Kronikë

‘Gërdeci krim shtetëror’, Zamira Durda për Report Tv: Drejtësia po zvarritet, Mediu na kërcënoi në GJKKO, na tha mbylleni gojën! E tmerrshme, rrezikojmë të na nxjerrin nga salla

15 Mars, 11:52| Përditesimi: 15 Mars, 17:31

  • Share

TIRANË- Një dëshmi e fortë vjen nga Zamira Durda për Report Tv, e cila në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, ku humbi djalin 6-vjeçar, tregon se si ish-ministri Fatmir Mediu i ka kërcuar në sallën e GJKKO. Në intervistën ekskluzive për Report Tv, Durda rrëfen se si në sallën e gjyqit të GJKKO, Fatmir mediu i ka kërcënuar duke iu thënë “mbylleni gojën”. Absurde se si ish-ministri kërcënon në sallën e GJKKO mbi dëshmitaren kryesore të masakrës së Gërdecit dhe është në gjykim i lirë, por nga ana tjetër Erion Veliaj mbahet në burg nën pretendimet e SPAK se intimidon dëshmitarët. Një akuzë shumë e fortë kjo nga Durda, por mbetet një pikëpyetje e madhe se përse SPAK nuk ka reaguar dhe nuk ka marrë masa?

Madje Durda rrëfen për Report Tv, se nuk kanë asnjë të drejtë në sallë, duke theksuar se si rrezikon që të nxirren jashtë nëse flasin. Gjyqtarja e çështjes së Gërdecit është Irena Gjoka.

Zamira Durda: I kam thënë dhe gjyqtares, të lutem, na kërcënojnë, na bërtasin, mos flni mos reagoni. Si mos të reagojë një nënë?

Gazetari Andi Kapxhiu: Kush iu kërcënon? Keni kërcënime kohët e fundit?

Zamira Durda: Po biles, nga avokatët e atij. E ngriti zërin para dy seancash. Mbylleni gojën, na u ngrit vetë i pandehuri. Na u ngrit drejtpërdrejtë, mbylleni gojën. Po i trajtoni viktimat si heronj, i thuhet gjyqtares.

Gazetari Andi Kapxhiu: Ministri i asaj kohe në sallën e gjyqit iu kërcënoi? Ju tha mbylleni gojën, zoti Mediu...

Zamira Durda: Po, po, pikërisht. Mbylleni gojën. Ishte e tmerrshme të duroje, vetëm i pandehuri ka të drejtë, ne s’kemi asnjë të drejtë të flasim, edhe po folëm do dalim jashtë. Po si durohet?

Gazetari Andi Kapxhiu: Jeni e zhgënjyer edhe me drejtësinë e re.

Zamira Durda: 2 vite jemi ende tek provat e prokurorit, jemi në seancë me datë 18, ka 147 faqe për të lexuar. Vetëm orë leximi, fjalime parlamenti, se s’ka asnjë provë, do vetëm të zvarrisë të përfitojë kohë. Është vrastare, është tallëse për ne viktimat. Na kërcënoi, na u hakërrye i pandehuri në sallë. E pastaj do dilkemi ne përjashta po folëm ne, po si. Të gjithë paguhen për atë proces gjyqësor, vetëm unë jam ajo që mbroj interesat e fëmijës sim.

Në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, me zërin që i dridhet dhe dhimbjen e madhe në shpirt për humbjen e djalit në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda  shprehet se nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për djalin e saj. Shpërthimin e 15 marsit 2008 e ka ende para syve dhe që nga ajo ditë nisi edhe jeta plot kalvar në dyert e drejtësisë.

“Si dita e parë që ka ndodhur shpërthimi. Mendoja ‘ditën e djeshme’, 14 marsin, që kishte qenë lumturia ime familjes, sepse nga ajo ditë deri më sot kemi bërë një jetë të vështirë, të lodhshme, një jetë me shumë dhimbje. Na është mbytur në kalavar dhe dhimbje të mëdha, për familjen, burim e fëmijët”, thotë Durda në një intervistë për Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu.

Edison Durda ishte një nga 26 viktimat që shkaktoi masakra e Gërdecit. Ai ishte vetëm 6 vjeç dhe po luante me biçikletë, kur humbi jetën nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes. Djali im nuk kishte asnjë faj, thotë Durda, por faji i tij i vetëm ishte se doli të luante me biçikletë dhe e poqën, e dogjën.

