Bota

Lufta/ Grossi: Një sulm ndaj impianteve në Iran mund të shkaktojë një katastrofë bërthamore! Përfundon samiti mbi programin bërthamor iranian

20 Qershor, 07:06| Përditesimi: 20 Qershor, 22:28

  • Share

Tjetër natë me shkëmbime sulmesh mes Izraelit dhe Iranit. Më shumë se 60 avionë luftarakë izraelitë u përfshinë në goditje, duke hedhur 120 municione.

Ndërkohë, në Gjenevë kanë përfunduar bisedimet mbi programin bërthamor iranian midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe homologëve të tij nga Franca, Britania dhe Gjermania dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. 

Teherani është i gatshëm të diskutojë për vendosjen e disa kufizimeve mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit, por përjashton mundësinë e një “pasurimi zero”. Kështu ka deklaruar për agjencinë Reuters një funksionar i lartë i Republikës Islamike, duke theksuar se opsioni i “pasurimit zero” do të refuzohej “pa asnjë dyshim, veçanërisht tani, kur Irani është nën sulmet e Izraelit”.

Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), Rafael Grossi, gjatë një fjalimi në OKB, tha se “pasojat e një sulmi ndaj Bushehrit”, në Iran, “do të ishin jashtëzakonisht të rënda. Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj impiantit do të shkaktonte një çlirim të madh të materialeve radioaktive në mjedis”.

Teksa sulmet vijojnë IDF ka deklaruar se objektivat që ata shënjestruan në Iran përfshinin disa vende prodhimi industrial të raketave në Teheran që dikur ishin "zemra industriale e Ministrisë së Mbrojtjes iraniane; vende ushtarake që prodhonin komponentë raketash; dhe fabrika që prodhojnë lëndë të para të përdorura për shkrirjen e motorëve të raketave".

Nga sulmet u godit gjithashtu edhe selia e projektit bërthamor SPDN. Irani po ashtu lëshoi disa raket drejt izraelit. Një prej tyre shkaktoi 7 të plagosur dhe dëme të shumta në Beer Sheva, në jug të shtetit hebraik, i goditur dhe gjatë sulmeve të një dite më parë. Një granatë u hodh dje në oborrin e rezidencës së ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme të vogla.

Irani po vijon sulmet, ku mediat raportohen shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba. Irani ka lëshuar të paktën 25 raketa. Sot në Gjenevë do të zhvillohet një takim i Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar me Ministrin iranian Araghchi dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. Ka ende kohë për të arritur një zgjidhje diplomatike, sipas britanikut Lammy. Irani ka emëruar një drejtues të ri të inteligjencës për Pasdaran, pas vrasjes së paraardhësit të tij nga Izraeli. 

Presidenti amerikan Trump ka miratuar planet e sulmit, por nuk dëshiron të nxitojë, duke iu druajtur rreziqeve të një misioni të papërfunduar. Udhëheqësi Suprem Khamenei në një mesazh të regjistruar kërcënon me pasoja të pariparueshme në rast të një sulmi amerikan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur i vendosur për aksionin ushtarak ndaj Iranit, duke deklaruar se do ta ndalojnë programin bërthamor të tij me apo pa mbështetjen e SHBA. Ndërkohë presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se do t’i propozojnë Iranit në Gjenevë një ofertë gjithëpërfshirëse për negociatat me Izraelin.

Lajm në përditësim...

Ora 22:19
Trump: E pamundur të kërkosh nga Izraeli të ndalë sulmet, Europa s’është ndihmë për paqen

1750191127_cbsnfusiontrumpheadstosituationroomwarnseveryoneshouldimmediatelyevacuatetehranthumbnail.webp

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, duke u shprehur skeptik për rolin e Evropës në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

“Po flasim me Iranin, por Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën. Është e pamundur të mendosh se evropianët mund të jenë ndihmë për t’i dhënë fund luftës mes Iranit dhe Izraelit”, deklaroi Trump për gazetarët.

Ai shtoi gjithashtu se “është e vështirë t’i kërkosh Izraelit të ndalë sulmet ndaj Iranit”, duke e cilësuar situatën si komplekse dhe të ndikuar nga veprimet e Teheranit.

