Gjendet një tjetër adoleshente e humbur, 15-vjeçarja u kap nga policia në Kamëz, familja: Nuk e dimë kush e fshehu këto ditë

20 Janar 2022, 18:32| Përditesimi: 20 Janar 2022, 21:40

  • Share

15-vjeçarja kishte humbur gjurmët nga Tirana më 12 janar të këtij viti, ndërsa u gjet nga blutë e kryeqytetit në zonën e Kamzës mëngjesin e kësaj të enjte. Lajmin e konfirmoi njerka e saj e cila tha për ’Pa Gjurmë’ se në momentin e gjetjes, adoleshentja kishte qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe se ndodhej ende në komisariat e shoqëruar edhe nga familjarët e saj.

’Konfirmoj se vajza është gjetur. Në orët e para të mëngjesit na njoftoi policia se është gjetur në zonën e Kamzës. Ju falenderoj shumë, që e bëtë publike rastin e vajzës, pasi kjo gjë nihmoi shumë që ajo të bëhej më në fund e gjallë. Kishte që më datë 12 janar e larguar dhe nuk dinim asgjë se çfarë kishte ndodhur me të. Ajo ndodhet ende në polici dhe ne nuk dijmë asgjë më shumë, kush e ka fshehur këto ditë. Kur u gjet shfaqte një gjendje të rënduar psikologjike’.

Kjo ishte adoleshentja e katërt e larguar nga shtëpia janarin e këtij viti, në një hark kohor prej dy javësh, pas largimit të dy vajzave nga Prrenjasi më datë 6 janar. 14 dhe 17-vjeçaret, fal publikimit të fotove dhe thirrjes për ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’ u gjetën në qytetin e Pogradecit. Sikundër përfundoi me sukses dhe misioni i gjetjes së 16-vjeçares nga Vlora. Ajo kishte humbur më 14 janar, por u gjet tri orë pas publikimit në program pasditen e 18 janarit, në një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë po në Vlorë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pupu pu cna gjeti: 20/01/2022 20:35

    Ore cfare behet c eshte ky brez qe po rritet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?