Gjekmarkaj në Spitalin Ushtarak

Kronikë

Protesta e PD/ Gjekmarkaj la mbrëmë spitalin, referoi shtrëngime në kraharor, por s'rezultoi të kishte probleme

24 Dhjetor, 10:37| Përditesimi: 24 Dhjetor, 11:06

  • Share

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka dalë mbrëmjen e djeshme nga ambjentet e spitalit, pas probleme të shfaqura gjatë protestës së PD-së me bllokimin e lëvizjeve në kryqëzimeve kryesore të Tiranës

Gjekmarkaj ishte në zonën e Pallatit me Shigjeta ku mund të ketë pasur tensione me policinë dhe u rrëzua në tokë e më pas u dërgua në spitalin Ushtarak.

Gjekmarkaj u dërgua nga Ushtaraku në QSUT për ndihmë të specializuar. Mësohet se po mbëmjen e djeshme është larguar nga spitali pasi iu kryen ekzaminimet përkatëse te Kardiologjia.

Deputeti referoi shtrëngim në kraharor, por nuk rezultoi të kishte probleme, bënë me dije burime nga QSUT për Report Tv.

Lajmi ne perditesim... 


Lajmi kryesor:

Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht


G.K/S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?