Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008 ka dhënë një dëshmi prekëse në GJKKO ku po merren në pyetje 11 dëshmitarë. Durda e cila tregoi momentin e shpërthimit dhe humbjen e të birit, ka marrë me vete në gjykatë edhe dy fletoret e klasës së parë të djalit të saj. Teksa i kërkoi trupës gjykuese llogari përse fletoret janë bosh, tha se vendimin duhet ta shkruajnë po aty. E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut tha se nuk ka asgjë personale me ish-ministrin, ndërsa e quajti ngjarjen e rëndë një krim shtetëror.
“Gërdeci është krim shtetëror dhe përgjegjësi ka e gjithë piramida e shtetit. Nuk kam gjë personale me Fatmir Mediun. Gjeni fajtorët”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
'Gërdeci', pyeten 11 dëshmitarët e parë! Ish-roja i fabrikës: Pashë kur mori flakë karroca e salduar! Ish-punëtorët: Barut ngado, ishim pa kontrata! I hapnim predhat me sqeparë dhe me dalta
B.K/ReportTv.al