Në një tjetër koment, Trump tha se “Izraeli po vepron mirë. Irani, më pak – ka një drejtues të paaftë, por ende mund të marrë vendimin e duhur”.

Ora 20:47
Ministri i Jashtëm Iranian: Do ta marrim në konsideratë diplomacinë pasi të ndalet agresioni

1750445268_2024382379e892fb8f4c4478c888.jpg

Irani është i gatshëm të “marrë në konsideratë” një rikthim te diplomacia “pasi të ndalet agresioni izraelit”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian dhe kryenegociatori për çështjen bërthamore, Abbas Araghchi, pas takimit me përfaqësuesit evropianë në Gjenevë.

“Jemi të hapur për të vijuar bisedimet me vendet e E3-shes (Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar), si dhe me Bashkimin Evropian”, u shpreh ai për gazetarët, pas takimeve me krerët diplomatikë të Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe BE-së në qytetin zviceran.

Ora 20:08
Media: Ushtria izraelite qëllon mbi turmën e palestinezëve që po merrnin ndihma, 35 viktima

Sipas mediave të huaja, burime nga spitali i Nuseiratit, në Rripin e Gazës, raportojnë se 35 palestinezë kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj turmës gjatë pritjes për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Ora 19:56
Samiti në Gjenevë, ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e sigurisë së Izraelit është përparësi

1750442307_786916db53d694f8b8f3816dc0044293.jpg

“E shohim me shqetësim të madh programin bërthamor iranian. Për Gjermaninë, është thelbësore që interesat e sigurisë së Izraelit të mbrohen. Kjo do të jetë përparësia jonë në të gjitha diskutimet e ardhshme.” Kështu u shpreh ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në përfundim të samitit të Gjenevës.

“E gjithë rajoni ndodhet në një situatë jashtëzakonisht kritike dhe qëllimi ynë i përbashkët është të shmangim një përshkallëzim të mëtejshëm dhe të ecim përpara në negociata”, theksoi ai, duke nënvizuar se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në këto negociata “është me rëndësi thelbësore”.

Ora 19:50
Samiti për Iranin në Gjenevë, Lammy: Moment i rrezikshëm! Kallas: Përshkallëzimi nuk i shërben askujt

1750441952_image27.jpg

Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, në përfundim të takimit mes përfaqësuesve evropianë dhe shefit të diplomacisë iraniane në Teheran, paralajmëroi se “ky është një moment i rrezikshëm dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme të shmanget një përshkallëzim rajonal i këtij konflikti”. Duke folur së bashku me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Lammy theksoi se gjatë bisedimeve “ne kemi qenë të qartë që Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore – dhe E3-të (Britania, Franca dhe Gjermania) së bashku me Europën e kanë mbajtur këtë qëndrim prej vitesh”.

“Shohim me dëshirë vazhdimin e diskutimeve dhe negociatave me Iranin dhe e nxisim Teheranin të vijojë bisedimet edhe me Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Lammy.

 “Diskutimet që kemi zhvilluar me Iranin tregojnë se përshkallëzimi rajonal nuk i shërben askujt”, u shpreh përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Prandaj duhet të mbajmë të hapur kanalet e dialogut me Kombet e Bashkuara”, shtoi ajo, sipas Sky News.

Ora 19:45
Samiti në Gjenevë, ministri i Jashtëm francez: Irani i gatshëm të vazhdojë dialogun

1750441600_1931482545b62276b4c6e46a6883.jpg

“Ministri iranian ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe mbi të gjitha çështjet e tjera. Ne presim një hapje ndaj dialogut, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të negociuar të konfliktit”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, në përfundim të bisedimeve në Gjenevë midis përfaqësuesve evropianë dhe Iranit.

Ora 19:27
Reuters: Teherani i hapur për kufizime, por jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

1750440520_1024pxShazandCombinedcyclepo.jpg

Teherani është i gatshëm të diskutojë për vendosjen e disa kufizimeve mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit, por përjashton mundësinë e një “pasurimi zero”. Kështu ka deklaruar për agjencinë Reuters një funksionar i lartë i Republikës Islamike, duke theksuar se opsioni i “pasurimit zero” do të refuzohej “pa asnjë dyshim, veçanërisht tani, kur Irani është nën sulmet e Izraelit”.

