Mark Paloka, i afërm i Florian Pervathit i cili dy ditë më parë vrau vëllain e vrasësit të babait të tij, shprehet se drejtësia ka munguar dhe nga 7, autori Ndue Lekgjonaj ka bërë vetëm 4 vite burg. Paloka thekson se i mituri duket se e ka mbajtur të fshehtë në vetëvete që do të kryente vrasjen, pasi asnjëherë nuk është shprehur më parë.
"Me sa jam në dijeni unë, e ëma dhe i ati e kanë lënë në një ditë. I ka mbajt xhaxhai. Isha në emigrim në atë kohë, por sipas vëllezërve të Martines që i kam kushërinj, më treguan ngjarjen që e kanë vrarë, kanë aksidentuar edhe djalin me makinë, pastaj ka pirë helmin dhe e shoqja. Këto kanë qenë të vegjël. Me dijëninë time janë 4, një vajzë dhe 3 djem. Akoma adoleshent është. Shumë herë vite, ishte djalë i sjellshëm, i respektonte njerëzit e vet kudo që i takonte. Nuk u shprehte, merrej me karate dhe pikturë, nuk jepte për kështu. E ka mbajt në vetëvetë të mbyllur atë punë. Siç është ai kanuni jonë, marrja e gjakut është larja e të gjithëve. E ka bërë krimin dhe është vetëdorëzuar. S'ka pasur arsye të ikte. Enigmë, ai e ka bërë me patjetër me vetëdije. Motrën më duket e ka në Itali, flas me atë që më kanë thënë njerëzit e tij. S’kam pasur kontakt me djalin. Kanë të bëjnë shumë psikologët. Kanë lënë 4 jetimat, duhet të ishin marrë psikologët. Keq për të dyja familjet tani.”-tha Paloka.
Lajmi kryesor:
Gjakmarrja në Lezhë/ Prokurori i shkarkuar nga vetingu kërkoi dënim minimal për vrasësin e të atit të 17-vjeçarit para 13 viteve! Vrasësi ia hodhi me 7 vite burg
//ReportTv.al