Punëtori gjen 2 pistoleta pranë spitalit privat, i fshehën 'ushtarët' që po ruanin ekzekutorin, ikën kur erdhi policia, armët s'u përdorën në vrasjen e dyfishtë në Laç

27 Qershor 2020, 13:25| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 20:31

  • Share

TIRANE-Gjenden dy armë zjarri pranë spitalit privat në Qytet Studenti ku po mjekohej fshehurazi Eduart Lamaj i akuzuar si ekzekutori i dy biznesmenëve në Laç, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Armët ishin fshehur në daljen e pasme të spitalit privat. Policia thotë se pistoletat, njëra 'Glock' dhe tjera 'Bereta' me vjaska për silenciator ishin fshehur në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes. Por, Report Tv sjell foton e pistoletave dhe pamjet nga vendi ku ishin fshehur armët, në daljen e pasme të spitalit privat, jashtë rrethimit të murit ndarës, jo në pusetë, por poshtë disa pllakave në një rrugicë në rikonstruksion.

Dy pistoletat e gjetura sot në mëngjes prapa ambienteve të spitalit “Amavita” në Tiranë, besohet se i përkasin dy personave që kanë qëndruar si roje, për të garantuar sigurinë e të plagosurit Eduart Lamaj. Këta persona besohet se janë larguar me shpejtësi duke braktisur dhe armët që kishin me vete, sapo kanë vënë re prezencën e policisë së Tiranës, në ambientet e spitalit privat "Amavita", ku ndodhej i shtruar Eduart Lamaj.

Largimi i tyre është bërë pa u vënë re nga policia, ndërkohë që sot njëri nga njerëzit që shërbente si punëtor në rrugicën në rikonstruksion, ka konstatuar praninë e dy armëve të zjarrit dhe menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku dhe ka dhënë sqarime mbi rrethanat se si i ka gjetur armët. Ndërkohë policia dhe prokuroria e Laçit pohojnë se dy armët nuk janë përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë Bujar Hasani dhe Paulin Gjegji, pasi në këtë vendngjarje janë gjetur gëzhoja automatiku që ka përdorur Eduart Lamaj dhe gëzhojat e pistoletës “Glock”, që ka përdorur Bujar Hasani.

Grupi i hetimit dyshon shumë se dy armët i përkasin personave që kanë shërbyer si roje pranë spitalit “Amavita”, me qëllim garantimin e sigurisë së Eduart Lamajt, që kishte shkuar aty fshehurazi për t'u kuruar. Policia ka kërkuar pamjet filmike të spitalit por edhe të bizneseve për rreth me shpresën e identifikimit të dy personave që kanë qëndruar të armatosur jashtë spitalit, gjatë ditëve kur Eduart Lamaj, ka qenë i shtruar dhe po kurohej në spitalin privat.

Eduart Lamaj mbeti i plagosur nga atentati dhe disa ditë pas ngjarjes pas rëndimit të gjendjes shëndetësore ka shkuar për t'u mjekuar te spitali privat ilegalisht. Dy mjekët që e operuan Viktor Marku dhe Besim Lama u arrestuan dhe ndodhen në burg për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së vërtetës.

Ndërkohë që në kërkim për atentatin janë 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), personazh i njohur për drejtësinë, 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora vlora: 27/06/2020 14:51

    Ishe skifter i zoti apo ngele pa lek edhe hajt po e provojm me u bo gjujts. Kshu është kur ndron zanat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?