Gjyqi i Mediut/ Gjykata e Posaçme pranoi Shkëlzen Berishën për herë të parë dëshmitar për masakrën e Gërdecit

3 Tetor 2023, 09:21| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 21:20

  • Share

Gjykata e Posaçme pranoi sot zyrtarisht kërkesën e SPAK për thirrjen e Shkëlzen Berishës si dëshmitar në sallën e gjyqit në procesin ndaj Fatmir Mediut, i cili në kohën e shpërthimit të punishtes së municioneve në Gërdec ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha do të thirret në GJKKO për të dhënë dëshminë e tij lidhur me demontimin e municioneve në punishten e Gërdecit, shpërthimi i të cilës më 15 mars 2008 shkaktoi 26 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Emri i djalit të ish-kryeministrit ndodhet në listën me 71 persona të cilët sipas SPAK, duhet të pyeten nga trupi gjykues dhe palët në proces.

Në listë ndodhet edhe emri i ish-ministrit të drejtësisë Aldo Bumçi si dërgues i një faksi për Fatmir Mediun lidhur me Gërdecin, në vitin 2007 ku është vendosur shënimi “për Shkelzenin”. Berisha pritet të japë shpjegime edhe për një telefonatë me Fatmir Mediun të kryer direkt pas shpërthimit të 15 marsit 2008.    

Në listën e dëshmitarëve të SPAk është edhe ish-shefi i shtabit Luan Hoxha i larguar nga Shqipëria që prej vitit 2012.

Nga lista prej 90 dëshmitarë që kërkoi pala mbrojtëse e Fatmir Mediut gjykata ka hedhur poshtë thirrjen si dëshmitarëve të personaliteteve të huaja të cilat ishin në listë. Rezervimi i gjykatës për tu shprehur me vonë në lidhje me kërkesat e tjera të avokatëve të Mediut, kryesisht për pyetjen e ekspertëve që kanë kryer ekspertizën e parë të shpërthimit si dhe kryerjen e një eksperimenti nuk është pritur mirë nga avokatët e zotit Mediu.

"Gjykata vendosi që të mos vendosë, nuk e njeh ligji shtyrjen e vendimit në këtë formë. Gjykata duhej të shprehej me po ose me jo" tha avokati Ardian Visha.

Avokati i Mediut, zbuloi se privatisht mbrojtja e ish-ministrit ka kryer një ekspertim për shkakun e shpërthimit, dhe përsëriti se klienti i tij ka pasur rol politik.

"Privatisht e kemi bërë si eksperiment, ministri ka pasur rol të kithët (tërthorazi) në këtë histori, është çështje politike" thotë Visha.

Gjithashtu gjykata rrezoi edhe kerkesën e avokatit të familjareve te viktimave për pyetjen e 12 dëshmitareve por kjo nuk është cilësuar problem për Zamira Durdën.

18 Tetor nis pyetja e dëshmitarëve

Sipas listës të dorëzuar nga prokurorët e çështjes në seancën e ardhshme më 18 tetor fillimisht do te pyetjen 15 dëshmitarët e parë, të thirrur nga SPAK, që janë nga kyesisht familjaret e viktimave të  tragjedisë ose personat që  janë dëmtuar prej saj, nisur nga Zamira e Feruzan Durda, të cilët nga shpërthimi i Gërdecit humbën djalin.

Gjykata përcaktoi se procesi për ish Ministrin e Mbrojtjes do te zhvillohet cdo të enjte ora 9.

Gjykata gjithashtu caktoi dhe një ditë fikse se kur do të mbahet gjyqi ndaj Fatmir Mediut. Çdo të enjte ora 09:00.

Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë përshkak të listës së madhe të dëshmitarëve të cilët janë thirur të dëshmojnë.

Pse akuzohet Mediu?
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në punishten e demontimit të armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj punishtjeje “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, dhe drejtësisë. Fillimisht për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.  Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.  

Ora 20:37
'Shkëlzen Berisha më bëri presion që të dërgoja municion në Gërdec pa vonesa', dëshmia e Luan Hoxhës te amerikanët: Kam frikë (kabllogrami sekret për Gërdecin)

1696358993_1696358884hoxhaberisha.jpg

Gjykata e Posaçme ka pranuar sot listën e plotë të dëshmitarëve të SPAK për tragjedinë e Gërdecit. Bëhet fjalë për 71 emra, ku për herë të parë do të thirret edhe Shkëlzen Berishën, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Mes dëshmitarëve dallohet edhe emri i Luan Hoxhës, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë. Ai u largua nga Shqipëria përmes pikëkalimit kufitar të Rinasit më 4 janar 2012. Largimi i tij ndodhi në kohën kur dosja “Gerdeci” po shqyrtohej në Gjykatën e Apelit, ku Luan Hoxha u gjykua në mungesë madje, trupi gjykues që i caktoi një mbrojtës kryesisht.

Në një kabllogram që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit të Shtetit, në 20 qershor 2009, shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Kabllogrami i publikuar nga VVikileaks, pretendon se i pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Luan Hoxha ishte përgjigjyr me PO”.

