Skafi i sekuestruar

Kronikë

Gjendet një skaf 11m i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që e kishte fshehur në një magazinë, dyshohej se do përdorej për trafik

14 Tetor 2021, 14:12| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 14:49

  • Share

Një skaf 11 metra i gjatë, pa motorë, është gjetur në Vlorë në një magazinë në Pyllin e Sodës. Policia ka arrestuar pronarin e skafit Arjan Meçe, 52-vjeç, pasi e kishte fshehur në magazinë dhe i dorëzoi policisë një faturë fiktive shitjeje.

‘Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.   Gjithashtu, shtetasi A. M. ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.   

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 52 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?