Sulmi ndaj KFOR në veri të Kosovës, në pranga një serb! Borrell: I alarmuar nga arrestimet e paligjshme dhe marshimi i FSK! Kurti: Sipas ligjit, mos përhap panik

23 Qershor 2023, 11:15| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 22:58

  • Share

KOSOVË- Një tjetër serb i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it, në protestën e 29 majit në Zveçan, ka rënë në pranga e Policisë së Kosovës. Sipas policisë i arrestuari është N.O., me vendbanim në Mitrovicën e Veriut, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, ditën e sotme Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë marshuar në Mitrovicën e Jugut, një stërvitje rutinë e regjimentit të III I planifikuar çdo vit. Kjo stërvitje duket sikur nxiti edhe reagimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, i cili i kërkoi KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë. Ai paralajmëroi duke thënë se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse marrin rdhër nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Nisur nga kjo situatë, erdhi një reagim nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili në një postim në twitter tha se është ia alarmuar nga arrestimet e paligjshme të serbëve në veri të Kosovës, si edhe nga marshimi i Forcave të Sigurisë në Mitrovicën e Jugut, të cilat më pas sipas tij janë ndjekur edhe nga retorika e rëndë e Serbisë. Pavarësisht takimeve që zhvilluan në Bruksel vetëm një ditë më parë, Borrell tha se situata në veri po bëhet edhe më e rrezikshme dhe se nuk do ta tolerojnë një gjë të tillë.

“Pavarësisht takimit të djeshëm të menaxhimit të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.” – ka shkruar ai.

Përgjigja i erdhi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili i kërkoi që të mos dezinformojë pasi kjo e ndez edhe më shumë tensionin mes dy vendeve. Sa i përket Marshimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Kurti thotë që është një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin ishte njoftuar edhe KFOR. Kurti thotë se stërvitja përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni "Minatori" në Frashër dhe ktheheshin.

“Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t'i përshkallëzojnë ato.  Stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar”, shkruan Kurti.

Tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Ora 21:55
Arrestimi i serbit për sulmet ndaj KFOR, Kurti i përgjigjet Borrell: Sipas ligjit! Marshimi i FSK ishte rutinë, mos përhap panik

1687270855_albinkurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur shefit të diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, për deklaratën që ky i fundit bëri duke thënë se është i alarmuar nga arrestimi i paligjshëm i serbëve në Kosovë dhe stërvitja e FSK. Kurti thotë se arrestimi sotëm i serbit është bërë pasi ka pasur prova se ka qenë një ndër sulmuesit e forcave të KFOR më 29 maj. Ai hedh poshtë deklaratën e Borrell i cili i konsideroi arrestimet të paligjshëm, duke thënë se është bërë sipas ligjit të shtetit demokratik të Kosovës.

Ndërkohë, sa i përket Marshimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Kurti thotë që është një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin ishte njoftuar edhe KFOR. Në fund, edhe përse nuk e ka përmendur Borrell, Kurti kujdeset t’i thotë që dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm dhe se ndez tensionet.

“Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t'i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve.

Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR në Zveçan më 29 maj.

Stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni "Minatori" në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, shkruan Kurti.

Ora 20:54
Tensionet në veri, një nga serbët e arrestuar për sulmin ndaj KFOR do hetohet në gjendje të lirë

Radosh Petroviç, i cili u arrestua më 29 maj në Zveçan, në veri të Kosovës, gjatë përplasjes ndërmjet serbëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it, është liruar dhe do të hetohet në gjendje të lirë. Këtë e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) familjarët e tij, duke thënë se është paguar garancia.

Petroviç akuzohet nga Prokuroria e Kosovës se ka kryer veprat penale “bashkim për veprime kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit mbi rendin kushtetues të Kosovës, rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe për “sulm ndaj zyrtarëve”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka konfirmuar se Radosh Petroviç është liruar nga paraburgimi.

“Drejtësia fitoi, Radosh Petroviç është lënë në liri! Pse u paraburgos 26 ditë kur të gjithë e dinë se ai nuk ishte fajtor dhe për këtë ka prova?”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në Twitter.

Ai shtoi se të gjithë serbët e arrestuar “duhet të lirohen”.

