'Gërdeci', pyeten 11 dëshmitarët e parë! Ish-roja i fabrikës: Pashë kur mori flakë karroca e salduar! Ish-punëtorët: Barut ngado, ishim pa kontrata! I hapnim predhat me sqeparë dhe me dalta

18 Tetor 2023, 15:30| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 20:34

  • Share

11 dëshmitarë nga lista e plotë me 71 persona, janë marrë në pyetje sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar në seancën ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit që ndodhi në 15 mars të 2008 duke u marrë jetën 26 personave të pafajshëm. Familjarë të viktimave dhe ish punëtorë të fabrikës së demontimit të armëve në punishten e Gërdecit që janë dëmtuar prej tragjedisë, përmes dëshmive të tyre kanë treguar se shpërthimi ka ndodhur nga shkelja e hapur e rregullave të sigurisë.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se një prej dëshmitarëve Fejzi Shehu, ish roje në fabrikën e Gërdecit të armëve tregoi se kishte punuar dy ditë në fabrikën e demontimit, por tha se ka parë momentin kur karroca e salduar që përdorej për transportin e predhave, ka marrë flakë ditën e ngjarjes më 15 mars.

"Kam punuar në fabrikë me 14 dhe 15 mars. Isha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një femije i një personi që kërkonte t'i jepte ushqimin të ëmës. Qesen e mora unë dhe jam futur brenda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën pranë  një karrocë dhe njerzit filluan të bertisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi dhe ika me vrap. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës nga Qemal Deliu. Kam parë Qemalin që atë ditë ka dal dy tre herë jashtë për të salduar karroca dhe të gjitha levizjet bëheshin  me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij Qemalit e kam mësuar pas shpërthimit sepse nuk e njihja pasi kisha vetëm dy ditë qe punoja në fabrikë.” ka thënë Fejzi Shehu mes të tjerash.

Ish-punonjëset Alketa Hazizi dhe Drita Cani që kanë humbur të afërmit nga shpërthimi tragjik, rrëfyen se baruti ishte hedhur kudo dhe se kushtet e punës në fabrikë ishin të tmerrshme, pa asnjë masë sigurie. Të dyja tregojnë gjithashtu shumë prej punëtorëve nuk kishin as kontrata pune dhe as nuk kishin bërë trajnime se si bëhej çmontimi i armëve. Ata kanë dhënë detaje si bëhej demontimi i armëve në ditë të zakonshme pune, duke nënvizuar se predhat demontoheshin duke u goditur me sqepar. Në fund u ndalën te momentet e tmerrit që përjetuan kur ndodhi shpërthimi tragjik.  

"Aty kam punuar unë, djali dhe bashkëshorti. Nuk kemi pasur kontrata pune, kishim vetëm një përgjegjës me emrin Vangjel", tha dëshmitarja tjetër Drita Cani.

"Ne i shkarkonim nga kamionët hapnim arkat dhe më pas me mjete të ndryshme si sqeparë dhe dalta i hiqnim diabolat dhe me çekiç bënim nxjerrjen e barutit. Pasi bëhej ndarja predhat largoheshin me fadroma ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej tek magazina", shtoi Cani.

"Kam punuar për disa muaj, nga shpërthimi më ka humbur jetën vjehërri. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk kishim bërë trajnime se si bëhej çmontimi i armëve. Në fillim bashkë me burrin dhe vjehrrin e kemi nisur duke çmontuar fishekë dhe më pas kemi kaluar tek predhat. Procedura ishte e njëjtë i çmontonim me çekiçë u hiqnim diabolën dhe më pas predhat merreshin me fadromë ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej në magazinë. E gjithë fusha ishte e mbushur me barut, nuk e kuptova nga dolën flakët vetëm kam dëgjuar të bërtiturat, flakë flakë, ngrita kokën dhe pashë që flaka ishte tek thasët e barutit.", u shpeh Hazizi.

Seanca është shoqëruar me debate mes familjarëve të viktimave dhe avokatëve të Fatmir Mediut. Në dëshminë e tij Feruzan Durda, tregoi me detaje se si e mësoi ngjarjen, që nga momenti i shpërthimit, deri në kur mbërriti në spital ku pa të birin në gjendje të rëndë që më pas humbi jetën. Disa nga deklaratat e tij u kundërshtuan nga avokati i Mediut, Ardian Visha, mbi punësimin në fabrikë të djalit të madh të Feruzanit, që në atë kohë ishte i mitur, për që dëshmitari e mohoi që ky i fundit të kishte punuar aty.

