Arbnor Muçolli

Gjashtë gola në 16 ndeshje në Suedi, kush është 'risia' e Sylvinhos në Kombëtare

10 Nëntor 2023, 17:23
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2024, kundër Moldavisë më 17 nëntor dhe Ishujve Faroe tre ditë më pas në Tiranë. Kuqezinjtë janë thuajse në fazën finale të Europianit, teksa një pikë në transfertën moldave do bënte që për herë të dytë të siguronim edhe zyrtarisht finalet e një Europiani, pas Francë 2024.

Këtë mesditë, trajneri Sylvinho publikoi edhe listën me 24 emrat e grumbulluar për këto sfida. Në sy binte rikthimi i sulmuesit Arbnor Muçolli. 24-vjeçari u bashkua këtë verë me Goteborg në Suedi, ku ka nënshkruar deri në janarin e 2027.

Këtë sezon, Muçolli ka 1351 minuta në këmbë dhe në 16 ndeshje ia ka dalë të shënojë gjashtë gola, duke treguar formën e mirë. Ky është një rikthim për Muçollin me Kombëtaren, teksa Sylvinho e ka grumbulluar edhe më herët, por pa i dhënë minuta loje duke e lënë në tribunë.

Me fanellën kuqezi ai ka zhvilluar tre takime, pikërisht në miqësoret kundër Estonisë, Arabisë Saudite dhe Armenisë, të gjitha në kohën e Edy Rejës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?