Sociale
Sport

Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë/ Ja rrugët ku do të ketë bllokim të qarkullimit dhe parkimit në Durrës

8 Maj, 13:23| Përditesimi: 8 Maj, 13:32

  • Share

1746613095_giroditalia.jpg

Policia e Durrësit ka rikujtuar edhe njëherë qytetarët rrugët që do të bllokohen në kuadër të garës më prestigjioze të çiklizmit në Europë, Giro d’Italia.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

Ndalim parkimi

Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00

Segmentet e rrugëve:

Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

Rruga e Re e Portit

Rruga "Aleksandër Goga"(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

Rruga "Dëshmorëve" (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

Rruga "Adria"(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

Rruga "Pavarsia"(deri në Plepa)

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

Rruga “Mars 91”

Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit Rruga “Pavarësia”

Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Autostrada "Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan".

Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

Rruga "Taulantia"(nga ish-hotel "Vollga" deri te hotel "Arvi")

Rruga "Anastas Durrsaku"(nga ish-hotel "Vollga" deri te gjimnazi "Gjergj Kastrioti")

Rruga e Re e Portit

Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon.


Lajmi kryesor:

'Giro d'Italia' nis nesër Etapën e Parë nga Durrësi drejt Tiranës, ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi në kryeqytet për dy ditë


Xh.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?