Në klimën aktuale rajonale, Irani nuk është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe e sheh rolin e fuqive evropiane – në veçanti të vendeve të ashtuquajtura E3 (Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) – si gjithnjë e më të rëndësishëm. “Duhet të dëgjojmë iniciativën e tyre për çështjen bërthamore”, shtoi zyrtari.

Ora 19:19
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Një sulm ndaj impianteve në Iran mund të shkaktojë një katastrofë bërthamore

1750440102_81f3350e2db84d20a0ac765db83e.jpg

Rafael Grossi

“Pasojat e një sulmi ndaj Bushehrit”, në Iran, “do të ishin jashtëzakonisht të rënda. Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj impiantit do të shkaktonte një çlirim të madh të materialeve radioaktive në mjedis”. Kështu u shpreh drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), Rafael Grossi, gjatë një fjalimi në OKB.

“Një sulm i tillë mund të çojë në një katastrofë bërthamore”, paralajmëroi ai.

Grossi theksoi se “nuk duhet të ndodhin kurrë sulme ndaj impianteve bërthamore”, duke bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”. Ai shtoi gjithashtu se, pas bombardimeve izraelite në Iran, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rrjedhje radioaktive, por theksoi se “rreziku mbetet”.

Ora 18:49
Irani: Trump mund t'i japë fund luftës me një telefonatë

1750083740_IRAN.JPG

“Presidenti Trump mund ta ndalojë lehtësisht luftën vetëm me një telefonatë drejtuar izraelitëve”, tha zëdhënësi i presidentit iranian, Majid Farahani, duke përsëritur qëndrimin e Teheranit për CNN se negociatat janë të pamundura ndërsa Izraeli vazhdon të bombardojë.

“Irani beson në dialogun civil. Direkt apo tërthorazi, nuk ka rëndësi”, shtoi zëdhënësi.

Ora 18:39
Netanyahu: Qëllimi ynë është shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit

1747980837_bemns.JPG

"Qëllimi ynë është të shkatërrojmë programin bërthamor iranian dhe ne kemi kapacitetin për ta bërë këtë", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një vizite në Institutin Weizmann, i cili u godit ditët e fundit në një sulm nga forcat e Teheranit.

"Ne nuk do të lejojmë që regjimi iranian të pajiset me një armë bërthamore", vazhdoi Netanyahu, duke akuzuar Iranin se "po synon civilët", ndërsa "ne e shmangim këtë". Kryeministri më në fund falënderoi Presidentin Amerikan Donald Trump "për mbështetjen e tij në mbrojtjen e Izraelit".

Ora 18:37
Irani arreston dy agjentë të Mossadit

1750314474_iranflag.webp

Irani ka arrestuar dy agjentë të huaj të Mossadit në Karaj, në perëndim të Teheranit, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim .

Ora 16:39
Irani kryen sulme me raketa në Haifa, 17 persona të plagosur

1750167111_aa.JPG

17 persona u plagosën kur një raketë iraniane ra në Haifa, thanë ekipet e shpëtimit izraelitë.

Tre nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët pësuan lëndime të lehta.

Ora 16:23
Gjenevë, nis takimi i Ministrave të Jashtëm evropian me Iranin/ Diskutohet 'Negocimi global'

Kanë nisur në Gjenevë, bisedimet mbi programin bërthamor iranian midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe homologëve të tij nga Franca, Britania dhe Gjermania dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. Evropianët duan të shfrytëzojnë rastin për të rinisur diskutimet mbi programin bërthamor iranian dhe t'i japin një shans diplomacisë në ditën e tetë të luftës midis Izraelit dhe Iranit. "Ne u sulmuam në mes të një procesi diplomatik. Ne duhej të takoheshim me amerikanët më 15 qershor për të hartuar një marrëveshje shumë premtuese", tha Araghchi, duke e quajtur atë një "tradhti" të procesit diplomatik me Shtetet e Bashkuara. Gjatë bisedimeve, ministrat europianë, pritet t'i propozojnë homologut të tyre iranian, Araghchi, një "negociim global", siç paralajmëroi këtë mëngjes presidenti francez Emmanuel Macron. Irani është gati të negociojë "kufizime" në programet e tij për pasurimin e uraniumit "për përdorim civil", por "hedh poshtë kategorikisht" çdo propozim për pasurim zero, veçanërisht nën dritën e sulmit të Izraelit. Kjo u raportua nga Reuters, që citon një burim diplomatik në Teheran, i cili ka deklaruar se nuk do të ketë negociata me SHBA për sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

