foto ilustruese

Bota

Gjenevë, nis takimi i Ministrave të Jashtëm evropian me Iranin/ Diskutohet 'Negocimi global'

20 Qershor, 16:23| Përditesimi: 20 Qershor, 16:46

  • Share

Kanë nisur në Gjenevë, bisedimet mbi programin bërthamor iranian midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe homologëve të tij nga Franca, Britania dhe Gjermania dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. Evropianët duan të shfrytëzojnë rastin për të rinisur diskutimet mbi programin bërthamor iranian dhe t'i japin një shans diplomacisë në ditën e tetë të luftës midis Izraelit dhe Iranit. "Ne u sulmuam në mes të një procesi diplomatik. Ne duhej të takoheshim me amerikanët më 15 qershor për të hartuar një marrëveshje shumë premtuese", tha Araghchi, duke e quajtur atë një "tradhti" të procesit diplomatik me Shtetet e Bashkuara. Gjatë bisedimeve, ministrat europianë, pritet t'i propozojnë homologut të tyre iranian, Araghchi, një "negociim global", siç paralajmëroi këtë mëngjes presidenti francez Emmanuel Macron. Irani është gati të negociojë "kufizime" në programet e tij për pasurimin e uraniumit "për përdorim civil", por "hedh poshtë kategorikisht" çdo propozim për pasurim zero, veçanërisht nën dritën e sulmit të Izraelit. Kjo u raportua nga Reuters, që citon një burim diplomatik në Teheran, i cili ka deklaruar se nuk do të ketë negociata me SHBA për sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite


Lajmi kryesor:

Lufta/ Grossi: Një sulm ndaj impianteve në Iran mund të shkaktojë një katastrofë bërthamore! Përfundon samiti mbi programin bërthamor iranian


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?