VLORË - Një trup i pajetë është gjetur në vendin e njohur si kanali i motorit në Zvërnec. Personi ende i paidentifikuar, rreth moshës 70 vjeç është dërguar në morg.
Ai u gjet në brendësi të kanalit të ujërave të zeza i cili derdhet në det. Sipas forcave blu, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.
Komento