Kronikë

Vlorë/ Vritet roja në hyrje të banesës, partnerja dëgjon të shtënat! Autori i maskuar e qëllon me 2 plumba në kokë e 2 në trup (EMRI+VIDEO)

27 Prill, 07:41| Përditesimi: 27 Prill, 22:32

  • Share

VLORË-58-vjeçari Renato Hoxhaj është ekzekutuar me 4 plumba mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. 

Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi Renato Hoxhaj, 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili thotë se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe kur ka dalë e ka parë të vrarë. Sipas gazetarit, Hoxhaj nuk ishte një emër i njohur për policinë, megjithatë po hetohet nëse  mund të ketë pasur probleme në të kaluarën. 

Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. 58-vjeçari ishte i divorcuar prej vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve të rritur. Nga banorët njihej si njeri i mirë dhe pa probleme.

Ora 20:36
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, u qëllua me 2 plumba në kokë dhe dy në trup, autori i maskuar me shall dhe kapele

1745779157_vv.JPG

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt në Vlorë.

Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka hyrë nga një shteg i ngushtë që nuk përdoret shpesh nga këmbësorët. Ai ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. 

Ora 09:49
U ekzekutua me tre plumba, kjo është banesa ku u gjet i vrarë Renato Hoxhaj në Vlorë (VIDEO)

 

Kjo është banesa ku u gjet i vrarë 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili qëllua me tre plumba. 

Mësohet se ai është goditur te shkallët në hyrje të banesës së tij. Ka qenë bashkëjetuesja e tij, e cila ka dëgjuar të shtënat, ndërsa më pas e ka gjetur të vrarë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ora 09:03
Detaje nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, u qëllua në hyrje të banesës! Bashkëjetuesja dëgjoi të shtënat, e gjeti të vrarë dhe lajmëroi policinë 

 

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt në Vlorë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi. Ai është goditur nga afër tre herë me armë zjarri tek shkallët në hyrje të banesës së tij.

Dy plumba i ka marrë në kokë ndërsa një në trup. E ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila e ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë.

Dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Ora 08:58
'E vranë, o Zot i madh...', shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit që u ekzekutua me 3 plumba në Vlorë

Ky është momenti prekës, ku bashkëjetuesja e Renato Hoxhajt shpërthen në lot në vendin ku u gjet i pajetë. 

"E vranë mo e vranë...o Zot, o Zot i madh", dëgjohet të thotë ajo në video. 

58-vjeçari Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri”. Mësohet se ai ka marrë tre plumba, dy në kokë dhe një në trup. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. 

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?