Gjeneral Major Abbas Ibrahim, i cili u nderua nga Rama me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, vlerësoi gjatë fjalës së tij përpjekjet që qeveria po bën për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e rrezikshme në Siri. Gjenerali Abbas tha se Libani do të vijojë të mbështes Shqipërinë në këtë proces pavarësisht vështirësive dhe rrezikut që paraqitet ën terren
"E drejta e lirisë është themelore që për çdo qenie njerëzore. Shqipëria si shoqëri ka pasuar një çmim të lartë gjatë 3 viteve ku gra dhe fëmijë u morën dhe fati i tyre ishte i panjohur, që prej fillimit kjo luftë ka qenë përparësi e kryeministrit, ku kërkonte kujdes dhe përpjekje të pandalshme për riatdhesimin e familjeve në kampet që drejtohen nga forcat kurde. Misionet nuk anë qenë të lehta, shteti mori përsipër përgjegjësitë karshi qytetarëve të vetë dhe marrja e lirisë mbrapsht nuk përshkruhet si ndjesia. Libani vijon të zgjasë dorën nda miqve të tij dhe komunitetit ndërkombëtar, ju siguroj se ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar për lirimin e çdo personi të mbajtur peng pavarësisht vështirësive dhe rrezikut të stafit tonë që përballet ne terren", tha gjenerali.
Lajmi kryesor:
Nderohet me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, Gjenerali libanez Abbas Ibrahim: Do ju mbështes pavarësisht rrezikut! Rama: Pikë referimi për të nxjerrë shqiptarët nga kampet e ferrit në Siri
//ReportTv.al