Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka reaguar në lidhje me ndryshimet në sekretariatin e Partisë Socialiste, ku u largua nga posti i sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri. Gështenja thotë shkarkimi i Gjiknurit nga numri 2 i PS dhe emërimi në vend të tij i një ish-ministri të përfshirë në dosjen e inceneratorëve, nuk mund ta shpëtojë Ramën.
‘Inceneratorët po djegin çdo krah të Edi Ramës, e në fund do digjet vetë ai. Shkarkimi i Damian Gjiknurit nga numri 2 i PS dhe emërimi në vend të tij i një ish ministri të përfshirë në dosjen e inceneratorëve, nuk mund ta shpëtojë Ramën. Vetëm pak kohë do fitojë Rama sa të thërrasin Klosin në SPAK, e pastaj me radhë të paktën 16 deputetë të përfshirë në skemën korruptive të inceneratorëve. Të gjithë e kuptojnë se fundi politik i Ramës do jetë i shpejtë për shkak të aferave të tij. Tani na takon Ne të ngrejmë një alternativë të besueshme, larg çdo pazari të këtyre 30 viteve.’- shkruan Gështenja.
Lajmi kryesor:
Ndryshimet në PS-së, Berisha hedh akuza: Gjiknuri u flak si Ahmetaj me këshillën që të arratiset
M.Q./ReportTv.al