Giorgia Meloni nesër në Shqipëri, me Ramën në kampin e emigrantëve në Gjadër! Zbulohet axhenda e kryeministres italiane

4 Qershor, 09:28| Përditesimi: 4 Qershor, 20:38

  • Share

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojë ditën e mërkurë në 5 qershor, Shqipërinë ku do të pritet nga kreu i qeverisë Edi Rama. Vizita e Melonit do të ketë në fokus inspektimin e qendrave të emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin shqiptar.

Zyrtarisht Këshilli i Ministrave bën me dije se kryeministrja Giorgia Meloni dhe Edi Rama në orën 11:15 do të vizitojnë zonën e Gjadrit në Lezhë, që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit. Në Shëngjin në qendrën e pritjes së emigrantëve, në orën 12:20 Meloni do të zhvillojë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë punimet për qendrën pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit kanë përfunduat. Të hënën më (3 qershor) në këtë qendër mbërriti edhe policia italiane, që do të dislokohet në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve.

Fillimi i protokollit të marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë emigrantë deri në portin e Shëngjinit, shkruante dje La Repubblica.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve  të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtaraka italiane apo ato të Guardia di Finanza-s derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.  Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/06/2024 08:12

    O Xhavit Karai un Rexhep Leka jam me 3 fakultete pse gënjen mor burr ? ? ? E flas 8 gjuh të huaja. E kam titullin profesor doktor mor Xhavit Karai.

    Përgjigju
  • Xhavit Karai: 07/06/2024 14:06

    O komentusa jeni bo më keq se Rexhep Leka [ kepi ] me 8 klas shkoll. Po vllezërit tuaj Shqiptar që ishin me qindra mijra vet para ça vitesh në itali refugjat ishin plera ? ? ? Pra dhe kta njerëz jan mor të uruar. Kshu ēshtë Zoti të vë dhe në prov. Prandaj Edi Ramës hallall i qoft për ktë rast. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Loni: 05/06/2024 06:10

    Pularia italiane kushton 14 milion euro. Tani prisni se s'keni parë vezët akoma.

    Përgjigju
  • edija: 04/06/2024 22:02

    mos te alarmohemi shum me emigratet se do ket edhe me mir mbas tyre , do te arrijn plerat e gjith europes per riçiklim apo seleksionim , ky vend vellezer eshte pron e atyre qe kan kuptu se si esht filmi dhe bejn si te duan , i lumt, komplimenti, i pafshin hajrin

    Përgjigju
  • Emigrante: 04/06/2024 17:18

    Gjithe populli do te pres me entuziazem e brohorima udheheqesit : FALEMINDERIT QE PO NA SILLNI REFUGJATET ! BURGU LAGER I EMIGRANTEVE NJE GUR I CMUAR I MIQESISE MELONI-RAMA!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?