Ora 15:08
Sulme të reja në Izrael, shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba

1750255611_pdja.JPG

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba, pas nisjes së një tjetër sulmi të Iranit ndaj Izraelit, raportojnë mediat izraelite. Irani ka lëshuar të paktën 25 raketa.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se janë lëshuar raketa nga Irani drejt territorit izraelit. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të futen në dhomat e strehimit.

Ora 14:20
Macron: Do t’i propozojmë Iranit një ofertë gjithëpërfshirëse për negociatat me Izraelin

1749837755_b14fe0f79c45760498d5708534989025.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Parisi, Berlini dhe Londra do t’i paraqesin Iranit sot në Gjenevë një “ofertë gjithëpërfshirëse, diplomatike dhe teknike për negociata”, ku përfshihen aktivitetet bërthamore, raketat balistike dhe financimin e grupeve terroriste në rajon.

Ai gjithashtu i kërkoi Izraelit të ndalojë sulmet ndaj ndaj "infrastrukturës civile" iraniane.

"Asgjë nuk justifikon bombardimet ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile. Mendoj se duhet të jemi në gjendje të rifillojmë punën politike dhe diplomatike. Absolutisht duhet t'i japim përparësi kthimit në negociata", tha Macron.

Ora 12:16
Netanyahu: Do ta ndalojmë programin bërthamor të Iranit edhe pa Trumpin

1750008176_aa.JPG

Kreu i qeverisë izraelite duket i vendosur për aksionin ushtarak kundër Iranit. Madje ndalimi i programit bërthamor të Iranit do të bëhet edhe pa SHBA. Kjo është ajo që tha kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu në një intervistë me transmetuesin izraelit Kan. "Objektivi ynë kryesor është të ndalojmë programin bërthamor, të eliminojmë kërcënimin, ndërsa objektivi i dytë është të ndalojmë aftësinë balistike të Iranit. Nëse Trump dëshiron të marrë pjesë apo jo - thotë Netanyahu - është vendimi i tij, ai do të bëjë atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara. Unë do të bëj atë që është më e mira për Izraelin". Shtëpia e Bardhë, një ditë më parë njoftoi planin e Donald Trump për përfshirjen ose jo suhtarakisht kundër Iranit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha një ditë më herët se se Presidenti do ta marrë këtë vendim në dy javët e ardhshme. Sipas Trump, ka ende hapësirë për negociata me Iranin.  

 

Ora 10:39
Hrana: Të paktën 657 të vrarë në një javë sulmesh izraelite në Iran, 164 prej tyre ushtarakë

1750056625_20250615T132918Z1266854819RC213FA9JDA4RTRMADP3IRANNUCLEAR1024x683.jpg

Numri i viktimave në një javë sulmesh izraelite në Iran ka shkuar në 657. Mbi 2 mijë janë plagosur.

Kjo shifër bëhet me dije nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (Hrana), një organizatë joqeveritare iraniane e pavarur që merret me të drejtat e njeriut, saktësisht një javë pas fillimit të sulmit. 

OJQ-ja, e cituar nga Iran International, një portal i lidhur me opozitën jashtë vendit me seli në Londër, tregon se jo më shumë se 164 nga të vrarët janë ushtarakë ose anëtarë të forcave të sigurisë, me 263 vdekje të konfirmuara civile dhe 230 të tjerë që duhen identifikuar.

Ora 10:10
Ministri i Jashtëm iranian: Asnjë negociatë me SHBA sa kohë Izraeli sulmon

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, thotë se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që sulmet izraelite vazhdojnë. Këtë të premte ai pritet të takohet me tre ministrat e Jashtëm të Britanisë, Gjermanisë dhe Francës.

Ora 08:39
Kërcënon Katz: Hezbollahu duhet të qëndrojë larg luftës

1750401772_israelkatz.webp

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka paralajmëruar udhëheqësin e Hezbollahut, Naim Qassem, të veprojë me kujdes, pasi komenteve se grupi i tij terrorist do të "veprojë siç e sheh të arsyeshme" në përgjigje të luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Iranit.