Ora 19:21
Forcat e Sigurisë së Kosovës marshim në Mitrovicën e Jugut

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë sot teksa kanë lëvizur në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës. Përmes një njoftimi për media nga vetë FSK, sot përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë zhvilluar marshimet kondicionalë taktike dhe për këtë thonë se ka qenë i njoftuar edhe komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij që janë të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj.

FSK ka sqaruar se në kuadër të planit tre mujor të trajnimeve për muajin qershor, sot kanë realizuar marshimin 12 kilometra në zonën e përgjegjësisë në rajonin e Mitrovicës.

Ky marsh ka nisur nga ora 09:00 në mëngjes nga kazerma Minatori në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh dhe kanë marrë pjesë 215 ushtarë të FSK-së.

“Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 0900L nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh. R3K në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtar. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K”, thuhet në njoftim.

Ora 19:11
Tensionet në veri, Borrell: I alarmuar nga arrestimet e paligjshme të serbëve dhe stërvitja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut

1687528164_borrell.jpg

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell është shprehur shumë i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovë, pasi edhe ditën e sotme policia e Kosovës arrestoi një prej serbëve të përfshirë në sulmin ndaj KFOR më 29 maj. Në një reagim në twitter Borrell shkruan përshkallëzimi në veri po vijon dhe do bëhet edhe më i rrezikshëm. Ai thekson se një situatë të tillë nuk do ta tolerojnë.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të menaxhimit të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.” – ka shkruar ai.

Ora 17:03
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe i kërkon KFOR-it “të mbrojë serbët në Kosovë! Gjenerali: Gati të përmbushim detyrimet nëse marrim urdhër nga Vuçiç

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, tha sot (23 qershor) se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.Sipas tij, është e qartë se sot komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimet e tij.

“Ne kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, tha Mojsilloviç në një deklaratë për median.

Gjithashtu shtoi se ushtria serbe do të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara nëse merr urdhër nga komandanti i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të kryejë plotësisht të gjitha detyrat.

 “Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, vijoi më tej Mojsilloviç. 

Sot Policia e Kosovës arrestoi një serb në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Nenad Orlloviç, dyshohet se ka marrë pjesë në grupin që ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj. Nga përleshjet mes serbëve dhe KFOR-it, u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maji, kur policia asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të hynin në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Ora 15:53
Sveçla: Republika nuk trembet, secili që bën krim do të japë llogari

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dënuar dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë, që u rrahën mbrëmë nga një grup[ personash. Për këtë ai tha se organet kompetente janë angazhuar për të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës.

 “Mbrëmë, 15 deri në 20 persona kanë rrahur dy të rinj shqiptarë. Ky akt, si çdo tjetër është i papranueshëm dhe organet tona janë të angazhuara që sulmuesit të sillen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje Sveçla u shpreh se qytetarët shqip[tarë janë dëbuar nga territori i tyre pr shkak të terrorit që bandat kriminale në veri të vendit ndër vite kanë ushtruar mbi qytetarët e Kosovës, përmes akteve të tyre të ndryshme kriminale.

“Qytetarët tanë, veçanërisht ata shqiptarë, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, ata që kanë qëndruar janë rrahur e terrorizuar në vazhdimësi nga këto grupe kriminale. Shumë prej tyre janë larguar nga aty pikërisht për shkak të këtij terrori të ushtruar sistematikisht nga struktura kriminale me urdhër nga Beogradi. Akte të njëjta kanë ndodhur edhe ndaj qytetarëve të etnisë serbe të cilët kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me institucionet tona”, shkroi ai .

Ndërsa nuk harroi të përmendte, arrestimin e sotëm nga Policia e Kosovës të Nenad Orlovic, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it në ditën e 29 majit në Zveçan ku mbeten të plagosur shumë ushtarë.

“Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar. Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë”.

"Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë", ka shkruar Sveçla.

