Kampet e emigrantëve në Lezhë/ Të mërkurën vjen Meloni, punimet për qendrën pritëse në Shëngjin drejt fundit, të pranishëm dhe karabinierët italianë

3 Qershor, 11:03| Përditesimi: 3 Qershor, 14:39

  • Share

Punimet për qendrën pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit po shkojnë drejt fundit. Këtë të hënë kanë mbërritur policia italiane, të cilët do të dislokohen në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve.

Ndërkohë ditën e mërkurë, pritet të mbërrijnë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila së bashku me kryeministrin Rama do të vizitojnë qendrën pritëse në portin e Shëngjinit dhe do të inspektojnë ecurinë e punimeve për kampin e Gjadrit.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.  Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?