VLORË- Trupi i pa jetë i gjinisë mashkull është gjetur në lagjen 1 Maj në Vlorë ditën e sotme i përket të humburit Martin Seleni të denoncuar para disa ditësh në emisionn "Pa Gjurmë" në Report Tv.
Ai është gjetur rreth orës 17:50 një banesë të braktisur , gjysmë i dekompozuar. 34-vjeçari, banues në Vlorë është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 34-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.
Më 4 maj Seleni shkoi të merrte pagën në punë, por nuk u kthye më në shtëpi dhe familjarët kryen denoncimin në polici e më pas u bënë pjesë në emisionin "Pa Gjurmë".