Alarmohet gruaja në Vlorë, gjen eshtra në një grumbull dheu pranë shtëpisë së saj! Dyshohet se janë njeriu

5 Maj 2022, 12:26| Përditesimi: 5 Maj 2022, 14:07

  • Share

Në një grumbull dheu në Vlorë, pranë banesës së saj në lagjen Kushtrimi, një grua me iniciale I.J, ka kallëzuar se ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Sipas fqinjes, ajo tha se dheu ishte sjellë aty pas gërmimit në një gropë pallati.

'Aty isha kur i gjetën. I ka marrë në ndonjë gropë pallati dheu. Nuk e dimë me saktësi, por ajo mori dheun se do të mbushte baçen. Ishte kafka e kokës dhe disa eshtra të tjera. Erdhi policia i mori. Besoj se ishte njeri sepse ishin edhe dhëmbët. Kafkë njeriu ishte" - u shpreh një fqinje e cila ishte e pranishme bashkë me gruan që bëri kallëzimin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?