Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe i kërkon KFOR-it “të mbrojë serbët në Kosovë! Gjenerali: Gati të përmbushim detyrimet nëse marrim urdhër nga Vuçiç

23 Qershor 2023, 17:03| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 17:13

  • Share

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, tha sot (23 qershor) se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.Sipas tij, është e qartë se sot komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimet e tij.

“Ne kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, tha Mojsilloviç në një deklaratë për median.

Gjithashtu shtoi se ushtria serbe do të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara nëse merr urdhër nga komandanti i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të kryejë plotësisht të gjitha detyrat.

 “Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, vijoi më tej Mojsilloviç. 

Sot Policia e Kosovës arrestoi një serb në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Nenad Orlloviç, dyshohet se ka marrë pjesë në grupin që ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj. Nga përleshjet mes serbëve dhe KFOR-it, u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maji, kur policia asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të hynin në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimeve nga serbët lokalë.


Lajmi kryesor:

Sulmi ndaj KFOR në veri të Kosovës, në pranga një serb! Borrell: I alarmuar nga arrestimet e paligjshme dhe marshimi i FSK! Kurti: Sipas ligjit, mos përhap panik


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?