"Udhëheqësi i Hezbollahut nuk ka mësuar nga paraardhësit e tij dhe po kërcënon të veprojë kundër Izraelit", tha Katz, duke iu referuar ish-kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli në shtator.

"I sugjeroj përfaqësuesit libanez të jetë i kujdesshëm dhe të kuptojë se Izraeli ka humbur durimin me terroristët që e kërcënojnë", shtoi ministri i mbrojtjes, duke paralajmëruar: "Nëse ka terror, nuk do të ketë Hezbollah".

Ora 07:41
Shpërthim në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael, Tel Avivi: Dënojmë fuqimisht sulmin

1750398136_standardcompressed4390751565581b0baf2d4o.jpg

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e enjtes në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael në Herzliya, tha ministria e Jashtme norvegjeze, sipas raportimeve të mediave izraelite.

"Ne kemi qenë në kontakt me ambasadën. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit", tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Mediat lokale raportuan se një granatë u hodh në rezidencë, duke shkaktuar dëme materiale. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar dënoi sulmin ndërsa njoftoi se kishte komunikuar me ambasadorin norvegjez Per Egil Selvaag.

"Më parë fola me ambasadorin norvegjez në Izrael, Per Egil Selvaag, në oborrin e të cilit u hodh një granatë sonte në mbrëmje. E dënoj fuqimisht këtë krim të rëndë dhe të rrezikshëm", tha ministri izraelit.

Ora 07:37
Kremlini: Vrasja e Khameneit dhe ndryshimi i regjimit iranian, i papranueshëm! Do të ‘hapte’ kutinë e Pandorës

1748265259_p04q27ct.jpg

Ndryshimi i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe vrasja e udhëheqësit suprem të vendit do të hapte “kutinë e Pandorës”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për Sky News.

I pyetur se si do të reagonte Rusia nëse Izraeli, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, do të vriste Ajatollah Ali Khamenein, Peskov theksoi: “Shumë negativisht, ne do ta kundërshtonim fuqimisht atë.”

“Kjo do të çojë në një veprim që vjen nga brenda Iranit. Do të çonte në lindjen e atmosferave ekstremiste në Iran dhe ata që flasin për (vrasjen e Khameneit), duhet ta mbajnë mend këtë.”, tha Peskov.

Ai shtoi gjithashtu se “(ndryshimi i regjimit në Iran) është i paimagjinueshëm. Duhet të jetë i papranueshëm, madje edhe të flasësh për këtë duhet të jetë e papranueshme për të gjithë”.

Komentet vijnë ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të vendosë brenda dy javësh nëse Amerika do t’i bashkohet fushatës ushtarake të Izraelit kundër Teheranit.

Ora 07:35
SHBA-të tërheqin dhjetëra avionë luftarakë nga baza në Katar

1750397772_10000avionetamerikane.jpg

Dhjetëra avionë ushtarakë amerikane janë tërhequr nga pista e njërës prej bazave më të mëdha amerikane në Lindjen e Mesme, e cila do të mbronte pajisjet nga sulmet e mundshme nga Teherani.

Kjo lëvizje në një kohë kur Uashingtoni po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Midis 5 dhe 19 qershorit 2025, baza amerikane e Al Udeid, në Katar, u zbraz pothuajse tërësisht nga avionët e dukshëm, sipas imazheve satelitore nga Planet Labs PBC.

Xh.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 20/06/2025 16:19

    Izraelianet duhet te largohen nga linda e mesme sepse aty kerkush nuk I deshiron e jane ne rrezik dhe shkaktojn gjithmone luftra. Te shkojn ne Amerike ose te kthehen ne Poloni e Gjermani ne getot e tyre

    Përgjigju
  • Mergimtari: 20/06/2025 14:44

    Kush mendon se me shkaterimin e Iranit bota do te ishte me paqesore gabon.Shume iraniane ndoshta nuk e duan regjimin e jatollaheve por shkaterimi i vendit do tu qendronte me veshtire.Hajer qofte fundi,per ata qe po nderhyne por jo per popujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?