Shqipëria bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar! Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.
Tre etapa magjepsëse Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare, ku 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare.
Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.
Edhe pse plani i masave të ndërmarra u bë i ditur një ditë më parë Policia e Durrësit ka sjellë përsëri sot në vëmendje rrugët ku do të ketë ndalim të qarkullimit dhe të parkimit më datat 8 dhe 9 maj.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:
Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:
Ndalim parkimi
Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00
Segmentet e rrugëve
Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)
Rruga e Re e Portit
Rruga "Aleksandër Goga"(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)
Rruga "Dëshmorëve" (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)
Rruga "Adria"(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)
Rruga "Pavarsia"(deri në Plepa)
Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00
Rruga “Mars 91”
Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit Rruga “Pavarësia”
Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Autostrada "Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan".
Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.
Rruga "Taulantia"(nga ish-hotel "Vollga" deri te hotel "Arvi")
Rruga "Anastas Durrsaku"(nga ish-hotel "Vollga" deri te gjimnazi "Gjergj Kastrioti")
Rruga e Re e Portit
Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon.
Policia e Elbasanit përmes një njoftimi zyrtar për mediat ka bërë publike akset që do të bllokohen në kuadër të turit çiklistik “Giro d’Italia 2025”.
Aksi që do të bllokohet është ai Karinë - Peqin - Bradashesh - Shijon - Gracen, më datë 9 maj nga ora 11:30 deri në orën 15:30.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 9 maj 2025, në Elbasan, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.
Masat që do të zbatohen në territorin e qarkut Elbasan janë:
Bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në aksin rrugor:
“Karinë - Peqin - Bradashesh - Shijon - Gracen”, gjatë orarit 11:30 – 15:30.
Ndalimi i qarkullimit dhe ndalimi i daljes në këtë aks nga rrugët dytësore përgjatë segmentit të garës.
Moslejimi i lëvizjes së kamionëve që vijnë nga Qafë Thana, gjatë orarit të aktivitetit.
Rrugë alternative për në drejtim të jugut:
Për mjetet që udhëtojnë nga Qafë Thana, Librazhdi dhe Elbasani, në drejtim të jugut, orientohen të përdorin aksin rrugor alternativ “Elbasan-Kryqëzimi i Cërrikut-Cërrik-Belsh-Kuçovë"
Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët për mirëkuptimin gjatë këtij aktiviteti çiklistik, si dhe apelon dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin qarkullimin në akset rrugore që janë pjesë e itinerarit, në oraret e zhvillimit të aktivitetit dhe të përdorin rrugë alternative.
Komente