Në shtator 2011, Luan Hoxha konfirmoi se kishte raportuar tek ambasadori amerikan, por mohoi që të kishte folur për Shkëlzenin. Në mars 2019, Shkëlzen Berisha, ka përdorur mohimin e Luan Hoxhës për tu mbrojtur nga akuza teksa ka theksuar “vetë Luan Hoxha, në një deklaratë publike thotë se gjatë takimit me Uithers, nuk është përmendur emri i Shkëlzen Berishës”. Luan Hoxha u kërkua dëshmitar edhe në kallëzimin e Zamira Durdës, në vitin 2022, SPAK është shprehur se nuk e ka gjetur adresen e tij pasi ai ndodhet jashtë shtetit. Por përfshirja e tij në një listë të re, të paraqitur së fundi në gjykatë, i hap rrugë mundësisë që Shqipëria të kërkojë pyetjen e Hoxhës atje ku është, me anë të lëtërporosive. Kjo procedurë i mundëson gjykatës dhe palëve në proces, të rendisin pyetjet të cilat dërgohen në SHBA dhe më pas, Luan Hoxha pyetet në një gjykatë amerikane. Përgjigjet e tij kthehen në rrugë gjyqësore në Shqipëri dhe përdoren në cilësinë e provës në procesin “Gërdeci”.

Kabllogrami i plotë i ambasadës amerikane

Klasifikuar nga: Ambasador John l. Withers

1. (C) Këmbëngulja dhe entuziazmi i ngjarjeve të fundit politike, nga kalimi i ndryshimeve të diskutueshme kushtetuese në mesin e prillit deri në votimin e 16 qershorit të pesë kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, ka pak kuptim në sipërfaqe. Thashethemet rrotullohen rreth kryeqytetit se çfarë mund të jetë kjo, por zyrtarët e rangut më të lartë, duke përfshirë kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli dhe presidentin Topi i shmangen spekulimeve të tilla, duke u përqendruar në luftën politike në fjalë. Në këtë klimë gjithnjë e më të ndezur politike, ish-shefi i Mbrojtjes, Luan Hoxha, kërkoi ambasadorin për të diskutuar shkarkimin e tij të fundit, bashkëpunimin e tij me Prokurorin e Përgjithshëm dhe pikëpamjen e tij për faktet për Gërdecin.

2. Në një takim të 17 qershorit që kishte kërkuar me ambasadorin, shefi i Shtabit i shkarkuar së fundmi Luan Hoxha shpalosi anën e tij të historisë në lidhje me shpërthimin e Gërdecit të 15 marsit.

Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi në Ambasadë se që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka marrë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.

Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një "djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, “pa asnjë vonesë”.

I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës. Mbi këtë ai tha se nuk ndihej i sigurt që të fliste.

Ambasadori i tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk konfirmoi që do ta bënte këtë. (Shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion).

Koment: Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë, marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura; ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij.

Sipas të dhënave, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe Mediut. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtetë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n…”

Ora 15:33
Gjyqi i Mediut, lista e plotë e 71 dëshmitarëve të SPAK që do të thirren të dëshmojnë në GJKKO për masakrën e Gërdecit

1696340745_1584307174gerdeci.jpg

Shqiptarja.com sjell listën e plotë të 71 dëshmitarëve të thirrur nga SPAK dhe që GJKKO ka pranuar ti thërrasë në procesin gjyqësor kundër Fatmir Mediut, ish ministri i Mbrotjes në kohën e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona të pafajshëm.

Për herë të parë do të pyetet edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga 71 dëshmitarë në listë, ka dhe shtetas amerikanë ndërsa 19 janë të pandehurit e dosjes së parë për masakrën e Gërdecit, mes tyre biznesmeni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, atëherë drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, atëherë administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

Gjithashtu është thirrur të dëshmojë edhe ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi. Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës.  Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Lista e emrave të dëshmitarëve të thirrur nga SPAK dhe që u pranuan nga GJKKO

