Tirane- Shqiptarët festojnë sot 112 vjetorin e Pavarësisë, ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin duke shpallur kështu pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Ne Vlore ngrihet Flamuri
Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit në Vlorë që u mbajt paraditen e sotme ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krah kryeministrit Edi Rama, presidentit Begaj dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar krerët e shtetit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare. Krerët e shtetit u takuan edhe me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, i cili ishte i pranishëm në ceremoni e qytetarë të tjerë.
Shqipëria 112 vjet e pavarur dhe politika
112 vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian, por njëkohësisht pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme.
Bashkimi? Si maxhoranca dhe opozita janë të bashkuar në një pikë se 28 Nëntori, Dita e Flamurit është një datë e rëndësishme të identitetit kombëtar.
Ndarja- Ndërsa maxhoranca e sheh me optimizëm këtë vit për të çuar para objektivin e saj të integrimit të Shqipërisë në 2030 për opozitën Shqipëria po jeton momentet e saj më ‘gri’
Kreu i shtetit, Presidenti Bajram Begaj nga Vlora apeloi për Bashkim për të çuar përpara arritjet e Shqipërisë dhe kombi.
“Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e Pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, tha Kreut të Shtetit.
Kryemninistri Edi Rama zgjodhi të urojë shqiptarët përmes këngës 'Për ty atdhe' kënduar nga Ramë Lahaj ndërsa në videoklipi ishte xhiruar me fëmijë të veshur me veshje patriotike që kërcejnë në çdo cep të Shqipërisë.
Mesazhet e urimit u përcollen edhe nga ndërkombëtarët.
Ndërsa në Tiranë për të dytin vit organizohet parada e shqiptarëve një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare dhe ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm.
Në lajmet në zhvillim reagimet e politikës shqiptare
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka uruar me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Spiropali thotë se sot jemi 112 vite pas nëntorit të lavdishëm të Ismail Qemalit.
Spiropali shton se qëllimi tani është që flamurin e Kastriotëve ta çojmë në BE dhe të bëhemi yll i pashuar. Më herët kryeparlamentarja ishte në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së Flamurit së bashku me presidentin Begaj dhe kryeministrat Rama dhe Kurti.
"GËZUAR DITËN E FLAMURIT
112 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të Shqipërisë së Pavarur, Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, që na bashkon, afron dhe frymëzon, drejt qëllimit tonë kombëtar: të çojmë flamurin e Kastriotit në BE dhe të bëhemi një yll i shtuar në flamurin e familjes së madhe të Europës, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti, historia, gjeografia, arti, kultura, vizioni, e tashmja, e ardhmja, dhe gjithçka."
Sali Berisha ka uruar në Facebook, festën e Flamurit. Pas lirimit nga arresti shtëpiak, Berisha shkruan se 28 nëntori është festa e festave.
Më tej Berisha bën një rezyme të 112 viteve të shtetit shqiptar, teksa nuk lë pa sulmuar kundërshtarin e tij politik Edi Rama, duke e quajtur 'Pashiqin e Tiranës'.
'Gëzuar 28 Nëntorin, festën e festave!
Miq, sot shqiptarët në Shqipëri dhe kudo jetojnë festojnë 28 Nëntorin si festën e të gjitha festave, Diten e Flamurit tonë kombëtar, ditën e shpalljes nga Ismail Bej Vlora, 112 vite më pare në qytetin e Vlorës, të Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 28 Nëntor të vitit 1443 prijësi i përjetshëm i kombit Shqiptar ngriti flamurin e tij, flamurin Kuq e Zi në Krujë. Po në këtë datë të vitit 1944, nga Shqipëria u larguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha, i cili pasi shndërroi luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj në një luftë vllavrasëse, do të vendoste në Shqipëri si “Hitleri shqiptar” i Pas Luftës së Dytë Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.
Sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë dhe i përulemi me mirënjohjen më të thellë flamurit tonë kombëtar, babait të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të saj. Nderojmë prijësin e përjetshëm të kombit tonë, Skenderbeun dhe qindra mijra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat, për liri dhe dinjitet kombëtarë e njerëzor.
Prandaj të dashur miq, ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati. Por në festojmë këtë ditë të madhe me diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, “Pashiqit” të Tiranës, që po shkretëton dhe zbraz sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët dhe që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës. Le të na frymëzojnë n dita e Pavarësisë për të çliruar sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i “Pashiqit” të Tiranës.
Duke përfunduar, të dashur miq, le t’i urojmë ne mbarë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Nderim për jetë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të Pavarësisë.
Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë. GËZUAR! #sb'
Presidenti Bajram Begaj ishte sot në sheshin e Flamurit në Vlorë teksa uroi shqiptarët me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.
Begaj thotë se kjo ditë është simboli i arritjes më madhështore të shqiptarëve. Nga ana tjetër uron që shqiptarët të kenë angazhim e iniciativë të ndërmarrin me vendosmëri arritje për ta çuar para kombin.
“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!
Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar.”
Presidenti i Republikës krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit.", uron Begaj.
Në 112 vjetorin e Pavarësisë ushtria ka valëvitur flamurin kuq në ‘qiellin’ e Vlorës për të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në sheshin e Flamurit.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se flamuri është varur në një nga helikopterët e Forcave të armatosura.
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Vlorë tek sheshi i Flamurit teksa u mbajt Ceremonia e ngritjes së Flamurit. Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.
Për gazetarët Vlora uroi festën e pavarësisë, teksa theksoi se ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912, e së fundmi uron që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë.
'112 vite, është si të ishte viti I parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri është e njëjtë. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të jepja një urim për Shqipërinë. E kaluara është e kaluar por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!'
Edi Rama dhe Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, Rama së bashku me kryeministrin e Kosovës, bisedojnë me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.
Fillon ceremonia e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës.
Në këtë ceremoni marrin kryeministri Rama, krah kryeministrit Albin Kurti si dhe krerët e shtetit Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Ndërkohë që pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Ceremonia po zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë.
Kreu i PL-së Ilir Meta nga burgi i Fierit ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Meta e quan 28 nëntorin, festën e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.
Meta shton se kjo festë i bashkon të gjithë shqiptarët të luftojnë kundër çdo pushtuesi apo kolonizatori të vjetër apo të ri.
'Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!
Urime të gjithë shqiptarëve kudo janë 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!
Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë na fton të gjithëve të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial kundër çdo pushtuesi dhe kolonizatori të vjetër apo të ri, në mënyrë që Flamuri Kuqezi me shqiponjën dykrenare, simboli ynë i shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i pacënuar, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit.
Të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur, mençurinë dhe patriotizmin më të lartë për mbrojtjen e këtyre idealeve e vlerave, si dhe në përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar!
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ata ndodhen!'
Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët Ditën e Pavarësisë, duke e cilësuar si datën më të rëndësishme të identitetit kombëtar.
Ai shprehet se momentet historike janë të lidhura me këtë ditë, si ngritjen e flamurit nga Skënderbeu, Shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe ditëlindjen e Adem Jasharit.
Basha shton se 28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për përgjegjësitë kombëtare, duke shprehur nderim për ata që sakrifikuan për liri dhe bashkim kombëtar.
'Urime 28 Nëntorin, datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar!
Prej ngritjes së dykrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë, te Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Bej Vlora në Vlorë e deri te ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit në Prekaz, janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë datë.
28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi, ashtu sikurse është edhe një moment reflektimi për përgjegjësitë që kemi përpara.
Nderim përjetë dhe lavdi të gjithë atyre që u flijuan për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar!', uron Basha.
Te shpifurit e kombit, hajdutet dhe kriminelet...po nderojne diten e pavaresise. Ju hengert mortja te gjitheve ishalla!
PërgjigjuPo ky s'i ka veshur pelevreket sot?!!!
Përgjigjugezuar 28 dhe 29 netorin zoti e bekofte shqiperine tone te dashur
PërgjigjuSali hajt pir....u !!
PërgjigjuPer fate te keq viten po ikun por as nje gja per terezi ska shteti.
PërgjigjuDita e pavarësisë duhet të shpallet dika kur te perendoje klani Berisha.
PërgjigjuPo per 29 Nentorin ,a do te kete ndonje parade? JO? Ah,po ,e kuptova pak me vonese.Shqiperia nuk eshte pushtuar asnjehere,kane qene kalimtare,transit nga veriu ne juge,nga perendimi ne juge-juglindje.Ne SHQIPERI? Po,ka patur lufte,por ka qene lufte civile e organizuan nga komunistet ben udhehequr e Jugosllaveve.A kish pushtues? Joooo.Ata ishin forca qe kerkoni themelimin e BE.Ndaj sot ne Tirane duhet nje shesh me emrin Adolf Hitler dhe ne Durres duhet sheshi shetitore Benito Musolini.Ata donin Shqiperine ne BE.Por che besh.." .komunistet e poshter" e sabotuar.Ndaj nuk ka pervjetor clirimi.Ishte " lufte civile" mes forcave pro europiane dhe komunisteve antieuropiane".Keshtu duhet pare e shkruar Historia.
Përgjigju