Pasi luftoi për vite dyerve të gjykatave për të pasur një proces të drejtë për çështjen gërdeci dhe dënimin e fajtorëve të vërtetë, Zamira Durda kërkoi nga gjykata që të gjente kush është përgjegjës për vdekjen e fëmijës saj 6-vjeçar. Ajo i kërkoi llogari trupës gjykuese se pse fletoret e klasës së parë të të birit janë bosh, ndërsa kërkoi që vendimin ta shkruajnë aty. Në dëshminë e saj ajo tregoi detaje mbi shpërthimin dhe punën që kryhej në fabrikë, ndërsa pyetjes së avokatëve të Mediut se “pse i jeni qepur ish-ministrit Mediut”, iu përgjigj duke thënë se "nuk kam asgjë personale por institucionale. Përgjegjës për tragjedinë është shteti”. Tjetër temë debati mes çiftit Durda dhe avokatëve të Mediut, ishte punësimi i djalit të madh të madh, për të cilin Feruzani tha se nuk ka punuar në fabrikëne Gërdecit, ndërsa e shoqja pranoi punësimin e tij.

Në seancën e sotme ishin thirrur për të dëshmuar 14 dëshmitarë por 3 prej tyre kanë munguar. Seanca e radhës do të mbahet me 27 tetor në 12:00. GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total  71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse. Por në listën e fundit ka përjashtuar disa personalitete të huaja pasi dëshmia e tyre nuk do të ndikonte në gjykim. Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në "fabrikën" e demontimit të armëve ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë në 2008. 

Lista e plotë e emrave të dëshmitarëve që do pyeten për Gërdecin përfshirë dhe 11 që dëshmuan sot

  • 1. Feruzan Durdaj
  • 2. Zamira Durdaj,
  • 3. Afërdita Canga
  • 4. Alketa Hazizaj,
  • 5. Fejzi Shehu,
  • 6. Rigon Durdaj,
  • 7. Mimoza Kruja,
  • 9. Hekuran Kaca
  • 10. Shkëlqim Prini
  • 11. Nikolin Hazizaj,
  • 12. Mirela Hazizaj,
  • 13. Drita Cani,
  • 14. Ramazan Alla,
  • 15. Uran Deliu,
  • 16. Mirela Dvorani,
  • 17. Ndue Nikolli
  • 18. Adelina Cani,
  • 19. Ilir Kranja,
  • 20. Veiz Muço,
  • 21. Murat Zguri,
  • 22. Fejzi Shehu,
  • 23. Caje Ciku,
  • 24. Arta Prini (Zela),
  • 25. Qemal Mema
  •  26. Zigur Canaj,
  • 27. Julian Pando,
  • 28. Petrit Behari,
  • 29. Zabit Cuku,
  • 30. Sadik Sula,
  • 31. Agim Vrana,
  • 32. Shaban Brahushi,
  • 33. Begator Mane,
  • 34. Bujar (Abdullah)Nasufi,
  • 36. David Clark Hoëell
  • 37. Ëilliam Merrit Hart,
  • 38. Sidney Tison Macintyre,
  • 39. Rodney Spenser Taylor,
  • 40. Kol Dedgjonaj,
  • 41. Ismet Drenova,
  • 42. Ardian Mullahi,
  • 43. Plarent Ruka,
  • 44. Bardhyl Hoxha,
  • 45. Sokrat Papadhima,
  • 46. Viktor Përshqefa,
  • 47. Anila Lala (Gjergji),
  • 48. Liza Maksuti,
  • 49. Alma Zili
  • 50. Anjola Agolli,
  • 51. Aldo Bumci,
  • 52. Shkëlzen Berisha, i biri i Sali,
  • 53. Ylli Pinari,
  • 54. Luan Hoxha
  • 55. Armand Tartari
  • 56. Ndue Marku,
  • 57. Jorgo Mino,
  • 58. Fatbardh Kuçi,
  • 59. Gëzim Oshafi,
  • 60. Denis Hajdari,
  • 61. Agim Babameto:
  • 62. Shkëlzen Madani,
  • 63. Rezart Tërshana,
  • 64. Besnik Dauti,
  • 65. Dashnor Çaushi,
  • 66. Fari Toska,
  • 67. Zenun Fero,
  • 68. Hilmi Laçaj,
  • 69. Sokol Ngjeçi,
  • 70. Mihal Delijorgji,
  • 71. Dritan Minxolli

Ora 16:36
'Dyshojmë të jetë i qëlllimshëm', mbrojtja e Fatmir Mediut kërkon ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit të Gërdecit

1697640281_39C9A5D359104C35A2C11391B51BBE0Dw1080h608s.jpg

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec në mars të 2008-tës, avokatët e Mediut kanë dorëzuar një kërkesë më tre pika kryesore e sqaruar në 21 faqe. Kërkesa e tyre lidhej faktin që gjykata duhet të shprehet me vendim të ndërmjetëm se përse ka refuzuar thirrjen e 6 ekspertëve që kanë bërë aktin e ekspertimit dhe faktin që ka refuzuar kryerjen e një eksperimenti hetimor, si dhe të dëshmitarëve të mbrojtjes të cilët gjykata i ka cilësuar si persona politikë. Avokatët kanë sqaruar në kërkesë se përse sipas tyre janë të rëndësishme personalitetet e huaja për këtë çështje.

