Alketa Hazizi është një prej dëshmitareve të marra në pyetje për tragjedinë e Gërdecit në seancën që është zhvilluar ditën e sotme në GJKKO. Ajo tha se nuk ishin trajnuar se si bëhej çmontimi i armëve. Ish-punonjësja tregoi se baruti ishte hedhur kudo dhe se në fabrikë nuk kishte masa sigurie.Ditën kur ka ndodhur shpërthimi ajo tha se ka dëgjuar të bërtitura se ka rënë zjarr dhe
Alketa Hazizi: Kam punuar për disa muaj, nga shpërthimi më ka humbur jetën vjehërri. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk kishim bërë trajnime se si bëhej çmontimi i armëve. Në fillim bashkë me burrin dhe vjehrrin e kemi nisur duke çmontuat fishekë dhe më pas kemi kaluar tek predhat. Procedura ishte e njëjtë i çmontonim me çekiçë u hiqnim diabolën dhe më pas predhat merreshin me fadromë ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej në magazinë. E gjithë fusha ishte e mbushur me barut, nuk e kuptova nga dolën flakët vetëm kam dëgjuar të bërtiturat, flakë, ngrita kokën dhe pashë që flaka ishte tek thasët e barutit. Flakët ishin të larta dhe nuk kishim mundësi që ta shuajmë. Më pas të gjithë kemi tentuar që të largohemi me vrap që të shpëtojmë.
Ne i mbushnim thasët me barut dhe i transportonim me karroca, dëgjova ulërimat, aty kam parë flakët, isha në distancë gati 10 metra nga flakët. Zjarri ishte në pjesën e poshtme të fabrikës. Unë njoh vetëm Dritan Minxollin dhe Vangjelin. Duke ikur kam shkelur dhe viktima, në afërsi të portës kryesore jam rrëzuar, e shikoja që po merrja flakë por nuk mund të largohesha kam pasur 32% të trupit të djegur. Fatmir Mediun se kam parë as e njoh. Aty kam patë një person tjetër emri s’më kujtohet. Më pas përmend Mihal Delijorgjin.
Lajmi kryesor:
'Gërdeci', pyeten 11 dëshmitarët e parë! Ish-roja i fabrikës: Pashë kur mori flakë karroca e salduar! Ish-punëtorët: Barut ngado, ishim pa kontrata! I hapnim predhat me sqeparë dhe me dalta
B.K/ReportTv.al