Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ditën e sotme feston 51-vjetorin e lindjes.
Gjekmarkaj ka vendosur të qëndrojë në Parkun Olimpik për të vëzhguar numërimin e votave të diasporës. Gjatë urimit, pranë tij ka shkuar edhe deputetja Elda Hoti, e cila shihet me tortë për ta uruar.
Nga ana tjetër, shihet që pranë Gjekmarkaj shkon edhe drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi, për ta uruar.
Si dy nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë, Gjekmarkaj dhe Çuçi kanë lënë mënjanë garën politike dhe kanë takuar njëri-tjetrin.
Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ditën e sotme feston 51-vjetorin e lindjes. Krahas urimeve nga kolegët të tij në Partinë Demokratike, deputeti ka marrë urime dhe një tortë edhe nga kolegë të Partisë Socialiste, teksa vëzhgonte numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik 'Feti Borova; në Tiranë.
Komente