Ora 16:27
'U rrëzova afër portës, mu dogj 32% e trupit', dëshmitarja e 'Gërdecit' Alketa Hazizi: Nuk ishim trajnuar se si bëhej çmontimi i armëve! Thasët me barut i transportonim me karroca

1697639544_01000000c0a80242c29208db7667cf30w1200r1.jpg

Alketa Hazizi është një prej dëshmitareve të marra në pyetje për tragjedinë e Gërdecit në seancën që është zhvilluar ditën e sotme në GJKKO. Ajo tha se nuk ishin trajnuar se si bëhej çmontimi i armëve. Ish-punonjësja tregoi se baruti ishte hedhur kudo dhe se në fabrikë nuk kishte masa sigurie.Ditën kur ka ndodhur shpërthimi ajo tha se ka dëgjuar të bërtitura se ka rënë zjarr dhe 

Alketa Hazizi: Kam punuar për disa muaj, nga shpërthimi më ka humbur jetën vjehërri. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk kishim bërë trajnime se si bëhej çmontimi i armëve. Në fillim bashkë me burrin dhe vjehrrin e kemi nisur duke çmontuat fishekë dhe më pas kemi kaluar tek predhat. Procedura ishte e njëjtë i çmontonim me çekiçë u hiqnim diabolën dhe më pas predhat merreshin me fadromë ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej në magazinë. E gjithë fusha ishte e mbushur me barut, nuk e kuptova nga dolën flakët vetëm kam dëgjuar të bërtiturat, flakë, ngrita kokën dhe pashë që flaka ishte tek thasët e barutit. Flakët ishin të larta dhe nuk kishim mundësi që ta shuajmë. Më pas të gjithë kemi tentuar që të largohemi me vrap që të shpëtojmë.

Ne i mbushnim thasët me barut dhe i transportonim me karroca, dëgjova ulërimat, aty kam parë flakët, isha në distancë gati 10 metra nga flakët. Zjarri ishte në pjesën e poshtme të fabrikës. Unë njoh vetëm Dritan Minxollin dhe Vangjelin. Duke ikur kam shkelur dhe viktima, në afërsi të portës kryesore jam rrëzuar, e shikoja që po merrja flakë por nuk mund të largohesha kam pasur 32% të trupit të djegur. Fatmir Mediun se kam parë as e njoh. Aty kam patë një person tjetër emri s’më kujtohet. Më pas përmend Mihal Delijorgjin.

Ora 16:11
Gjyqi i Gërdecit, dëshmitarja: Ishte punë e rrezikshme, nuk kishim as kontrata! Flakët nisën nga dera e magazinës ku dërgohej baruti

1697635893_gerdeci.jpg

Dëshmitarët në gjyqin e Gërdecit kanë dhënë detaje nga dita kur ndodhi shpërthimi.

Drita Cani: Kam punuar në fabrikën e demontimit të armëve, në qershor 2007 kam nisur. Kam punuar për 4-5 muaj. Ditën e shpërthimit nuk kam qenë në punë, pasi isha operuar dhe atë ditë në vendin tim ishte goca. Aty kam punuar unë, djali dhe bashkëshorti. Nuk kemi pasur kontrata pune, kishim vetëm një përgjegjës me emrin Vangjel. Ne na kishte punësuar një person me emrin Dritan. Municioni vinte me makina të ushtrisë. Unë me familjarët e mi merreshim me çmontimin e predhave. Ne i shkarkonim nga kamionët hapnim arkat dhe më pas me mjete të ndryshme si sqeparë dhe dalta i hicnim diabolat dhe me çekiç bënim nxjerrjen e barutit. Pasi bëhej ndarja predhat largoheshin me fadroma ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej tek magazina.

Pyetjes së avokatëve se çfarë bëhej me barutin dhe momentin e shpërthimit Drita Cani i është përgjigjur: se di çfarë bëhej me barutin, por sipas asaj çfarë më ka thënë goca flaka ka nisur tek dera e magazinës ku dërgohej baruti.

