Makina me targa serbe ku u gjetën eksplozivi dhe armët ushtarake

Armët dhe eksplozivi në Zveçan, Sveçla: Erdhi nga Serbia, kishte simbole ruse! Akuzon Vuçiç: Po përpiqet të destabilizojë Kosovën

23 Qershor 2023, 21:02| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 14:52

  • Share

KOSOVË - Nga Mitrovica e Jugut, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha treguan arsenalin e armëve dhe eksplozivëve të sekuestruar të premten në Zvecan.

Ata thanë se makina ku u gjetën armët e eksplozivët është pronë e ndërmarrjeve shtetërore serbe dhe amartimi prodhim serb, një pjesë e tij i përket viteve të fundit.

"Sasia e armatimeve, ka shenja të simbolebve Beogradit të Veriut, ka shenja dalluese të njësiteve ruse. Edhe automjeti vjen nga Serbia. Makina ishte pronë e ndërmarrjes publike serbe “hekurudhat e Serbisë”. Kjo e bën të qartë se kush qëndron pas. Vijnë drejtpërdrejt nga ushtria e Serbisë"

Mbi këto fakte, Ministri i Brendshëm i Kosovës akuzoi drejtpërdrejtë presidentin e Serbisë.

Për dy organizata që kanë vepruar prej vitesh në veri të Kosovës, Zvecla kërkoi të shpallen terroriste.

"Kërkoj që organizatat "Mbrojtja Civile" dhe "Severna Brigada" të shpallen organizata terroriste dhe luftë më efikase ndaj tyre" tha Svelça.
 

Ai bëri thirrje që Beogradi të tërhiqet nga akte kriminale e tashmë edhe terroriste si dhe ndërkombëtarëve që të reagojnë ashpër ndaj kësaj situate. Një reagim të drejtpërdrejtë ministri Svecla pati edhe për shefin për politikë të jashtme të Bashkimit Evropain, Jopseph Borrell, i cili i cilësoi joligjore arrestimet e disa shtetasve serbë në veri të Kosovës.

"Ishte Borrell që kërkoi me ngulm që të arrestohen përgjegjësit për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR. Ne po arrestojmë ata që me dëshmi janë sulmuesit e mediave dhe pjesëtarëve të KFOR. Nuk do të ndalemi me kaq. Nuk po shkelim ligjet apo parimet demokratike."

Zyrtarët e lartë të institucioneve të sigurisë së Kosovës bënë të ditur se familjarët e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe kanë patur mundësi ti takojnë ata në burgun e Kralevës dhe bëjnë thirrje për lirimin e tyre sa më shpejt.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 25/06/2023 00:01

    Naivë!! Kujtoni se serbët do të përdorin llastiqe?!

    Përgjigju
  • Mario: 24/06/2023 17:26

    me siguri jane te wagnerit armatimet ne kurtistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?