Ora 13:16
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti rithekson pikat e tij të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ritheksuar pikat e marrëveshjes së dialogut Kosovë-Serbi, të cilat lidhen me policët e rrëmbyer nga njësitet speciale serbe brenda territorit të Kosovës, për uljen e tensioneve, zgjedhjet e reja, si dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

Përmes një postimi në twitter kryeministri Kurti tregoi mbi ecurinë e takimit në Bruksel, me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë të BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin special të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai ritheksoi edhe njëherë pikat e shtruara në takimin me Borrellin e Lajçakun që lidhen me policët e rrëmbyer nga njësitet speciale serbe në territorin e Kosovës, për uljen e tensioneve, zgjedhjet e reja, si dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

“U takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, por me presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë provapër rrëmbimin e tre policëve tanë, të mbajtur për më shumë se një javë, si dhe diskutova de-eskalimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Ndryshe në takimin e së enjtes në Bruksel, sikundër bëhet e ditur edhe nga zyra e Kreyministrit, takimi nuk ka qenë trepalësh, ngase ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka refuzuar takimin.

Met w/ HR/VP @JosepBorrellF & EUSR @MiroslavLajcak, but w/o Serbia's president, who refused to take part. I gave evidence on the abduction of our 3 policemen—held for over a week now—and discussed de-escalation, new elections, and full implementation of the Basic Agreement. pic.twitter.com/VefLMPXiLD

— Albin Kurti (@albinkurti) June 23, 2023

 

Ora 08:37
Dy shpërthime në veri të Kosovës, nuk ka të lënduar

Mbrëmë pas mesnatës kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Mitrovicës, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar. Mediat e Kosovës raportojnë se një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan.

“Mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”,- thonë raportuesit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 24/06/2023 09:06

    Turpi i ngelet BE qe lejon nje si Borrel te udheheq bisedimet KS SRB ,duket hapur fare qe eshte i anshem dhe mban anen e serbise ska se si vjen nga nje vend qe nuk e njeh Kosoven Spanja ka prbl e veta me Catalonjen ky pis duhet zevendesuar urgjent nqs BE kerkon vertet ecje perpara te bisedimeve.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 24/06/2023 08:12

    Arretime te paligjshme i quan borreli arrestimet.e krimineleve qe e gjithe bota i pa duke sulmuar JO vetem policine e kosoves por edhe ushtaret e KFOR-it, kurse kidnapimet e policeve te kosoves nga serbia as qe i permend,as llajqaku i kurrcit e mender presednike osmankes te cilet te dy deklaronin se mezi po presim te bashkepunojme me llajqakun pra vetem se presidenti Thaqi nuk e donte llajqakun si ndermjetes, dhe quditrisht si llajqaku ashtu edhe borreli vijne nga shtetee qe nuk e kan njohur kosoven dhe per me teper ata hapur e shprehin urrejtjen ndaj kosoves tash sikur ishin pak ketabte dy ja shtuan edhe bakojanisen e greqise, dhe keshtu vetem serbia dhe veqmas klani i mender presednike osmankes nuk flasin sepse jan mir te perfaqsuar kurse kurrci siq duket e ka kuptuar por eshte teper vone, do detyrohet nga ortakja e shkaut te pranoj çdo gje qe kjo treshe i kerkon ne te kunderten osmanka merr bajrakun.

    Përgjigju
  • Iris: 24/06/2023 04:49

    Na qenka alarmuar z.Borrell per nje shetitje ushtaresh brenda territorit te republikes se tyre dhe per arrestimet qe u paskan bere serbeve qe sulmuan KFOR-in!! Z.Borelli,ata ushtare ishin brenda republikes se tyre dhe per te levizur perbrenda , qe eshte si te shkosh nga dhoma ne guzhine ne shtepine e tyre,ju i kini detyruar te marrin leje te KFOR-i e prape jeni te indinjuar?! Ata serbe qe sulmuan ushtaret e KFOR-it nuk ndryshojne nga falangat qe sulmuan ne daten 6 Janar Kongresin ne U.S dhe policine e forcat e rendit qe e ruanin,i vetmi ndryshim-nacionalizmi,e megjithate te dy palet sulmuan e plagosen e demtuan,te dyja palet po arrestohen per keto e shkelje te tjera e do te dalin para ligjit.Tani pse serbet ne rastin tone na duhen trajtuar /me dorashka/se na u merzitkan Vucicet,Borrellet e Ramushet e Lista Serbe??!!

