Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Bota

Gjeneva mund të pres takimin Putin-Zelensky, Zvicra për urdhër-arrestin ndërkombëtar për presidentin rus: Do t'i lejohet të vij

19 Gusht, 15:21| Përditesimi: 19 Gusht, 15:57

  • Share

1755610221_aa.JPG

Zelensky dhe Putin

Zvicra ka deklaruar se është e gatshme të presë një takim mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt. Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, mirëpriti propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron që takimi të zhvillohet në Gjenevë, duke theksuar se Zvicra është mirënjohëse për besimin e dhënë.

Megjithatë, mbi një takim të tillë ngrihen edhe çështje ligjore. Zvicra ka ratifikuar Traktatin e Romës që themelon Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), dhe meqë Putini është tashmë i akuzuar nga ICC për krime lufte, autoritetet zvicerane do të ishin të detyruara ta arrestonin nëse ai mbërrin në territorin e tyre.

Por qeveria zvicerane, duke parashikuar mundësinë që Gjeneva të shërbejë si vendtakim, ka angazhuar juristët për të shqyrtuar pasojat. Sot, Cassis deklaroi se ka hapësirë për fleksibilitet, duke i thënë mediave zvicerane: “Mund ta bëjmë këtë pavarësisht urdhërarrestit kundër Putinit, për shkak të rolit tonë të veçantë dhe rolit të Gjenevës si selia europiane e Kombeve të Bashkuara.”


Lajmi kryesor:

Putin propozon Moskën për takimin, Zelensky refuzon! Trump: Jo hyrjes në NATO, garanci sigurie nga ajri për Ukrainën


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?