Ogerta Manastirliu

Sport

“Giro d’Italia' nisi me prezantimin e 23 ekipeve në Sheshin Skënderbej, Manastirliu: Shqipëria e nderuar që për herë të parë mikpret një ngjarje kaq të rëndësishme

7 Maj, 22:03| Përditesimi: 7 Maj, 22:08

  • Share

Në një atmosferë festive në Sheshin Skënderbej, u mbajt sot ceremonia e hapjes së edicionit të 108-të të “Giro d’Italia”, ngjarja më e rëndësishme e çiklizmit në Itali dhe ndër më prestigjiozet në botë që për herë të parë nis nga Shqipëria. Në skenën gjigande të ngritur në qendër të Tiranës, u prezantuan 23 ekipet pjesëmarrëse, ndërsa organizatorët sollën një shije nga tradita shqiptare me valle të interpretuara nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, instrumentistë dhe këngëtarë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përshëndeti këtë aktivitet madhor.

“Për ne, Giro d’Italia përfaqëson një moment të rëndësishëm sepse ‘Giro d’Italia’ vjen për herë të parë në Shqipëri, dhe ky është një moment historik për sportin shqiptar, por edhe për promovimin e kulturës, turizmit dhe peizazhit shqiptar.” iu drejtua ajo gjithë kombit italian në gjuhës e tyre. 

Sportdashësve shqiptarë Ministrja Manastirliu iu drejtua:

“Për ne është një nder i madh dhe jemi vërtet krenarë që Giro d’Italia, ‘Grande Partenza’ vjen për herë të parë në Shqipëri, dhe Shqipëria futet në hartën ndërkombëtare të aktiviteteve të këtij kalibri.

Një aktivitet prestigjioz si Giro d’Italia që do të mbahet në tre qytetet tona në Durrës, Tiranë dhe Vlorë në datat 9, 10 dhe 11 maj. Është një prej aktiviteteve që do të shoqërohet me shumë aktivitete të tjera kulturore e artistike, dhe ju ftojmë të gjithëve për ta ndjekur dhe për të qenë pjesë e këtyre aktiviteteve.”

Në fund, Ministrja Manastirliu iu drejtua audiencën anembanë botës të Giro d’Italia:

“Mirë se erdhët në Shqipëri, mirë se erdhët në Tiranë, dhe le të fillojë Giro d’Italia nga Shqipëria, nga Tirana!”

Pas fjalës përshëndetëse të Ministres Manastirliu, nisi ceremonia e prezantimit të 23 skuadrave pjesëmarrëse, duke i dhënë kështu zyrtarisht startin kësaj ngjarjeje sportive historike për vendin tonë.


Lajmi kryesor:

Emrat/ 184 çiklistë dhe 23 skuadra, prezantohen protagonistët e Giro d’Italia në sheshin ‘Skënderbej’! Shqipëria tre ditë në sytë e botës


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?