    Përgjigju
  • Pjeter: 24/06/2023 01:57

    Po te shofesh reagimet e nderkombetareve menje here pas sulmeve kunder ushtareve Hungarese e Italiane nga banditet Serbe, te gjitha ishin unanim ku denonin sulmin, dhe autoret para ligjit!! Tani Kosova zbaton ligjet, po i ve para ligjit banditet e keta ça thone??? E ke gabim, jane arrestime te paligjeshme!! rrofte koerenza e Borrellit atehere!!! Borrell qellimidht zgjedh kete shprehje , duke krahasuar rrembimin e tre antareve te forcave policore te Kosoves, fiks ne territorin e saj,ne thjesht arrestime sikur po ben policia e Kosoves, dhe ne te njejten kohe, fiks legjitimon nderhyrje te forcave Serbe ne veri, e keto jane lajthitje?veshtire ta besosh!asnje reagim zyrtar kunder deklarates se ushtarakut te larte serb per nderhyrje ushtarake!! Ajde merre seriozisht Spanjollin tani!! Me shume se me politiken e jashtme Te UE-se duket se nuk eshte zgidhur ala tash e sa vjet nga ajo Spanjolle, sepse po te ishte vetem perfaqesuesi i larte i politikes se jashme UE,ku shumica absolute e antareve te saj njohin Kosoven si shtet me keto kufij qe ka sot, por perfaqeson denjesisht ara ne te kunde, si Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia, e Qipro!! Po pergatitin terrenin per nje nderhyrje serbe ne Veri? dhe qe dota legjitimonin me pas si fakt te kryer?? Kjo eshte demostrimi se si personalitete te larta mund te jene ne gjendje ta humbasin fytyren e tyre me nje lehtesi alarmante!!Te krijojne besim qe BE- eshte hipokrite kundrejt shqiptareve. Me sa duket BE te jep ate ndjesine qe historia perseritet.Sa kollaj e sakrifikuan Cekosllovakine?? gjoja per hir te paqes, por realisht vetem per te pranukar ate qe kerkonte Hitler duke qene thjesht jo ne gjedje ti mbaheshin aleances me nje shtet te vogel si Cekosllovakia , dhe dihet rezultati se si artit paqja!!

    Përgjigju
  • Toni: 24/06/2023 01:41

    Po pra ti je gati Po Vuçiçi e ka bythen me vete e din se qfare e gjen me ba ate gabim .

    Përgjigju
  • Lala: 23/06/2023 20:16

    Ketu ka faj kfori e TI mbylli gojen Si serbeve Si ketij borellit vendi I te cilit se njeh kosoven.kfori duhet te thote se kush sulmoi ushtaret e kforit e kush I plagosi duhet te pergjigjet Para ligjit qofte kybserb App shqiptar.po.si gjithmon Serbia ja perkedhelin koken.e faji esht edge I yni QE NUK I cojm ne gjykaten e hages per krime lüfte e te kerkijm reparacuone e demshperblime per cka Seeber Kan bere ne kosove

    Përgjigju
  • Pajaziti: 23/06/2023 19:59

    ky Bol-eri është i preferuari i Albin ????-it. Kurci ???? është argat i agjendes Serbe. Ata që edhe sot kokorisin në maje të plehit , neser mos e trazojn jazbakun në fole?!?!

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/06/2023 20:59

      O kokë tredhur Kush të paguan që ha sa shumë

  • Une: 23/06/2023 17:59

    Keto serbet duhet ti shporresh andej nga erdhen. Te shporren ne karpatet e Rusise, vetem konflikte dhe luftra kane bere shkaktuar qe kur erdhe ne shekullin e 7. Rrace e poshter

    Përgjigju
  • Valteri: 23/06/2023 16:18

    Keto paqavura kriminale serbe ne veri te Kosoves,jane mesue me Thaqin,Ramushin dhe Mustafen dhe legenat e tyre te mos vlejne ligjet e Kosoves dhe te benin qa ju do qefi ne veri,madje Ramushi si kryeminister e marte ne zyre kapon e krimit serbe ne veri dhe personin none grata nga amerikanet Rdojqiqin si vellaun e tia..bravisimo per Kurtin i cilli po e rikthen veriun nga Kosova dhe jo ndarja siq vepronte Rama dhe Thaqi me mikun e tyre Vuqiq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?