“Ai u vra nga shteti, u masakrua”. 17 vite nga masakra e Gërdecit që i largoi nga kraharori djalin e saj 6-vjeçar, Zamira Durda, vijon të kërkojë drejtësi jo vetëm për veten por 25 jetët e tjera të humbura nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin e vogël pranë bashkisë së Vorës.
Gruaja e fortë që e nisi betejën për drejtësi pa asnjë thinjë në kokë që prej vitit 2008, sot 17 vite më pas ka fituar shumë, pasi me insistimin e saj dhe disa familjarëve të tjerë, SPAK kërkoi në vitin 2021 rihapjen e dosjes Gërdeci, çka u rrëzua në shkallën e parë dhe u pranua në Apelin e Posaçëm, duke marrë të pandehur Fatmir Mediun, sot në proces gjykimi.
Nga ky moment, Zamira Durda është e pranishme ndoshta pa asnjë mungesë në çdo seancë përballë ish-ministrit të Mbrojtjes, duke dashur të jetë dëshmitare e parë, se drejtësia për shpërthimin vdekjeprurës për 26 persona dhe përgjakjen e qindra banorëve të tjerë, do të vihet.
Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, Durda dëshmon se ndihet e pambrojtur në gjyq, pasi është kërcënuar në sallë nga Fatmir Mediu.
“Ngriti zërin i pandehuri, na u ngrit drejtpërdrejtë, mbylleni gojën. I thuhet gjyqtarit po trajtoni viktimat si heronj”, thotë Zamira Durda.
Gazetari Andi Kapxhiu: Mediu ju tha mbyllni gojën?
“Po, e tmerrshme. Na kërcënoi, na u hakërrye i pandehuri në sallë”, thekson Durda.
Përballë një kërcënimi të hapur, askush nuk ka reaguar, e ndaj Zamira Durda ndihet e pambrojtur, pasi nëse flet, kërcënohet të dalë jashtë nga salla
“Në GJJKO jam pjesë e procesit, i kam të drejtat e mia, por do dëgjosh të pandehurit, kemi dy vjet që zvarritet, jemi akoma tek provat e prokurorit. Vetëm i pandehuri ka të drejtë, ne s’kemi asnjë të drejtë të flasim, edhe po folëm do dalim jashtë. Nga avokatët e të pandehurve thuhen që i trajtojnë viktimat si heronj”, thotë me zërin e vrarë Zamira Durda.
Kjo akuzë e rëndë që Zamira Durda bën se ish-ministri I Mbrojtjes e ka kërcënuar në sallën e Gjykatës së Posaçme, në gjyqin që drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, natyrshëm ngre pikëpyetje se përse Fatmir Mediu që ushtron presion mbi dëshmitaren kryesore të masakrës së Gërdecit, u hetua dhe po gjykohet I lirë. Një akuzë shumë e fortë kjo nga Durda, që gjithashtu ngre një pikëpyetje po kaq të madhe se përse SPAK nuk ka reaguar dhe nuk ka marrë masa?
Përballë këtij reagimi gjakftohtë ndaj kërcënimeve, e të mos dalluarit se kush është viktima dhe kush është i akuzuari, e ndjerë e fyer, e kërcënuar, e tallur, Zamira Durda, thotë se nuk mposhtet pasi ka për të vënë në vend një amanet.
“Betimi që kam bërë para arkivolit të tij, ditën që e kam nisur për banesën e fundmit, unë s’do rresht dhe motivi im është vendosja e drejtësisë. Kjo është forca ime”, thotë Durda.
Shpërthimi në një fabrikë të demontimit të armëve, la pas 26 viktima, qindra të plagosur, spitale të mbushur me të gjymtuar, të djegur, gati 3000 e biznese shtëpi të rrënuara, shumë lot e dhimbje dhe thirrje për drejtësi. Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim të detyrës të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, në një proces që u rikthye pasi i kishte shpëtuar me procedurë shtatorin e vitit 2009, ditën mori mandatin dhe imunitetin e deputetit
Në proces është pyetur edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit të fishekëve në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec, i cili mes të pavërtetave, ende nuk ka treguar dot, pse shteti i raportonte atij për Gërdecin.
Për ironi të fatit, Berisha në këtë ditë, ka zgjedhur të protestojë për Tik-Tok.
Komente

Nuk kuptoj ne shqiperi ndodhen 5000 shoqata jo qeveritate si nuk ngrihen ne mbrojtje te kesaj nene dhe 27 te tjere te vrare ne gerdec qe te dalin para drejtesise ,Ne serbi dhe ne greqi e ngriten ne kembe, por ngrihen per nje tik tok qe po ndegjeron per leke rine. Sa te keqij te vetes jemi.
PërgjigjuKujtuam se dicka do ish lte dhe ky Dumani po dolli me i tredhur se Llalla, sja mba byca vogel fare nga gardhi PD i dridhen leqet nga plaku Mere dobici serb i Karaxhicit mallkimit te Shqiperis
PërgjigjuPse beni ter ter kot? A e quani fajtor Medihun? atye keni ter diten verdalle, shkoni e futini plumbin, ju beni ter ter per lekse per drejtosi e keni kollja te vini ne vend, vritini fajtoret
PërgjigjuO Zamora, moj zonje, Spaku i berishistit Dum dum dhe kurvarit Dado Sulla it, nuk I interesting Gerdeci. A tyre i intereson nje vakt me i shijshem sic eshte lali Eri. Aroma s’e Kane kuptuar shqiptaret se taksat i ikin per rroga 5-6 mije euro ne muaj per keto kopilë sigurimsash.
PërgjigjuPa hyrë në burg vrasësi Fatmir GËRDECI ky krim nuk zbardhet.
PërgjigjuO Z.Zamira, ata tallen moj zemer qe nga prkuroret e deri te vrasesit e gerdecit qe prej vitesh duhet te ishin ne burg. Mos prit e dashur drejtesi se as ka per tu bere ndonjehere.
Përgjigju