“Më intereson vetëm gjetja e drejtësisë për tim bir, ia kanë marrë jetën në mënyrë të padrejtës. Faji i vetëm ishte pse doli të lozte me biçikletë, e dogjën, e poqën. Ne nuk ishim në luftë, po të ishte luftë do isha fajtore unë që ta ruaja fëmijën tim, por ai u vra nga shteti, u masakrua. Nuk i njihte as predhat, as municionet, asgjë. Betimi që kam bërë para arkivolit të tij, ditën që e kam nisur për banesën e fundmit, unë s’do rresht dhe motivi im është vendosja e drejtësisë. Kjo është forca ime”, tha Durda.

Zhgënjimin nuk e fsheh as për drejtësinë e re, për të cilën thotë se po zvarrit procesin gjyqësor.

“Për familjarët e viktimave dhe mua, të gjithë dyert e drejtësisë më janë përplasur në fytyrë. Në të gjitha kanë mbajtur të njëjtin qëndrim sepse mbrojnë shtetin, edhe në Strasburg që e fituam nga 2009 dhe morëm fitoren vjet si krim shtetëror, Këtë kalavar kemi fituar vetëm të drejta e viktimës. Vazhdojmë në SPAK që kisha shpresë. Nga avokatët e të pandehurve thuhen që i trajtojnë viktimat si heronj. Kemi dy vjet me provat e prokurorit në SPAK, janë bërë qindra seanca.

Në GJJKO jam pjesë e procesit, i kam të drejtat e mia, por do dëgjosh të pandehurit, kemi dy vjet që zvarritet, jemi akoma tek provat e prokurorit. 6 muaj zgjati akti ekspertimi financiar. 3 muaj po shkon akt ekspertimi ushtarak. Për sa kohë që dha urdhër që  demontimi të bëhej nga punëtorë të pakualifikuar. Ai (Fatmir Mediu) e ka dhënë këtë urdhër që ka zhveshur forcat e armatosura, transporti bëhej me mjetet e ushtrisë. Aty vepronte vetë ushtria shqiptare”, thotë Durda.

Krim shtetëror e quan Gërdecin, siç ka thënë Strasburgu, ndërsa kërkon që të gjithë përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.

“Gërdeci ishte një krim shtetëror që duhet të hetohen ata që e bënë, ata që dhanë urdhër dhe dëmshpërblimet që janë dhënë nga Gjykata Administrative të paguhen nga fajtorët e vërtetë dhe jo taksapaguesit shqiptar. Kjo është vendosja e drejtësisë, kur secili të paguajë për dëmin e shkaktuar. Ka dështuar piramida shtetërore nga presidenti deri te kryeplaku i fshatit. Fajtor të gjendet nga presidenti, te kryeplaku i fshatit dhe të gjithë paguajnë për dëmshpërblimin që është bërë, është qesharak”, theksoi Durda.

Gërdeci la pas 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur. Ish-ministri Mediu po gjykohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, duke mos formuluar asnjë akuzë të re apo bërë hetim të ri. Rikthyen një proces të cilës Mediu i kishte shpëtuar me procedurë shtatorin e vitit 2009, ditën kur ish-ministri kishte marrë mandatin e deputetit dhe tashmë kishte imunitet.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dritan: 15/03/2025 17:00

    Nje Nene Shqipetare qe kerkon drejtesi per djalin qe ja vrau krimineli Berisha me gjithe organizaten kriminale te tije, edhe nje popull qe fle gjume edhe nuk ngrihet bashke te ndihmoje kete nene te gjej drejtesi, Shqipetari e ka treguar qe me kohe qe sdi te ndertoje nje shoqeri qe i pershtatet kontinentit qe ndodhemi, prandaj jemi ne kete gjendje te mjeruar, zoti i dhente force kesaj nenes qe te kerkoj drejtesi per femijen e humbur deri ne fund.

    Përgjigju
  • Lushka: 15/03/2025 15:05

    Un bashkohem me dhimbjen tuaj o njerez qe ngelet me pasoja se do pasuroheshin disa individe. Por me sa kam kuptuar gerdeci eshte ne loj marredhenia Usa Shqiperi. Keshtu qe skeni per te gjetur kurre drejtesi se eshte loj agallaresh thojne. Me vjen shum keq per te gjithe ju qe endeni dyerve te gjykatave edhe prokurorive ne kembim te nje drejtesie te munguar. Di t'ju them zoti i madh ju ndihmofte.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 15/03/2025 17:51

      I rate pika dum -dumanit qe nuk e quan intimidim shprehjet e likes si dhe organizzate kriminale te saliut .E cfar prismi se do te beje drejtesi ? Eshte l'ora e a-mer-ikes ne mes e kuptoni fjalen pentagon .? Dumani kot qendron ne spak duhet te largohet .

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?