TIRANË - 'Giro d'Italia', gara e famshme e çiklizmit nis nesër (9 maj) me Etapën e Parë nga Durrësi në Tiranë. 184 çiklistë do përshkruajnë një itinerar që përfundon në kryeqytet, teksa Policia e Tiranës ka rikujtuar edhe njëherë akset ku më 9 dhe 10 maj ndalohet parkimi dhe qarkullimi në fashën orare nga 08:00 - 18:00.
Veç ditës së premte kur Etapa e Parë përfundon në Tiranë, të shtunën më 10 maj Etapa e Dytë me karakter kronometri do zhvillohet e gjitha në kryeqytet. Të shtunën ndalimi i parkimit dhe qarkullimit në disa akse do fillojë që në orën 08:00 të mëngjesit.
Akset ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi më 9 dhe 10 maj në Tiranë:
Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:
Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:
Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00
Segmentet e rrugëve:
Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rrugën e “Elbasanit”,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rrugën “Ali Shefqeti”;
Rrugën “Alajdin Frashëri”;
Rrugën e Rexhekrit;
Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rrugën “Sotir Çaci”;
Rrugen “Xhanfize Keko”;
Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës ?Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
Ndalim parkimi
Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
Segmentet e rrugëve "Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve?
Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës, Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.
TRE ETAPAT NË SHQIPËRI
ETAPA 1: 9 Maj / Durrës - Tiranë
Xhiro do të nisë rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë. Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.
ETAPA 2: 10 Maj / Tiranë - Tiranë
Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.
ETAPA 3: 11 Maj / Vlorë - Vlorë
Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.
Në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.
Automjetet do të largohen me mjet karrotrec dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.
Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.
Sipas njoftimit të policisë u bëhet apel qytetarëve që të tregojnë mirkuptim lidhur punën e ndërrmarë nga forcat e policisë për mbarëvajtjen e sigurisë publike.
"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie."-thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, apelon që të shmangen parkimet e gabuara, në akset e përfshira në itinerarin e garës. Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në imazhin e vendit.
Policia e Durrësit ka rikujtuar edhe njëherë qytetarët rrugët që do të bllokohen në kuadër të garës më prestigjioze të çiklizmit në Europë, Giro d’Italia.
Njoftimi i plotë:
Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:
Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:
Ndalim parkimi
Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00
Segmentet e rrugëve:
Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)
Rruga e Re e Portit
Rruga "Aleksandër Goga"(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)
Rruga "Dëshmorëve" (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)
Rruga "Adria"(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)
Rruga "Pavarsia"(deri në Plepa)
Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00
Rruga “Mars 91”
Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit Rruga “Pavarësia”
Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Autostrada "Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan".
Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.
Rruga "Taulantia"(nga ish-hotel "Vollga" deri te hotel "Arvi")
Rruga "Anastas Durrsaku"(nga ish-hotel "Vollga" deri te gjimnazi "Gjergj Kastrioti")
Rruga e Re e Portit
Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon.
Komente
