Tetë gramë kanabis janë gjetur në burgun e Vlorës, pas kontrolleve të bërë mbrëmjen e djeshme.
Bëhet me dije se droga u gjet pas kontrolleve në disa qeli nga Policia e Burgut të Vlorës, që erdhën si pasojë e disa informacioneve të marra në rrugë operative.
Mësohet se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të burgjeve kanë nisur verifikimet në bashkëpunim me policinë e shtetit për të zbuluar se u fut sasia e kanabisit në burg.
Kujtojmë se më 1 shkurt në burgjet në vend u zhvillua një superoperacion që vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive. Superoperacioni i Policisë zbuloi se të dënuarit për vepra të rënda penale kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda qelisë duke krijuar një grup të strukturuar kriminal. Policët e burgjeve, jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë për të shkatërruar këtë grup, por kanë bashkëpunuar me ta duke mundësuar futjen e qeli të drogës dhe sendeve të paligjshme dhe transportin e saj nga njëri burg në tjetrin, duke komunikuar lehtësisht. Droga transportohej në trinomin burg i Peqinit-burgu i Drenovës- paraburgimi i Elbasanit dhe të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, ku si rezultat i këtij operacioni i sekuestruan 4 mln lekë brenda në burg.
Po po super aksion pa goditur shefat e medhenj dhe pa zbatuar vertete rregjimin 41 bis. Zbatoni rreptesisht rregjimin 41 bis ashtu si u rrtitni pagen rritni dhe denimin per gardianet e koruptuar deri ne konfiskim pasurie dhe shikoni pastaj sesa droge do gjeni neper burgje. Tv lerjuani ne salle jo ne cdo dhome per te burgosurit VIP. Aty jane per te vuajtur ate qe kane bere jo per pushime.
Përgjigju