Cani: Ishte punë e rrezikshme, por ne besonim tek shteti se shteti na solli atje, rregulla në punë nuk kishte, nuk na kanë kërkuar dokumente kur kemi nisur punë. Fatmir Mediun se kam parë kurrë dhe as ushtarakë. Prokuroria e cila përfaqësohej nga Klodian Braho dorëzoi për gjykatën dëshminë e plotë të Drita Canit të dhëne në qershor të 2008

 

Ora 16:05
Seanca për 'Gërdecin', debate të forta mes Feruzan Durdës dhe avokatëve të Mediut

Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku po merren në pyetje 11 dëshmitarët e parë për çështjen Gërdeci, ka pasur përplasje mes familjarëve të viktimave dhe avokatëve të Fatmir Mediut. Feruzan Durda, tregoi me detaje se si e mësoi ngjarjen, që nga momenti i shpërthimit, deri në kur mbërriti në spital ku konstatoi të birin në gjendje të rëndë e ku më pas humbi jetën. Disa nga deklaratat e tij u kundërshtuan nga avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha, mbi punësimin në fabrikë të djalit të madh të Feruzanit, që në atë kohë ishte i mitur, për që dëshmitari e mohoi që ky i fundit të kishte punuar aty.

Ora 15:44
Seanca për Gërdecin, Zamira Durda çon në Gjykatë dy fletoret bosh të djalit të vrarë: Ma shkruani këtu vendimin! Krim shtetëror, gjeni fajtorin

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008 ka dhënë një dëshmi prekëse në GJKKO ku po merren në pyetje 11 dëshmitarë. Durda e cila tregoi momentin e shpërthimit dhe humbjen e të birit, ka marrë me vete në gjykatë edhe dy fletoret e klasës së parë të djalit të saj. Teksa i kërkoi trupës gjykuese llogari përse fletoret janë bosh, tha se vendimin duhet ta shkruajnë po aty. E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut tha se nuk ka asgjë personale me ish-ministrin, ndërsa e quajti ngjarjen e rëndë një krim shtetëror.

“Gërdeci është krim shtetëror dhe përgjegjësi ka e gjithë piramida e shtetit. Nuk kam gjë personale me Fatmir Mediun. Gjeni fajtorët”, tha ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/10/2023 02:07

    Shkelje,shkelje,shkelje pa fund qe nga punesimi i personave jo profesioniste,qe nga mungesa e kontrates,qe nga mosha e disa prej te punesuarve,qe nga vendi ku u be demontimi,qe nga menyra si behej,qe nga mbajtja e barutit ne thase si fasule e afer punonjesve,qe nga saldimi i karrocave ne terren te kontaminuar me barut ku shkendijat kane qene shkaktaret,qe nga shperdorimi i mallit te shtetit dhe parate ne vend t'i merrte shteti,i merrte Shkelzeni e gangot e tij,sikur ushtria te ishte private e tyre,qe nga anashkalimi i ushtrise....etj,etj.Nje verejtje kam per deshmimtarim D.Cani,aty nuk te solli shteti,shkeljet e sigurise nuk i beri shteti,por Shkelzen Berisha,Delijorgji,Mediu,Pinari,etj.Shteti i kishte vendet per kete pune,por keta /biznesmene/e kishin privatizuar shtetin per vete.

    Përgjigju
  • Ligji: 18/10/2023 23:21

    Gjykojeni nen nje mase shtrenguese Medihoxhen ose Mediun si quajne sot. Hetojini pasurine njelloj si bete me Ahmetajn. Sekuestroni pasurite dhe zbardhni ortakerite e krimit qe nga Kajolli i denuar me 40 vite ne itali dhe i pa esktraduar, madje me pasurite e droges te sekuestruara dhe kthyera mbrapsht, deri te Lazja i durresit. Informacionet i keni pafund dhe ne SHISH pervec fakteve, mediave dhe deshmitaret. Merrini ne mbrojtje familjen dhe djalin. Do e shikoni qe do kendoje si bilbil djali i ish fatorinos sot miliarder. Do flase dhe do provoje ate qe dine te gjithe: Kreu i kesaj afere kriminale eahte Shkelzen Berisha! Nuk eshte e pamundur, as ekstra ligjore por thjesht ju mungon vullneti i dashur SPAK.

    Përgjigju
  • mark: 18/10/2023 20:41

    shkoni ne shtepi dhe merrni ato sqepare ,,e cekice dhe shqyjani koken mediut,saliut dhe djalit te tij..ata jane kriminelet qe vrane njerezit e pafajshem ne gerdec...

    Përgjigju
  • zana: 18/10/2023 20:28

    moj zamira moj moter ky mediu bashke me saliun duhen varur styne gerdec ,,per26 tevraret e 300 te plagosurit..ata jane kriminelet qe vrane djalin tend...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 18/10/2023 15:38

    Kush e punonte kete karrocen e salduar,baxhanaku salihutViçidolit,kunati i lirise salehut,sllobodankes se Shumadijes????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?