallohen.

    Përgjigju
  • gazi: 30/07/2023 13:48

    Vetem ky gagaci qe i futen presbin nuk ka goje te flasi se ne spitale ka shume perparime dhe eshte kthyer nga nje mjedis ky shitesbin qofte dhe shurronin kudo ne nje ambient shum te paster kjo nuk do te thote qe eshte ne prefeksion.

    Përgjigju
  • Shqipëri të kam dhjerë, s'të kuptova asnjëherë.: 30/07/2023 13:31

    Braktisje nga shteti yt! Cope lecke e hedhur tutje! Si kerrcet askujt per ty! I pavlere! Kot! Eshte e marre te perseris qe jemi taksapagues te ketij vendi keshtu qe po kaloj si me poshte. Kjo eshte arsyeja kryesore pse njerezit po emigrojne, me fal: Braktisin shtetin ame. Here pas here dalin ne skene debate patriotike ne lidhje me kombesi tjeter te deklaruara nga shtetas shqiptare. Himariotet deklarohen greke, Gollobordasit deklarohen bullgare etj etj. Zot na ruajt por nuk do e kisha fare problem te deklarohesha edhe Koreano verior, Kinez apo cfare do lloj kombesie tjeter nese do me sigurohej Shendetesia. Mblidh leckat dhe mbathja!!!!

    Përgjigju
    • Beni: 31/07/2023 00:43

      O Shba mos i ngacmo kto shqipfolesit amerikane se po jetojne endrren amerikane

    • O Shba: 30/07/2023 18:43

      Mos ngatro shtetin kapitalist amerikan me shtetin e korruptuar shqiptar se nuk kane lidhje fare.

    • E ka thene Faik Konica me 1901 dhe ka vlere akoma: 30/07/2023 18:21

      I nderuar, ne pergjithesi e pranoj opinionin tuaj, dua te saktesoj vetem dicka: 10-20 usd vlente para 20 vjetesh por sot harroje. Per sa i perket mjekesise ne perendim te siguroj qe e kam provuar ne trupin tim dhe fale saj jam gjalle por miq, shoke e te aferm ne Shqiperi disa nuk jane me e disa kane ngelur Zombi sepse nuk u dolen parate per te paguar privatin. Po, e vertete nese kategorizohesh me kod jeshil por edhe te verdhe mund te presesh jo 6 ore por edhe 20 ore ama nese shkon me te kuqe sic eshte dhe rasti ne fjale Ishemi/Hemoragji Cerebrale eshte tjeter gje. Konkretisht do shikoje reagimin e stafit mjekesor sikur te ishin forca speciale. Mjekesia ne Shqiperi eshte Just business, nothing personal. All the best

    • SHBA: 30/07/2023 13:56

      Shko ne SHBA shoku te kuptosh c’eshte shendetesia e vertete ne boten kapitaliste. Mund te rrish 6 ore ne urgjence e s’te prek njeri me dore, lere me specialistin mbase nuk e sheh gjithe jeten tende po s’pate dicka serioze dhe siguracion te shtrenjte. Shqiperia eshte lule, me 10-20 usd mund te takosh dhe shefin e pavionit për 30 minuta dhe zgjidh pune.

  • Infermieri: 30/07/2023 13:21

    Dal nga dal po mesoni se kapitalizma osht e omel si hallva.

    Përgjigju
  • Andi: 30/07/2023 13:11

    Shteti do e ndihmonte por i mori gjitha leket Mira Rakacolli pwr tu vizituar jashtë.

    Përgjigju
  • Mario CEO S.Amerikan: 30/07/2023 13:02

    Falenderojme zotin.Rama dhe zonjen ministre qe te pakten neurokirurgjine na e lane porten hapur, dhe sna e mbyllen si sherbimet e tjera kardiologji-kardiokirurgji-kirurgji etc etc, se kushedi ku do kishim perfunduar. Gjths ne si spital amerikan ja kemi bere uljen prej 1000 si figure publike. Tani ju patronazhista nxirrni leket per kete. Big hugs from Mario????????????????????????

    Përgjigju
  • Eni: 30/07/2023 12:03

    Me vjen shume keq per kte artistin e madh qe spaska lek per spitalin po do me vinte me shume keq nese sdo beheshe pal dhe patronazhist i partis. E MBAJ MEND KTE TIPIN QE DOLI PER FUSHATEN E PS EDHE ISHTE I LUMTUR PER ZHVILLIMIN E SHQIPERISE DHE SE SA E MIRE ISHTE PS PER KTA TE DY. Shko tani ne PS meqenese ktu po ske lek je i vdekur me kto plera qeveri qe na marrin jeten. MOS U ANKO. PER JU PS ESHTE MBI JETEN TUAJ. By.lepirsa ngelet gjith jeten.skeni kurajo as mos te perziheni por duhet te shisni by.en per partine.

    Përgjigju
  • Mjer ky popull: 30/07/2023 11:57

    Gencit I uroj sherim te shpejt dhe zoti e ndihmofte ate dhe familjen e tij! Kur shteti jon nuk ka mundesi te mar persiper kurimin e nje njeriu publik si Fuga, imagjinoni se cfar mund te heqi nje njeri i thjesht dhe pa mundesi ekonomike (qe jan 90%e shqitareve) me kete mjekesi qe as ndihmen e pare nuk te japin Po nuk pagove ryshfet! Te gjith e din qe Po nuk kan lek as nuk e marin mundimin te ven ne spital se nuk i prek njeri me dore! Mjer ky popull qe kan 33 vjet qe tallen politikanet tane te te gjitha kraheve! Turp turp.

