Ngrica dhe mjegulla sollën probleme në Rrugën e kombit, ku një aksident u shumëfishtë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 11 dhjetorit në segmentin Rrëshen-Kalimash. 13 automjete mes të cilëve dhe një trajler i tonazhit të rëndë, u përplasen me njëra-tjetrën dhe barrierat e rrugës në zonën e Blinishtit në Mirditë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30 minuta e për pasojë mbetën të plagosur dy persona. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta rruga e kombit në afërsi, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për normalizimin e qarkullimit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për aksidentin u bë prezenca e mjegullës dhe ngricave në rrugë, duke sjellë rrëshqitjen e makinave dhe përplasjen me njëra-tjetrën dhe barrierat e rrugës.
Një aksident me 13 automjete të përfshira ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm 2 persona të lënduar.
Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokua për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.
Report Tv sjell pamjet nga aksidenti në Rrugën e Kombit, ku janë përfshirë 13 automjete. Siç shihet edhe në pamje, në rrugë ka pasur prezencë mjegulle që ka sjellë edhe vështirësi në fushë pamje.
Po ashtu edhe ngricat janë bërë shkak për krijimin e këtij aksidenti.
Shkaku: shpejtesia duhet te thoni. Se duket sikur kta jane ne rregull dhe ka shkuar mjegulla ti perplasi. Duhet bere kulture qe tja vini fajin atij qe e ka ne kete rast dhe te thuhet shkaku:"shpejtesia e larte ne kushte te mjegulles" ose MOS RESPEKTIMI i distancave te sigurise dhe shpejtesia ne kushte mjegulle dhe mungesa e ndezjes nga ana e shoferit te dritave te pasme anti-mjegull qe 85% e shofereve se dine fare ku ndizen she per cfare jane.
PërgjigjuPo nuk u hodh kripe rregullisht edhe nqs je me 4x4 dhe me vetem 30km/h del nga rruga or teeeejjjjj
Kishte akull në rrugë përveç mjegullës. Unë prita 45 minuta aty sa u lirua rruga nga ky aksident dhe fill 50 metra sa i lashë pas grumbullin e makinave të përplasura, i jap gaz dhe makina fillon rrëshket rreth 100 metra sa në njërin krahë në tjetrin. Shyqyr s’kisha makina në krahë dhe shyqyr s’më përplasi në barrierë makina ime se do isha makina numër 14 e përplasur.