  • 1. Feruzan Durdaj
  • 2. Zamira Durdaj,
  • 3. Afërdita Canga
  • 4. Alketa Hazizaj,
  • 5. Fejzi Shehu,
  • 6. Rigon Durdaj,
  • 7. Mimoza Kruja,
  • 9. Hekuran Kaca
  • 10. Shkëlqim Prini
  • 11. Nikolin Hazizaj,
  • 12. Mirela Hazizaj,
  • 13. Drita Cani,
  • 14. Ramazan Alla,
  • 15. Uran Deliu,
  • 16. Mirela Dvorani,
  • 17. Ndue Nikolli
  • 18. Adelina Cani,
  • 19. Ilir Kranja,
  • 20. Veiz Muço,
  • 21. Murat Zguri,
  • 22. Fejzi Shehu,
  • 23. Caje Ciku,
  • 24. Arta Prini (Zela),
  • 25. Qemal Mema
  •  26. Zigur Canaj,
  • 27. Julian Pando,
  • 28. Petrit Behari,
  • 29. Zabit Cuku,
  • 30. Sadik Sula,
  • 31. Agim Vrana,
  • 32. Shaban Brahushi,
  • 33. Begator Mane,
  • 34. Bujar (Abdullah)Nasufi,
  • 36. David Clark Hoëell
  • 37. Ëilliam Merrit Hart,
  • 38. Sidney Tison Macintyre,
  • 39. Rodney Spenser Taylor,
  • 40. Kol Dedgjonaj,
  • 41. Ismet Drenova,
  • 42. Ardian Mullahi,
  • 43. Plarent Ruka,
  • 44. Bardhyl Hoxha,
  • 45. Sokrat Papadhima,
  • 46. Viktor Përshqefa,
  • 47. Anila Lala (Gjergji),
  • 48. Liza Maksuti,
  • 49. Alma Zili
  • 50. Anjola Agolli,
  • 51. Aldo Bumci,
  • 52. Shkëlzen Berisha, i biri i Sali,
  • 53. Ylli Pinari,
  • 54. Luan Hoxha
  • 55. Armand Tartari
  • 56. Ndue Marku,
  • 57. Jorgo Mino,
  • 58. Fatbardh Kuçi,
  • 59. Gëzim Oshafi,
  • 60. Denis Hajdari,
  • 61. Agim Babameto:
  • 62. Shkëlzen Madani,
  • 63. Rezart Tërshana,
  • 64. Besnik Dauti,
  • 65. Dashnor Çaushi,
  • 66. Fari Toska,
  • 67. Zenun Fero,
  • 68. Hilmi Laçaj,
  • 69. Sokol Ngjeçi,
  • 70. Mihal Delijorgji,
  • 71. Dritan Minxolli
Ora 15:30
GJKKO i rrëzoi Mediut kërkesën për dëshmitarët e huaj, avokati: Duhet të na jepet e drejta që të pyeten! Ja përse kërkojmë riekspertim

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatmir Mediut për të thirrur personalitetet e huaja si dëshmitarë. Avokati i Mediut, Ardian Visha tha se duhet t’iu jepet e drejta që të pyeten në gjykatë të gjithë dëshmitarët që kanë kërkuar. Sipas tij, gjykata po sillet në mënyrë subjektive.

"Në listën e dëshmitarëve kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për tu thirrur të gjithë subjektet për tu pyetur para gjykatës. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë, do duhej të kishte marrë këtë vendim sot. Arsyet përse kemi kërkuar ri inspektim, gjykata do duhej të kishte një arsyetim refuzues. Këtë nuk e bëri që për ne është një moment i veçantë i një subjektivizmi i pamerituar.

Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar ligjërisht të shprehet me pranim ose rrëzim. Të gjithë kanë pranuar të vijnë si dëshmitar. Roli politik i ministrit s’ka të bëjë me gjithësia i atribuohet atij nga pikëpamja penale", tha Visha. 

Visha sqaroi edhe përse kërkojnë riekspertim.

Së pari janë thirrur 6 ekspertë të huaj ndërkohë kanë nënshkruar vetëm 3. Kjo është një problematikë e karakterit procedural. Së dyti, kemi një problem me konkluzionin e akt të ekspertimit që është i kontestueshëm, si i pamundur i realizueshëm në natyrë. Nuk është për në e vërtetë ajo që kanë nxjerrë ekspertët si shkak të ngjarjes së Gërdecit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juristi: 03/10/2023 21:11

    Gjykata ka te drejte! Nese Medihoxha, kunati i Celibashit qe ju rrezuw gruaja me Olldashin, duhet ta kishte kontestuar qe atehere ne funksion te detyres si minister por dhe si deputet dhe politikan. Çfare ri inspektimi kerkon tani? Apo tani u vu nen akuze dhe nuk e mbron dot me imuniteti? Sherdheni duhej marre i pandehur bashke me Bumçin dhe te mbrohej sekretarja qe i denoncoi dhe u terhoq. Keto prova ne harmoni me provet e tjera si tabulatet etj do jepnin nje panorame te qarte te pergjegjesive te tyre ligjore. Ne kete menyre me shume duket sikur do shfajsohet perfundimisht. Njekohesisht Medihoxhes i duhet hetuar pasuria njelloj si Ahmetajt. Kjo do ishte drejtesi.

    Përgjigju
  • Vlora: 03/10/2023 19:10

    Sa cudi qe portali Syri nuk e publikoi kete lajm

    Përgjigju
    • vlona 2: 03/10/2023 20:31

      hahahah po pra si ka mundesi valle??? apo do ta haj lopaten edhe ky?

  • Popuplli: 03/10/2023 18:05

    Me n fund e pash dhe emrin e atij Mihal Delijorgji nje her se gjith ai kriminel as kush nuk ja permen emrin, kriminel qe ka bo komplekse me gjakun e popullit

    Përgjigju
  • Mirditori: 03/10/2023 15:37

    Kur mbytet kopea e bagëtis a ka përgjegjësi çobani zotërinj prokuror e gjyqtarë të SPAKUT?

    Përgjigju
  • velo: 03/10/2023 11:31

    Keto gjykata kane frike te therasin Sali non graten por dhe qelbesirin e tij Xen shkerdhaten nuk e therasin dot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?