GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatmir Mediut për të thirrur personalitetet e huaja si dëshmitarë. Avokati i Mediut, Ardian Visha tha se duhet t’iu jepet e drejta që të pyeten në gjykatë të gjithë dëshmitarët që kanë kërkuar. Sipas tij, gjykata po sillet në mënyrë subjektive.
"Në listën e dëshmitarëve kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për tu thirrur të gjithë subjektet për tu pyetur para gjykatës. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë, do duhej të kishte marrë këtë vendim sot. Arsyet përse kemi kërkuar ri inspektim, gjykata do duhej të kishte një arsyetim refuzues. Këtë nuk e bëri që për ne është një moment i veçantë i një subjektivizmi i pamerituar.
Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar ligjërisht të shprehet me pranim ose rrëzim. Të gjithë kanë pranuar të vijnë si dëshmitar. Roli politik i ministrit s’ka të bëjë me gjithësia i atribuohet atij nga pikëpamja penale", tha Visha.
Visha sqaroi edhe përse kërkojnë riekspertim.
Së pari janë thirrur 6 ekspertë të huaj ndërkohë kanë nënshkruar vetëm 3. Kjo është një problematikë e karakterit procedural. Së dyti, kemi një problem me konkluzionin e akt të ekspertimit që është i kontestueshëm, si i pamundur i realizueshëm në natyrë. Nuk është për në e vërtetë ajo që kanë nxjerrë ekspertët si shkak të ngjarjes së Gërdecit.
Lajmi kryesor:
Gjyqi i Mediut/ Gjykata e Posaçme pranoi Shkëlzen Berishën për herë të parë dëshmitar për masakrën e Gërdecit
SI.E.//ReportTv.al