SARANDË - Policia ka raportuar ditën e sotme se një 64- vjeçar është gjetur pa shenja jete në portin e Sarandës, ku ishte i punësuar si roje.
Familjarët e të moshuarit, i identifikuar si Isa Rexhepaj, thonë se kishin humbur kontaktet me 64-vjeçarin prej 4 ditësh. Ata shprehen të revoltuar me institucionet në Sarandë pasi nuk i lejojnë të marrin trupin nga morgu.
Familjarët e 64-vjeçarit të ndjerë akuzojnë për "zvarritje" nëpër dyert e institucioneve, një nga prokuroret e Sarandës.
‘Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi Isa Rexhepaj, 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale’, njoftoi sot policia.
"Këtu jemi të morgu i Sarandës, në spitalin e Sarandës. Urdhëro morgue është mbyllur, nuk na japin asnjë kontakt, që të marrim trupin e dajës. Ka katër ditë që ka vdekur. Vemi në polici, policia thotë folni me mjekun, vemi te mjeku, mjeku thotë e ka prokuroria. Ta shqyejë umë morgun dhe të vinë të më kapin mua, të marr trupin dhe të më arrestojnë mua pastaj",- shprehet një familjar.
"Ka që në ora 7 të mëngjesit. Vijmë te spitali, thonë e ka policia, policia thotë e ka prokuroria, prokuroria fle gjumë. Çështë kjo hata me juve. Vajti 2 ditë, 3 ditë, thonë këta. 4 ditë fare. 4 ditë i vdekur te dhoma. Në morg ka që në 06:30 të mëngjesit. E kishin në frigorifer, u thashë unë: Ç’bëni kështu u qelb tjetri. Nuk duan na bien vërdallë. E ka kjo prokurorja e Sarandës, Albana, Albana Meraj. Çështë ky shtet? U qelb tjetri në morg",- thotë një tjetër familjare.
Policia njofton se vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Komente