    Përgjigju
  • vlora1: 30/07/2023 11:43

    Ministresha e shendetesise meriton nje falenderim dhe pse jo nje dekorate. Kemi qendra shendetesore po pa mjeke,kemi spitale po pa sherbime,kemi ministre shendetesie po sherbimin e marim te privati.Mire z.Genci pati miq e shoke dhe i mblodhi paret qe duheshin po une qe jam pensionist dhe nuk kam shoke me leke ku ti gjej?A mund te pergjigjesh z. Rama?

    Përgjigju
  • Emigrant: 30/07/2023 11:39

    I uroj sherim te shpejt Genci Fuges! Po nje gje nuk kuptoj ,duhej patjeter ti ndodhte kjo nje aktori qe ta kuptonit ju o te degjeneruar majtas e djathtas qe spitali shteteror nuk i ben dot keto nderhyrje?! Ju duheni djegur te gjithe bashke si minj ne parlament PS PD LSI & CO... Ne shqiperi vetem kur vdes njeriu kujtohen per te then mungon ky e ai sherbim.

    Përgjigju
  • Loni: 30/07/2023 11:04

    Shkurt mos te zente halli te perfundosh ne spital. Me shume pune duhej bere dhe me pak show. Kushtet e sherbimeve dhe kushtet e mjekve duhet te ishin shume here me mire. Mjeksia duhej marre shume me seriozisht. Kane punuar nje jete njerezit dhe skane mundesi te shkojne te privati

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 30/07/2023 10:53

    Bej publike ,Z Tritan,cili neurokirurg e Ka operuar dhe a Ka lidhje me neurokirurgjine e spitalit universitar bene tereza . Nuk e ben ti?Po' e bej une :-Mentor Petrella dhe gjithe grupi i mjekeve neurokirurge te spitalit 5 ,neurokirurgjine,punojne Edhe per Spitalin amerikan 3.Pra nuk eshte faji i rilindjes,por juaji,yti,i saliutqe ligjeruat punen ne te zeze te mjekeve te neurokirurgjine dhe te tjere,qe percjellin pacientet ne klinikat private. Faji i rilindjes?Qe nuk shkaterron kete felliqesi te mjekeve te spitaleve shteterore.Rruga?Po' u kape te te hiqet e drejtat e punes ne Spitalin shteterore.Dypunesim?vetem me kontrate dhe jashte orarit zyrtar te punes.Le te shkojne te punojne ne Europe,se Ka nevoje per mjeke.Spitali shteterore mund te beje kontrate me mjeke te shquar europiane,Sic ben spitali universitar i Ankones ,Padoves,etj.Pra nuk mbeten pa' mjeke te shquar spitalet tona.Vetem horrat e mjekesise se Hipokritit te hiqen qafe.

    Përgjigju
  • Arkitekti: 30/07/2023 10:25

    Ky thote operacione specifike, a deputet a e ke pare spitalin ushtarak ne cfare gjendje eshte? Temp 45 grade celcius brenda pa kondicioner pa asgje, spital lufte turpi zotit! A e kontrollon njeri ate drejtoreshen e spitalit ushtarak apo meqe ka qene deputete e ps ta leme te beje cfare te doje? Turp!

    Përgjigju
  • Goni: 30/07/2023 10:09

    Po të gjithë mjekët e QSUT janë tek privati, këto trafikantët e ish ministra e ishzv/ kryeministra me kekët e fituara në tl tilla rrugë bëjnë spitalet e pastaj ndryshim emri nga trafikant në bisnesmen. Kjo ëahtë Shqiperia e kjo do jetë gjithmonë, siç është Meksika, Kolumbia etj që as nzk janë bërë e as nuk do bëhen kurrë sa të kenë në drejtim njerëz që nga mëbgjesi në darlë vwtëm mashtrojnë për xhepat e tyre.Nga ka humbur një tip Solis që ka qënë ministër shëndetësie?

    Përgjigju
    • sulo: 30/07/2023 20:39

      Shteti eshte garanti me i madh per cdo qytetar,qofte artist ,qofte punetor i thjeshte.Sheti mbledh cdo muaj,per 40 vjet ,kontributet shoqerore dhe mjekesore.Me keto nderton spitale dhe paguan sherbimet mjekesore,paguan doktoret,infermjeret,sanitaret etj. Spitalet tona kane aparatura te avancuara si dhe mjeke te specializuar,brenda dhe jashte vendit. Doktor Petrela i specializuar me leket tona,pra te shtetit ,jane harxhuar lek pa fund ,per seminare,specializime,jashte Shqiperie,operon ne spitale private,kundrejt pares se madhe,dhe nuk operon ne spitalet shteterore,ku merr edhe rrogen,specilizimet,marrje e titullit prof,doc,drejtor me papion etj,etj,por njerzit i drejtohen spitaleve private se Petrela apo shoket e tij,"prishin" aparaturat e spitalit,dhe ju tone pacienteve,dote operoj ne X spital privat... Nje turp i madh per qeverine por edhe per keta Doktore me papion!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?