Ndryshimet në PS-së, Berisha hedh akuza: Gjiknuri u flak si Ahmetaj me këshillën që të arratiset

26 Korrik 2023, 19:41| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 21:58

  • Share

Sali Berisha komentoi Asamblenë e Partisë Socialiste duke thënë se nisi e përfundoi nën ‘flakët’ e inceneratorëve. Shkarkimi i Gjiknurit thotë Berisha lidhet me dosjen e inceneratorëve, duke e flakur atë njëjtë si Arben Ahmetaj por duke e këshilluar që të arratiset.

Berisha tha se dosja e inecenratorëve po shpërbën këtë kupolë mafiozë e se Rama është i gatshme që t’i shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij.

‘Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, pas asaj Putin-Lukashenko, u mbyll siç filloi, nën flakët e djegësave. Ajo çka mund të thuhet me siguri nga ky zhvillim 50-minutësh është se djegësat po përzhitin, po përcëllojnë me flakët e tyre, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës. Mafia shtetërore më e rrezikshme në Europë, u mblodh me dyer të mbyllura pasi vendi është në flakë. U mblodh me dyer të mbyllura pasi prokuroria speciale, në një dosje 310 faqe, ka tronditur si një tërmet 8-ballësh, mafien më të rrezikshme të Europës. Ka tronditur sepse ka sjellë edhe njëherë në skenë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramën e piramidës së vjedhjes së shekullit me në krye Edi Ramën.

Ajo dosje që rëndom mund të quhet dosja ‘Ahmetaj’, në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo kuptim dhe çdo nënkuptim, është dosja Rama, dosja Veliaj. Ndonëse viktima e fundit, Damiani, që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur, dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar deputetë, ministra të tjerë e me radhë. Ndaj dhe lokali i bukur i pronarit të vet, u shndërrua në shpellë mafie për një orë. Nuk kam asgjë me lokalin, por dyert e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafies shtetërore. Edi Rama është i gatshëm që të shesë secilin prej tyre për të shpëtuar lëkurën e tij. Por vetë është i pashpresë. Socialistëve të ndershëm iu bëj thirrje ta shohin këtë proces shpërbërje si një proces shpëtimi të tyre, se ky është një klan uzurpator, që e shndërroi partinë e tyre në parti krimi.’- tha Berisha.

I gjithë Sekretariati i PS është shkarkuar sot në Asamblenë socialiste dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj. Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi. Në fjalën e tij Rama ka pasur edhe një mesazh për të zgjedhurit socialistë duke i thënë se puna e ndershme i shpëton nga SPAK.

Ora 20:38
Gështenja: Shkarkimi i Gjiknurit nuk do të shpëtojë Ramën! Edhe Klosin do ta thërrasin në SPAK për inceneratorët

1686215090_leftergeshtenja11200x858.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka reaguar në lidhje me ndryshimet në sekretariatin e Partisë Socialiste, ku u largua nga posti i sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri. Gështenja thotë shkarkimi i Gjiknurit nga numri 2 i PS dhe emërimi në vend të tij i një ish-ministri të përfshirë në dosjen e inceneratorëve, nuk mund ta shpëtojë Ramën.

‘Inceneratorët po djegin çdo krah të Edi Ramës, e në fund do digjet vetë ai. Shkarkimi i Damian Gjiknurit nga numri 2 i PS dhe emërimi në vend të tij i një ish ministri të përfshirë në dosjen e inceneratorëve, nuk mund ta shpëtojë Ramën. Vetëm pak kohë do fitojë Rama sa të thërrasin Klosin në SPAK, e pastaj me radhë të paktën 16 deputetë të përfshirë në skemën korruptive të inceneratorëve.  Të gjithë e kuptojnë se fundi politik i Ramës do jetë i shpejtë për shkak të aferave të tij. Tani na takon Ne të ngrejmë një alternativë të besueshme, larg çdo pazari të këtyre 30 viteve.’- shkruan Gështenja.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubel breca: 27/07/2023 09:19

    Te pakten ky te mos ndjehet. Ky coj partin e tij per lesh.

    Përgjigju
  • Dosja: 27/07/2023 05:32

    Na ha m..... salo

    Përgjigju
  • Ehuuu: 26/07/2023 19:56

    Po ky ku nuk la vend pa futur hundet. Po shiko pdn lere ps se ka kush merret me te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?